Lajme nga vendi
Limani: Me reformimin e ndihmës monetare mund të reduktohet në mënyrë drastike varfëria e fëmijëve dhe përmirësimi i situatës në tregun e punës
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve dhe UNICEF-i mbajtën sot një diskutim të nivelit të lartë me titull “Investimi në fëmijë – avancimi i kapitalit njerëzor, punësimi i grave dhe rritja gjithëpërfshirëse”, paraqitja e provave të reja që tregojnë se me reformimin ndihmës monetare për familjet me fëmijë, varfëria e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut mund të zvogëlohet deri në 6 pikë përqindjeje.
Në këtë aktivitet morën pjesë zyrtarë të lartë qeveritarë, parlamentarë, përfaqësues të komunitetit akademik, sektorit të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë për të shqyrtuar opsionet e politikave që jo vetëm do të adresonin varfërinë, por edhe do të pëforcojnë qëndrueshmërinë demografike, do të mbështesnin punësimin e grave dhe do të avancojë rritjen ekonomike afatgjatë.
Pavarësisht reformave në mbrojtjen sociale, pothuajse një e treta e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut – rreth 120,000 fëmijë – mbeten në rrezik varfërie, një normë që është dukshëm më e lartë se mesatarja kombëtare. Rreziku i varfërisë është veçanërisht i lartë tek fëmijët që rriten në familje të mëdha, në familje me një prind të vetëm dhe në komunitetet rome, pothuajse një në dy fëmijë që jetojnë nën kufirin e varfërisë.
“Sot jemi në fazën ku nevojitet hapi tjetër, më i guximshëm. Pika kyçe është e qartë: Nevojitet një brez i ri reformash në përfitimet për fëmijë me mbulim më të mirë, mbështetje më të përshtatshme, përqendrim te fëmija dhe lidhje më të mirë të mbrojtjes sociale me tregun e punës”. Një nga modelet që po shqyrtohet është futja e një përfitimi universal për çdo fëmijë, me efekte të provuara në uljen e varfërisë dhe përmirësimin e gjendjes në tregun e punës. Paralelisht, po shqyrtohet edhe zgjerimi i fushëveprimit dhe sasia e përfitimeve ekzistuese për fëmijë. Qëllimi ynë është i qartë: të krijojmë një sistem më gjithëpërfshirës, më efikas të përfitimeve për fëmijë, të orientuar drejt interesave më të mira të fëmijës, i cili në të njëjtën kohë do të krijojë një nxitje, jo një pengesë, për punësimin formal”, tha Fatmir Limani, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Pjesëmarrësit theksuan se varfëria e fëmijëve nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat e kufizuara; ajo ndikon gjithashtu në ushqyerjen, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve. Sfida të tilla mund të çojnë në arritje më të ulëta arsimore dhe perspektiva më të dobëta ekonomike më vonë në jetë, duke krijuar një cikël ndërgjeneracional varfërie. Shkalla e lartë e varfërisë gjithashtu mund të dobësojë qëndrueshmërinë demografike, pasi familjet mund të vonojnë ose shmangin lindjen e fëmijëve, gratë mund të shtyhen jashtë tregut të punës dhe të rinjtë mund të migrojnë diku tjetër për mundësi më të mira.
“Rezistencë demografike do të thotë krijimi i kushteve në të cilat familjet kanë mundësinë të rrisin fëmijë me siguri, dinjitet dhe besim në të ardhmen. Përfitimet e besueshme dhe të parashikueshme për fëmijë janë një pjesë kyçe e zgjidhjes, duke i ndihmuar familjet të përballen me presionet ekonomike, të parandalojnë varfërinë dhe të mbrojnë investimet në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve – themeli i fuqisë punëtore të ardhshme të vendit dhe kapitalit njerëzor afatgjatë”, tha Lesli Miler, përfaqësuese e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut.
Analiza e paraqitur ofron dy mundësi reformash të bazuara në prova: (1) Përfitim universal për fëmijë, i cili do të siguronte mbështetje financiare bazë për të gjithë fëmijët, me përfitime shtesë për ata që jetojnë në varfëri, në familje më të mëdha ose fëmijët që janë në arsim; dhe (2) Qasje e përforcuar e testimit të mjeteve, e cila do të rriste përfitimet, do të zgjeronte të drejtën për përfitim dhe do të hiqte kufizimet në numrin maksimal të fëmijëve të mbështetur në amvisëri. Të dyja opsionet tregojnë potencialin për të ulur varfërinë e fëmijëve deri në 6 pikë përqindjeje, në kuadër të implikimeve të arsyeshme fiskale.
Diskutimet në panel shqyrtuan se si një dizajn më i mirë i përfitimeve për fëmijë mund të sigurojë një fillim të drejtë për çdo fëmijë, duke mbështetur njëkohësisht aktivizimin e grave në tregun e punës. Folësit theksuan se mbështetja e parashikueshme dhe e qëndrueshme e të ardhurave është veçanërisht e rëndësishme në fëmijërinë e hershme dhe në tranzicionet kryesore të jetës, dhe se mbrojtja sociale duhet të mbështesë, jo të penalizojë, hyrjen në punësim formal.
Fjala përmbyllëse në fund të ngjarjes u mbajt nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë, Fatmir Sabriu.
“Për Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, diskutimi i sotëm është jashtëzakonisht i vlefshëm. Na jep një pamje të qartë të sfidave kryesore, por edhe të mundësive që qëndrojnë para nesh. Në periudhën në vijim, do të vazhdojmë me një analizë të kujdesshme të opsioneve të propozuara, me qëllim identifikimin e zgjidhjeve që janë:
Efektet reale në uljen e varfërisë,
- të drejta në lidhje me kategoritë e ndryshme të familjeve,
- dhe sigurisht, qëndrueshmëri në aspektin fiskal.
“Procesi do të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës. E trajtojmë ngjarjen e sotme si fillimin e një dialogu dhe bashkëpunimi më të thellë dhe gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët përkatës me qëllim përmirësimin e sistemit të përfitimeve monetare për fëmijët dhe familjet me fëmijë”, theksoi Sabriu.
Ai falënderoi UNICEF-in për partneritetin dhe mbështetjen në përgatitjen e kësaj analize dhe për kontributin aktiv të të pranishmëve në diskutim.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

