Sport
NBA: NEW YORK KNICKS KAMPION PAS 53 VITEVE!
Ekipi nga Nju Jorku fitoi ndeshjen e 5-të në transfertë me rezultatin 94-90, pas plot 53 viteve u shpall kampion i NBA . Seria e fitoreve në finale është 4-1 për Knicks, Titullin kampion gjatë natës e kanë festuar banorëe e Nju Jorkut.
Me ndeshjen finale mes ekipit NjuJork Knicks dhe San Antonio Spurs zyrtarisht mbyllet sezoni 2025/2026 i kampionatit amerikan të basketbollit NBA.
Kampion i këtij sezoni është skuadra e Nju Jork e cila në ndeshjen e pestë finale në transfertë mundi San Antonion 94-90 dhe me serinë e fitoreve të përgjithshme 4-1 fitoi titullin kampion të NBA-së për herë të parë që nga viti 1973.
Të udhëhequr nga një performancë “magjike” e Jalen Brunson, i cili u shpall MVP i Finales me 45 pikët e tij në ndeshjen e 5-të, Nju Jork Knicks bëri një tjetër rikthim të fuqishëm për të mposhtur ekipin San Antonio.
Pas sirenës së fundit, festa shpërtheu në të gjithë Nju Jork City.
Simboli i qytetit, Empire State Building, u ndriçua me ngjyrat portokalli dhe blu të Knicks, ndërsa mijëra tifozë u mblodhën pranë Madison Square Garden për të festuar rikthimin e shumëpritur të skuadrës së tyre në majën e basketbollit amerikan.
Një triumf që mbyll një rrugëtim emocionues në play-off dhe që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të Knicks.
Sport
BOTËRORI 2026: NUK MUNGOJNË BEFASITË NË KATËR DITËT E PARA
Pesë herë kampioni botës Brazili në ndeshjen e raundit të parë nxori vetëm barazim 1-1 kundër Marokut. Australia shtangu Turqinë, fiton edhe Bregu i Fildishtë kundër Ekuadorit
Pas katër ditëve nga hapja solemne e kampionatit Botërorë të futbollit që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë janë zhvilluara 12 ndeshje të raundit të parë në Grupet A, B, C. E, F dhe G, prej të cilave tre kanë përfunduar me barazim, ndërsa janë shënuar gjithsejt 38 gola që mund të thuhet se është një efikasitet i kënaqshëm, por nuk munguan as edhe befasitë.
Surpriza e parë erdhi me Katarin e cila barazoi me Zvicrën. Një befasi edhe më e madhe ndodhi edhe në përballjen Brazili – Maroku që gjithashtu përfundoi me barazim 1-1.
Fitore minimale por mjaft të rëndësishme ka regjistruar Skocia në përballjen me Haitin, ndërsa befasi konsiderohet edhe fitorja e Australisë kundër Turqisë 2-0.
Gjermania nuk lejoi befasi kundër Kurasao, duke fituar me rezultat të thellë 7-1.
Holanda botërorin e nisi me barazim 2-2 me Japoninë, Bregu i Fildishtë shënoi fitore minimale 1-0 kundër Ekuadorit, ndërsa Suedia nisi fuqishëm duke e mposhtur 5-1 Tunisin
Kampionati botërorë i futbollit vazhdon sonte dhe nesër me ndeshje interesante të grupit G dhe H me ndeshjet Spanja – Kepi i Gjelbër, Belgjika – Egjipti, Arabia Saudite – Uruguai, Irani – Zelanda e Re dhe Franca – Senegali.
Lajme nga vendi
VOLEJBOLL: VETERANËT E SHKËNDIJËS REGJISTRUAN FITOREN E KATËRT
Legjendat e Shkëndijës edhe në xhiron e katërt të kampionatit e Ligës së Veteranëve të Maqedonisë së Veriut kanë regjistruar fitore të sigurt 2 -0 në sete kësaj radhë kundër 11 Oktomvrit .
Për kuqezinjtë tetovar ishte kjo fitorja e katërt me radhë dhe janë duke udhëhequr tabelën me pikë maksimale së bashku me Borecin e Velesit.
Kapiteni Durim Luma gjatë një prononcimi për TV Koha shpreson që të vazhdojë kjo ecuri pozitive.
“Turneu i katërt në kampionatin e veteranëve të Maqedonisë së Veriut u zhvillua në Shkup, ndërsa ne për kundërshtarë kishin ekipin e Prilepit të cilën e fituam bindshëm 2-0 në sete 25-13 dhe 25-19, ku të gjithë lojtarët kishin rastin që të angazhohen në këtë ndeshje në mungesë të lojtarit tonë kryesor Habil Ajeti zhvilluam ndeshje shumë të mirë. Me aktivizimin e Naim Abazit i cili ishte figurë qendrore dhe kryesore e ndeshjes ne fituam bindshëm këtë ndeshje në këtë turne’’ deklaroi kapiteni Durim Luma
Në dy ndeshjet tjera të xhiros së katërt janë regjistruar këto rezultate Gjevgjelia – Skopje 0-2 dhe Strumica – Boreci 0-2.
Pas katër xhirove të zhvilluar tabelën e kryesojnë Shkëndija dhe Boreci me nga katër fitore maksimale.
Kampionati vazhdon më 4 tetor me ndeshjet e xhiros së pestë që organizohet në Tetovë, ku takohen Shkëndija – Boreci, 11 Oktomvri – Skopje dhe Strumica – Tetova.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
“KAOS” NË REAL MADRID PARA NDESHJES ME BARCELONËN!
Konflikti Valverde – Çuameni kishte nisur që të mërkurën. Gjithçka filloi në fushë, vazhdoi edhe në zhveshtore, ku debati përfundoi në përleshje fizike.
Sipas raportimeve, gjatë konfliktit Valverde ra dhe goditi kokën në një tavolinë në zhveshtore. Për shkak të seriozitetit të goditjes, mesfushori uruguaian u dërgua menjëherë në spital për ekzaminime shtesë.
Edhe pse lojtari është liruar për trajtim në shtëpi dhe ndodhet në gjendje stabile, protokollet mjekësore kërkojnë pushim të detyrueshëm prej 10 deri në 14 ditësh. Kjo do të thotë se Valverde do ta humbasë me siguri “El Clasicon” e së dielës në “Camp Nou”, ndeshje në të cilën Barcelona mund ta sigurojë matematikisht titullin në La Liga.
Përmes një deklarate zyrtare, Valverde ka mohuar përplasjen fizike.
Në reagimin zyrtar, “klubi mbretëror” theksoi se nuk do të tolerojë sjellje të tilla:
“Real Madridi njofton se pas ngjarjeve të ndodhura këtë mëngjes është hapur procedurë disiplinore ndaj lojtarëve tanë Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni. Klubi do të informojë publikun pas përfundimit të procedurave të brendshme.”
Ky incident shihet si vazhdim i atmosferës së tensionuar brenda skuadrës madrilene.
Kohët e fundit janë raportuar edhe konflikte të tjera mes lojtarëve, përfshirë përplasje ku janë përmendur Antonio Rudiger dhe Kylian Mbappe.
Sipas mediave spanjolle, drejtori i përgjithshëm Jose Angel Sanchez është shokuar nga sjellja e futbollistëve vetëm pak ditë para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.
Në prag të El-Klasikos, tema kryesore tek tifozët e Real Madridit është peticioni online që kishte nisur më herët, nëse duan që Kilian Mbappe të largohet nga “Mbretërit”. Qëllimi ishte të arrihen 200.000 nënshkrime, por peticioni u bë më viral se sa që pritej dhe tashmë ka 2.8 milion nënshkrime, të tifozëve që pajtohen që Mbappe të largohet nga “Santjago Bernabeu”.

