Lajme nga vendi
AMENDAMENTI I PE-së: PËRPLASJE BDI – VLEN!
Në ditën kur shqiptarët po përballen me pasojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi emërtimet e rrugëve me përmbajtje dhe simbolikë shqiptare në Tetovë, eksponentët e VLEN-it vazhdojnë të merren me BDI-në, duke përsëritur akuza të shteruara.
BDI përmes një reagimi thotë se Ironia është se ndërsa VLEN nuk sheh asgjë problematike në drejtimin që po merr shteti, Parlamenti Evropian në raportin e tij më të fundit ka ritheksuar shqetësimet për ndikimin e konceptit të ashtuquajtur “Botë Serbe” në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon. Institucionet evropiane e shohin rrezikun, e identifikojnë dhe e adresojnë atë publikisht. Por VLEN jo.
BDI
Parlamenti Evropian e sheh. Shqiptarët e shohin. Opinioni publik e sheh. Vetëm VLEN nuk e sheh. Dhe arsyeja është e qartë. Ata janë verbuar nga dy gjëra: nga jugonostalgjia e tyre dhe nga obsesioni i tyre me BDI-në. BDI do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e fituara të shqiptarëve, identitetin kombëtar dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit, pavarësisht përpjekjeve të atyre që sot heshtin përballë kthimit të simboleve të së kaluarës dhe sulmeve ndaj arritjeve historike të shqiptarëve.
Por, nga VLEN përnmes një komunikate pohojnë se Raporti i Parlamentit Evropian konfirmon se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian
VLEN e vlerëson si veçanërisht të rëndësishëm mesazhin e raportuesit për Maqedoninë e Veriut, Thomas Vaitz, se vendi ynë ka potencialin dhe kapacitetin për të qenë pjesë e valës së ardhshme të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kjo dëshmon se institucionet evropiane vazhdojnë ta shohin Maqedoninë e Veriut si pjesë të familjes evropiane dhe partner të besueshëm në rajon.
VLEN
Për VLEN-in, integrimi evropian nuk është vetëm një objektiv politik, por një orientim strategjik dhe civilizues që garanton sundim të ligjit, institucione funksionale, zhvillim ekonomik, standard më të lartë jetese dhe perspektivë më të mirë për qytetarët. Ne besojmë se rruga drejt Bashkimit Evropian kalon përmes reformave të vërteta, luftës kundër korrupsionit, forcimit të shtetit të së drejtës, administratës efikase dhe institucioneve transparente. Pikërisht për këtë arsye, VLEN do të vazhdojë të kontribuojë me përgjegjësi dhe vendosmëri në përmbushjen e agjendës reformuese dhe në avancimin e procesit eurointegrues.
Parlamentit Europian miratoi një amendament për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut.
Parlamenti Evropian i bën thirrje autoriteteve të RMV-së që të zgjidhin sa më shpejt këtë çështje si dhe kërkon që protestat e studenteve të mos portretizohen si faktor destabilizues apo si të motivuara politikisht. “I bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë të pasaktë protestat e studentëve si të motivuara politikisht apo si një faktor destabilizues”, thuhet në amendament./Tv Koha/
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

