Connect with us

Sport

BOTËRORI 2026: NË 1/8 E FINALES – FRANCA, NORVEGJIA DHE MEKSIKA

Published

on

Në tre ndeshjet e zhvilluara mbrëmë dhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Norvegjia, Franca dhe Meksika siguruan kualifikim në fazën e 1/8 së finales. 

Norvegjia ka siguruar kualifikimin në 1/8 , pas fitores 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në një ndeshje të fortë dhe me përmbysje emocionesh.

Heroi i sfidës ishte sërish Erling Haaland, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 86-të, duke i dhënë avantazhin përfundimtar skuadrës skandinave dhe kualifikimin për në fazën tjetër, ku do të përballet me Brazilin.

 Franca regjistroi fitore bindëse 3-0 përballë Suedisë. Sfida u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Kylian Mbappe. Në pjesën e dytë Franca shënoi edhe dy gola me autor Barcola dhe Mbappe . Sulmuesi francez Kylian Mbappe ka vendosur një rekord të ri, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në ndeshjet me eliminim direkt të Botërorit. Me këtë fitore, Franca do të ndeshet me Paraguain.

 Meksika ka siguruar fitore 2-0 ndaj Ekuadorit duke regjistruar suksesin e parë në një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës që nga viti 1986.

Advertisement

 Pavarësisht një vonese prej një ore për shkak të motit, atmosfera në stadiumin  “Estadio Azteca” ishte elektrizuese, me tifozët vendas që shtynë ekipin drejt një paraqitjeje dominuese që në minutat e para. Në pjesën e parë shënuan Kinones dhe Raul Jimenez dhe ky rezultat mbeti deri në përfundim të ndeshjes.

 Me këtë sukses, Meksika bëhet kombëtarja e vetme që nuk ka pranuar gol në këtë botërorë kurse në fazën tjetër do të përballet me fituesin nga ndeshja Angli- Republika Demokratike e Kongos.

Sonte dhe nesër në program janë këto ndeshje: Anglia – Republika Demokratike e Kongos, Belgjika – Senegali, SHBA – Bosnja e Hercegovina dhe Spanja – Austria.

Sport

KF SHKËNDIJA PËRFUNDOI PËRGATIJET NË SLLOVENI

Published

on

Shkëndija me ndeshjen e katërt kontrolluese në Slloveni zyrtarisht ka përfunduar  fazën  kryesore të  përgatitjeve  për   garat  ndërkombëtare  si dhe  për  kampionatin e ri  në Ligën e pare. Kuqezinjtë barazuan 2:2 përballë ekipit ukrainas Zorya Luhansk. Pas  kësaj ndeshje  ekipi  është  kthyer  në Tetovë  ku  do të vazhdon me  punë. 

Klubi i futbollit  Shkëndija me përballjen ndaj Zorya Luhansk kanë mbyllur fazën kryesore përgatitore në Slloveni, përpara ndeshjeve eliminatore të UEFA Konferencë Liga.

Ekipi kuqezi zhvilloi një takim shumë pozitiv, që u mbyll me rezultat 2:2, ndërsa ekipi tregoi elemente të mira në lojë dhe dha sinjale inkurajuese.

Në prononcimin e tij të parë pas përfundimit të këtij cikli stërvitor, trajneri Pollozhani u shpreh i kënaqur me progresin e treguar nga futbollistët, pavarësisht ngarkesave fizike.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme, pasi përballeshim me një kundërshtar të nivelit të lartë. Në këtë fazë përgatitore patjetër që edhe lodhja e ngarkesa e kanë bërë të vetën, por ishte një test pozitiv para asaj që na pret në Kupat e Evropës. Me rikthimin e freskisë, automatizmi i lëvizjeve do të jetë akoma më i shpejtë. Mendoj se jemi në rrugën e duhur” – deklaroi trajneri Artim Pollozhani.

Advertisement

Në katër ndeshjet  kontrolluese Shkëndija regjistroi një fitore një barazime dhe dy disfata. Edhe pse rezultatet në miqësore nuk janë parësore, trajneri  Artim Pollozhani nënvizoi rëndësinë e ndërtimit të një mentaliteti fitues dhe implementimit të ideve të reja taktike.

 “Kemi luajtur me kundërshtarë shumë të fortë. Ajo që duam të implementojmë gradualisht po merr formë. Rezultatet nuk janë në plan të parë në miqësore, por mentaliteti fitues duhet të futet në ekip sepse është i rëndësishëm. Koncepti i lojës do kohë dhe seanca stërvitore që lëvizjet të bëhen me një marsh tjetër,” tha Pollozhani.

Skuadra tashmë është kthyer në Tetovë për të kryer përgatitjet e fundit para ndeshjes zyrtare të parë në skenën ndërkombëtare më 9 korrik kundër Europa FC në Gjibraltar.

 Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

TENIS: ZYRTARISHT KA  FILLUAR GRAND SALAM ‘’WIMBLEDON 2026’’

Published

on

Në  raundin e parë  të grand slamit WIMBLEDON 2026, ku  premiot për  fituesit janë  astronomike tenistët favorit  kalojnë  në  raundin e dytë dhe  janë pretendent  për të  fituar çmimin prej 3.6 milion paund

 Me  ndeshjet e raundit të  zyrtarisht  ka  filluara  turneu  më madh  i tenisit  në terrenet me barë  grand slami ‘’Wimbledon 2026’’ ku marrin pjesë të gjithë  tenistët  më të  mirë  të botës  në kategorinë e meshkujve dhe at të femrave, Ky  turne   këtë  vit  ka  rritur  premiot për 20 përqind apo  në  total  74,5 milion Euro.  Fituesit në grand slam në Wimbledon do të  fitojnë nga 3.6 milion paund, ndërsa tenistët që eliminohen fitojnë nga  80 mijë paund

Në  xhiron e parë në duelet që tanimë kanë përfunduar tenistët që konsiderohen  favorit  kanë regjistruar  fitore disa  më  vështirë  e disa më lehtë. Kështu  që  në raundin e dytë  janë kualifikuar Janik Sinner i  cili pas  tre orëve  lojë mundi serbin Miomir Kecmanoviq 3-2 sete, Novak Djokoviq  mundi  tenistin Yibing Vu  3-1 në sete . Gjithashtu  fitore  ka  regjsitru edhe

Në  raundin e dytë kualifikohen edhe Danill Medvedev kundër Martin Çiliq  3-0 në sete  dhe  tenisti amerikan Tommy Paul mundi 3-0  Aleksandër Muller.

Në kategorinë  e femrave  në raundin e dytë  kalojnë japonezja Naomi Osaka që  mundi  2-0   Elsa Jasquemot, amerikania Coco Gauff  mundi 2-0 tenisten Tamara Korpatch, ndërsa në raundin e dytë kalojnë edhe tenistja ruse Mira  Andreeva, çekja Barbora Kejçikova  dhe amerikania Jesika  Pegull.

Advertisement

Kujtojm  se  në  këtë  turnir  prestigjioz  për herë të parë merë  pjesë edhe  tenistja  tetovare Lina Gjorçeska e cila  sot përballet me Amanda Anisimova.

Shaban Sinani  – TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA “PLAS BOMBËN” – ALMIR KRYEZIU VISHET KUQEZI!

Published

on

Ish  futbollisti i Ballkanit të Suharekës, Almir Kryeziu përfundimisht është  pjesë   e klubit të  futbollit Shkëndija të Tetovës . Kryeziu bëhet  prirja e tretë  në këtë  merkato të verës

Klubi i futbollit Shkëndija ka realizuar një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere, duke siguruar firmën e Almir Kryeziut.

Sulmuesi anësor 27-vjeçar, i konsideruar si një nga emrat më të kërkuar të merkatos jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Kosovë e Shqipëri, kishte në tavolinë oferta serioze nga klube të ndryshme, përfshirë edhe nga jashtë rajonit.

Megjithatë, kuqezinjtë e Tetovës ia dolën të fitojnë garën për ish-kapitenin e FC Ballkani, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare me Shkëndijën.

Almir  Kryeziu për impresionet e tija të  para në ekipin Shkëndija tha se ndihet i kënaqur se është pjesë ekipit më të madh shqiptar.

‘’Për fillim  jam  shumë i kënaqur . Siç e dimë Shkëndija është ekipi më i madh në shqiptari. Për  mua  ka qenë  shumë lehtë të vendosi  këtë  ofertë  që ma kanë ofruar Shkëndija, shpresoj ta  japë më të mirën ti ndihmojë  ekipit drejtë  objektiva që ka.  Po është  një emocion  i veçantë , Shkëndija  ka  një  histori  goxha të madhe  si ekip  mendoj  të  jem  sa më i motivuar ta  japi  maksimumin  në çdo ndeshje , në çdo stërvitje dhe  ti gëzojë të gjithë  tifozët’’ ka deklaruar futbollist Almir Kryeziu

Advertisement

Pas kryerjes së testeve mjekësore dhe prezantimit zyrtar, Kryeziu është bashkuar menjëherë me skuadrën në fazën përgatitore në Slloveni.

Nga ana tjetër klubi I  futbollit ka njoftuar se futbollisti Numan Ajeti nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi. TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat