Connect with us

Lajme nga vendi

KF KAMJANI NISI PËRGATITJET ME TRAJNERIN BURHAN EMURLLAI!

Published

on

Klubi i futbollit “Kamjani” nga dita e djeshmi zyrtarisht nisi përgatitjet për sezonin e ri në Ligën e dytë të futbollit. Ekipi do të drejtohet nga trajneri Burhan Emurllai me ndihmësit Bekim Ziberi dhe Sulejman  Ibishi dhe me shumë përforcime. Të gjitha fazat përgatitore dhe ndeshjet kontrolluese do të zhvillohen në stadiumin e Kamjanit.

 KF “Kamjani” në kampionatin 2026/2027 do të garojë në Ligën e Dytë të futbollit  vendor, kurse nga dita e djeshme nisi përgatitjet intensive nën drejtimin e shefit  të ri të stafit teknik Burhan  Emurllai  I  cili do ta  drejtojë  ekipin së bashku me ndihmësin e tij Bekim Ziberin dhe trajnerin e portierëve Sulejman  Ibishin.

Në grumbullimin e parë të pranishëm ishin edhe drejtuesit e klubit, ku futbollistët u njoftuan me itinerarin e përgatitjeve kurse më pas nisën edhe seancat stërvitore.

Trajneri  Emurllai për TV Koha tha se të gjitha fazat përgatitore do të zhvillohen në stadiumin e Kamjanit ku ka kushte adekuate për të arritur objektivat.

“Qëllimet  janë të përfaqësohemi sa më denjësisht në Ligën e dytë dhe të ndërtojmë një ekip të re, një ekip  që do të kënaq  futbollin e Pollogut. Kemi mjaft kualitet, mjaft djem të talentuar në ekip . Mbetet që të përgatitemi mirë, kemi planifikuar 4-5 ndeshje kontrolluese, që do të  filtrojnë disa  gjëra  rreth ekipit  që të  hymë në kampionat  sa më të përgatitur dhe me  a më pak pikëpyetje . Pikë së pari  ju dëshiroj futbollistëve  atyre që janë të rinj  mirëseardhje në ekip dhe sa më shumë shëndet  dhe shumë punë”  deklaroi  trajneri  Burhan Emurllai

Advertisement

KF “Kamjani” në merkaton e kësaj vere deri tani ka sjellë disa përforcime por  ditëve në vijim pritet të vijnë  edhe dy-tre prurje tjera. Njëri nga  prurjet më me  përvojë  është Arsim Lamallari.

“Prej sot fillojmë përgatitjet me Kamjanin, jemi ekip e re në Ligën e dytë të inkuadruar sivjet. E kemi shpresën të shkojë gjithçka siç është më mire. Klubi ka ambicie të mira, por realisht qëllimi është mbijetesa  në Ligën e  dytë, por nëse  na jepet mundësia të shkojmë më lartë, do shkojmë pse  jo” deklaroi futbollisti Arsim Lamallari.

Futbollisti Huzri Xhemaili, i cili ishte pjesë e ekipit që shënoi suksesin historik, uroi që të mos ketë lëndime në mesin e futbollistëve, të sigurohet mbijetesa në Ligën e Dytë, por nëse jepet mundësia, të shfrytëzohet cdo shans për objektivat e skuadrës.

HUZRI XHEMAILI – Futbollist

“Sëpari  uroj  të  gjithë  futbollistët që të mos kenë lëndime dhe në bazë të  afrimeve, transfereve së pari  ta luftojmë mbijetesën. Por, rrugës nëse del ma mire, do ta  luftojmë” deklaroi futbollisti  Huzri Xhemaili

Advertisement

KF Kamjani  ndeshjet kampionale do  t`i  zhvillojë në stadiumin e tyre ku ka  kushte që të luajnë edhe me drita të reflektorëve.

Kampionati në Ligën e dytë starton më 15  gusht, ndërsa  Kamjani  në xhiron e pare është mysafire e Pelisterit në Manastir.
SHABAN SINANI – TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat