Sport
LK: ZHGËNJEN VARDARI NË SHKUP, DRITA BARAZON NË KAUNAS!
Vardari, u rikthye në Ligën e Kampionëve me humbje para publikut vendas në Shkup.
Në ndeshjen e parë në garat preliminare të Ligës së Kampionëve, Vardari u mposht nga kampioni finlandez Kups me rezultatin 0-2 duke i çuar në minimum gjasat për kualifikim në raundin tjetër.
Krahas rezultatit negativ, ajo që ra sy ishte edhe interesimi tejet I dobët I tifozëve për të ndjekur ndeshjen e Vardarit në Shkup. Njoftimet thonë se ka patur vetëm 3.000 spektatorë.
Ndeshja kthyese zhvillohet më 14 korrik në Finlandë .
Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit, është kthyer me rezultat pozitiv nga Kaunasi i Lituanisë, pasi në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të UEFA Liga e Kampionëve ka barazuar 1-1 me Zalgirisin që është rezultat i favorshëm për ekipin e Dritës dhe hap dyert që me fitore në Prishtinë të kualifikohet më tej.
Në ndeshjen e parë të UEFA Konferencë Liga, skuadra e Elbasanit ka barazuar në terrenin vendas 1:1 me skuadrën Bate Borisov të Bjellorusisë.
Sport
TETOVA ME DHJETË EKIPE NË LIGËN E TRETË – RAJONI GJASHTË!
Kampionati i ri 2026/2027 në Ligën e tretë Perëndim që do të fillon në shtator, do të numëron 14 ekipe prej të cilave 10 nga Tetova dhe nga 2 nga Gostivari dhe Dibra.
Me qëllim përmirësimin e organizimit të futbollit në Maqedoninë e Veriut Këshilli Drejtues i FFM-së në mbledhje e saj të fundit ka miratuar edhe sistemin e ri për rregullimin e organizimit dhe strukturës së garave në nivel kombëtar dhe rajonal në futbollin e të rriturve.
Sipas propozimit të miratuar, ndarja territoriale e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të organizohet në gjashtë rajone.
Kjo do të thotë se me ndarjen e re rajonale ekipet nga LFK e Tetovës, LFK të Gostivarit dhe ato të LFK të Dibrës do të garojnë në rajonin numër gjashtë që përfshinë komunat: Jegunoc, Tearcë, Tetovë, Zhelinë, Bërvenicë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Dibër dhe Qendër Zhupa.
Pra, Liga e Tretë e rajonit numër gjashtë pritet të numërojë 14 ekipe dhe pritet të fillojë në shtator.
“ Kampionati i ri do të fillon diku në Shtator do të numëron së paku 1 2 apo 14 ekipe m varësisht nga se sa ekipe do të japin Gostivari dhe Dibra në rajonin numër gjashtë . Tetova do të ketë 10-të në bazë të numrit më të madh të ekipeve që ne kemi, Gostivari do të ketë 2 ekipe sa unë kam njohuri dhe Dibra 1 apo 2 ekipe” deklaroi Mujdin Ismaili kryetar i LFK Tetovë,
Pra, sipas situatës në terren, rajoni i Tetovës është njëra nga qendrat më të mëdha të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
6.25 MILIONË SPEKTATORË KANË NDJEKUR NDESHJET E BOTËRORIT!
Në Kupën e Botës që po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë deri më sot janë zhvilluar 96 ndeshje prej të cilave 76 kanë përfunduar me fitore, ndërsa 20 me barazime. Katër vende kualifikim në fazat e eliminimit direkt e kanë siguruar me penalti. Statistikat thonë se janë shënuar 275 gola dhe 13 kartonë të kuq. Messi me 8 gola kryeson listën e golashënuesve. Ndeshjet i kanë ndjekur afro 6 milion e 250 mijë tifozë.
Kampionatit Botëror 2026, që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë po i afrohet fundit.
Nga 104 sa ishin paraparë të zhvillohen, deri ditën e sotme janë zhvilluar 96 ndeshje, prej të cilave 76 kanë përfunduar me fitore, ndërsa 20 ndeshje kanë përfunduar me barazim, por tre ndeshje në fazën e 1/16 së finales dhe një në 1/8 e finale ekipet fituesit dolën pas ekzekutimit të penaltive.
Në 96 ndeshje zhvilluara janë regjistruar 275 gola dhe janë ndëshkuar 13 futbollist me kartonë të kuq.
Listën e golashënuesve më të mirë e kryeson Lionel Mesi me 8 gola të shënuar dhe 2 penalti të humbura, pas tij janë Mbape dhe Haland me nga 7 gola dhe Harri Kejn me 6 gola.
Mbrojtësi i Egjiptit, Mohamed Hany, u bë futbollisti i parë në histori që realizon dy autogola në të njëjtin edicion të Kupës së Botës
Botërori 2026 ka regjistruar edhe numrin rekord të tifozëve. Kështu që deri në përfundimin e fazës së 1 / 8 finale në Kupën e Botës FIFA 2026, numri total i tifozëve në tribuna ka arritur në mbi 6.25 milionë spektatorë.
Kjo shifër ka thyer çdo rekord historik të pjesëmarrjes në kompeticionet botërore të futbollit dhe besohet se deri në përfundim të Kupës së Botës numri i tifozëve mund të arrijë afro 7 milion.
Pavarësisht shifrave mbresëlënëse Botërori 2026 do të mbahet mend edhe për vendime të diskutueshme të arbitrave, akuza dhe dyshime për favorizime të kombëtareve të caktuara por edhe për implikimin e politikës në futboll.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA NGA GJIBRALTARI NIS SFIDAT EVROPIANE
Shkëndija sonte zhvillon ndeshjen e xhiros së parë në UEFA Konferencë Liga kundër ekipit Europa FC në Gjibraltar duke kërkuar përkushtim maksimal dhe fitore për të lehtësuar ndeshjen e kthimit.
Sonte me fillim në ora 19:30 klubi I futbollit Shkëndija zhvillon ndeshjen e xhiros së parë të UEFA Konferencë Liga kundër skuadrës Europa FC të Gjibraltarit.
Ekipi mbrëmë ka zhvilluar séancën zyrtare stërvitore në terrenin ku edhe do të zhvillohet ndeshja.
Në press konferencën zyrtare pritshmëritë për ndeshjen e sotme i shpalosën trajneri Pollozhani dhe kapiteni Besart Ibraimi.
Trajneri Artim Pollozhani i cili zyrtarisht debuton si trajner i kuqezinjve në një ndeshje zyrtare siç është UEFA Konferencë Liga u shpreh optimist se edhe këtë vit ekipi do të ketë suksese.
“Fillon një cikël i ri për ne, fillojmë Kupat e Europës, një cikël i rëndësishëm. Siç e përmendët edhe ju, vjet klubi bëri një sukses të jashtëzakonshëm në Europë. Por, ai sukses tashmë i përket së kaluarës dhe sigurisht që ne do të tentojmë të shkojmë goxha larg këtë vit, sepse potenciali ekziston. Mendoj që me një qasje dhe angazhim maksimal, nga i pari deri te i fundit, mund ta arrijmë larg. Sa i përket fazës përgatitore, është mjaft e rëndësishme që ajo kaloi me sukses dhe i gjithë grupi është i plotë, kështu që do të konkurrojnë të gjithë ata që janë gati për ndeshjen e sotme” deklaroi trajneri Artim Pollozhani
Kapiteni Besart Ibraimi theksoi se kuqezinjtë janë favorit por do të luajnë me përkushtimin më lartë duke e respektuar kundërshtarin.
“Të them të drejtën, në ndeshjen e nesërme Normal që ne jemi favoritë, por me të vërtetë përkushtimi ynë do të jetë maksimal. Duhet të qasemi me seriozitetin më të madh, sepse në ditët e sotme nuk ka ndeshje të lehta. Jemi përgatitur, e kemi analizuar kundërshtarin dhe shpresojmë që nesër ta fitojmë ndeshjen, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit ta kemi më lehtë” deklaroi kapiteni Besart Ibraimi
Ndeshja Europa FC – Shkëndija luhet sonte me fillim në ora 19:30.
Sonte me fillim në ora 19:00 skuadra tjetër nga Maqedonia e Veriut, Sileksi është mysafire e Dinamo Minsk.

