Connect with us

Lajme nga vendi

Digjet vetura e gjykatësit që kishte fshehur 350 mijë eurot në murin e shtëpisë

Published

on

Gjatë natës, në rrugën “Varshavska” në lagjen Taftalixhe të Shkupit, është djegur plotësisht një veturë, e cila sipas informacioneve jozyrtare përdorej nga gjykatësi Gjoko Ristov, raportoi “Nova Makedonija”.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë se automjeti është shkatërruar pothuajse tërësisht nga zjarri, ndërsa dëmet më të mëdha janë shkaktuar në pjesën e përparme dhe në hapësirën e motorit.
“Nova Makedonija” shkruan gjithashtu se nga

Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se rreth orës 02:50 pas mesnate, në SPB Shkup është raportuar se në territorin e komunës së Karposhit ishte përfshirë nga zjarri një automjet i tipit “Passat” me targa të Shkupit, në pronësi të Gj.R.
“Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe një automjet ‘Volkswagen Touran’, në pronësi të D.M., një automjet ‘SsangYong’, në pronësi të S.S., si dhe një objekt afarist në pronësi të G.L. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit. Hetimet dhe ekspertiza në vendngjarje janë në vazhdim”, kanë njoftuar nga MPB për “Nova Makedonija”.

Incidenti vjen në një periudhë kur emri i gjykatësit Gjoko Ristov është në qendër të vëmendjes publike për shkak të një aktakuze, në të cilën Prokuroria pretendon se gjatë një kontrolli janë gjetur rreth 350 mijë euro.
Ristov i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se me dokumentacion do të dëshmojë se paratë nuk janë pronë e tij.
Nga “Nova Makedonija” theksojnë se për momentin nuk dihet nëse ekziston ndonjë lidhje midis zjarrit dhe rastit gjyqësor.

Lajme nga vendi

“TETOVA OPEN – BILARDO”  FRYMË E RE NË “VERËN TETOVARE” (foto)

Published

on

Në kuadër të manifestimit “Tetova n`Festë”, Sheshi i Tetovs të hënën në mbrëmje u bë arenë e garave të bilardos.

Mjeshtrit e kësaj loje nga vendi por edhe nga Kosova e Shqipëria, para tetovarëve prezantuan aftësitë e tyre në këtë sport atraktiv dhe shumë të dashur për të rinjtë dhe jo vetëm, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të madhe tetovare.

Erdhi si favorit, por edhe në stolin e bilardos e meritoi këtë epitet.

Vendi i parë I takoi, Eklent Kaçit nga Shqipëria, disa herë kampion bote në bilardo.

EKLENT KAÇI – Kampion bote në bilardo

Advertisement

Në vendin e dytë u pozicionua Fitim Haradinaj nga Kosova, kurse në vendin e tretë u renditën Mirsad Zeqiri dhe Blendi Qazimi.

Organizatori Komuna e Tetovës për fituesit ndau Kupa dhe mirënjohje teksa ka uruar të gjithë pjesëmarrësit për një garë të nivelit të lartë sportiv në kuadër të Verës Tetovare.

IBRAHIM SADIKI – Organizator i turneut

BEDRI SIJARINA – Bilardist nga Kosova

Ndryshe ky turne i bilardos u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Facebookut të Tv Koha, ashtu sic do të transmetohen edhe dhjetëra aktivitete tjera sportive, kulturore, argëtuese gjatë verës tetovare./Tv Koha/

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga vendi

Agon Ferati mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

Published

on

Ministri i deritanishëm për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoillkoviq ia lëroi kolltukun ministrit të ri nga radhët e VLEN Agon Ferati. I tha se ka qenë shkurt në këtë pozitë.

Ferati është një profesionist i orientuar drejt rezultateve me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, politikat publike, qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai është alumn i Programit të Shkëmbimit të Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe ka ndjekur trajnime të avancuara profesionale në Institutin Robert Schuman, Universitetin Lund, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sulejmani zyrtarisht në krye të Kulturës dhe Turizmit

Published

on

Sedat Sulejmani ka njoftuar se sot zyrtarisht ka marrë detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Ai tha se prioritet do të jenë zhvillimi i artit dhe kulturës, konsolidimi i institucioneve kulturore dhe mbështetja e artistëve dhe krijuesve të rinj. Sulejmani falënderoi ministrin në largim, Zoran Ljutkov, për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të tij.

Continue Reading

Më të lexuarat