Sport
LK: KF SHKËNDIJA ME DISFATË MINIMALE KTHEHET NGA SLLOVENIA
Shkëndija pësoi disfatë 2:1 nga NK Bravo në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të UEFA Konferencë Liga. Ky rezultat jep shpresë që në ndeshjen kthyese më 30 korrik në Shkup, me angazhim maksimal dhe me përkrahjen e tifozëve të shënon rezultatin që do t`i siguron kualifikim në raundin e tretë.
Shkëndija është mposhtur me rezultat 2:1 nga skuadra sllovene NK Bravo në Lubjanë ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të UEFA Konferencë Liga.
Kuqezinjtë kaluan të parët në minutën e 11-të me golin e Endrit Krasniqit nga pika e bardhë, por vendasit arritën të përmbysin gjithçka me golat e Kopatinit dhe Stankoviçit.
Përkundër humbjes, Shkëndija krijoi raste dhe dominoi lojën. Statistikat flasin se posedimi I topit ishte në anën e Shkëndisë me 61%. Kuqezinjtë patën 12 goditje drejt portës, prej të cilëve, 5 në kuadrat kundrejt Bravos me 8 goditje 3 në kuadrat. Shkëndija realizoi 5 goditje këndore kurse skuadra sllovene 1, shifra që flasin se kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit.
Pas ndeshjes, trajneri Artim Pollozhani doli përpara mediave për të dhënë analizën e tij.
“Unë i përgëzova çunat për paraqitjen që bënë. Mendoj që kemi bërë një ndeshje të bukur, një ndeshje me shumë raste me një kundërshtar që ne e patëm potencuar edhe më parë që është jashtëzakonisht taktikisht i vendosur mirë në fushë. Normalisht ajo që nuk funksionoi, unë mendoj që është finalizimi, sepse në momentet që në një ndeshje në Kupat e Evropës prodhon volum aq të lartë edhe prodhon raste para portës, që janë që mundësi goli, unë mendoj që është pozitive sepse rastet janë. Tani patjetër që ne duhet të punojmë te kjo pjesa e finalizimit sepse normal në Kupat e Evropës çdo gol është jashtëzakonisht i vlefshëm, çdo gol sidomos në fushën kundërshtare është i vlefshëm, por që më mërzit fakti që prodhuam raste dhe finalizimi mungoi. Kjo është për meritë të çunave sepse unë mendoj që kanë bërë një ndeshje të mirë” deklaroi trajneri Pollozhani
Disfata në ndeshjen e parë është një rast i mirë që me një qasje serioze në ndeshjen kthyese, rezultati mund të përmbyset dhe të kalohet në raundin e tretë kualifikues, ku gjasat janë reale që Shkëndija të përballet me Malishevën.
“Në të tilla ndeshje, praktikisht ndeshje që janë në Kupat e Evropës, nuk ka siguri rezultati. Kështu që edhe po të ishim në një rezultat më pozitiv, praktikisht në Shkup do të duhej të futeshim maksimalisht për ta fituar ndeshjen. Kështu që ndonjëherë ky rezultati negativ është edhe i dobishëm në aspektin e asaj për shembull që futesh me një qasje tjetër në lojë. Jo se po të ishte rezultati pozitiv ne nuk do futeshim me qasje maksimale, përkundrazi, sido që të ishte rezultati ne do futeshim, por unë po e potencoj edhe një herë që më vjen keq për çunat sepse bënë ndeshje të mirë, prodhuam por mungoi finalizimi” tha trajneri Pollozhani
Ndeshja kthyese Shkëndija – NK Bravo zhvillohet më 30 korrik me fillim në ora 20:00 në Shkup.
Sport
TENIS: ZVEREV DHE RYBAKINA FITUES NË US OPEN 2026
Aleksandër Zverev në kategorinë e meshkujve dhe Elena Rybakina në atw të femrave janë fituesit e grand slam-it US Open 2026. Zverev mundi amerikanin Ben Shelton, ndërsa Rybakina mundi bjellorusen Sabalenka.
Tenisti gjerman Aleksandër Zverev në finalen dramatike grand slam-it US Open 2026, mundi amerikanin Ben Shelton 3-1 në sete, në duelin që zgjati 3 orë e 36 minuta ale të US Open 2026.
Për gjermanin Aleksandër Zverev ishte kjo finalja e dytë në një Grand Slam në Nju Jork. Në vitin 2020, ai humbi ndaj Dominik Thiem. Ndërsa Shelton arriti në finalen e tij të parë në një Grand Slam. Përpara finales në Nju Jork, Zverev dhe Shelton nuk kishin luajtur kurrë kundër njëri-tjetrit në një turne Grand Slam. Ata kanë gjithsej gjashtë ndeshje mes veti të cilat të gjitha i ka fituara gjermani.
Në kategorinë e femrave Elena Rybakina ka shkruar historinë duke fituar titullin e US Open 2026, pasi mposhti në një finale spektakolare numrin 1 të botës dhe dy herë kampionen në fuqi, Aryna Sabalenka, me rezultatin 2-1 në sete.
Duke filluar nga e hëna, Rybakina do të jetë zyrtarisht numri 1 i ri i renditjes botërore.
Për 27-të vjeçaren, ky është titulli i tretë Grand Slam në karrierë dhe i dyti për këtë sezon, pas suksesit në Australian Open 2026 dhe triumfit të saj të mëparshëm në Wimbledon 2022.
Sport
SHERIFI, SHËNOI GOL IA DEDIKOI SHOKUT TË SKUADRËS QË HUMBI JETËN TRAGJIKISHT!
Një gjest sportiv dhe emocional ka prekur zemrat e futbolldashësve në terrenet e Ligës së Tretë.
Opinioni sportiv por edhe I gjithë vendi u trondit nga lajmi tragjik për vdekjen e 21-vjeçarit, Daniel Nikolovski.
Ramadan Sherifi i cili e shënoi për KF Drita në duelin e xhiros së parë kundër Jehonës së Përshefcës që përfundoi me rezultatin 7:1, golin ia dedikoi futbollistit 21-vjeçar Daniel Nikolovskit, i cili humbi jetën në një aksident trafiku. I ndjeri këtë verë iu bashkuar skuadrës së Dritës nga Bogovina.
Gjesti i Sherifit ka bërë jehonë të madhe në vend duke dëshmuar edhe një herë se sporti bashkon njerëzit.
Talenti nga Tetova humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në drejtimin rrugor Mavrovë – Gostivar. Paraprakisht kishte luajtur për Teteksin, skuadrën gjermane Relingen dhe atë kroate Vitez nga Zara.
Sport
LIGA E DYTË: KF KAMJANI ME HUMBJE MINIMALE NË GJORÇE PETROV
Tre fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe dy fitore të ekipeve mysafire me gjithsejt 17 gola të shënuar është epilogu i gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në xhiron e pestë në ligën e dytë të futbollit. Ndeshja Rabotniçki – AP Brera është anuluar.
Makedonija Gj.P shënoi fitore minimale 1-0 kundër debutuesit në Ligën e dytë ekipit të Kamjanit me një gol të vetë që e realizoi Temelkov në minutën e 70 të lojës.
Me këtë fitore vendasit i dhanë fund serisë prej dy humbjesh dhe iu afruan pjesës së epërme të tabelës me 7 pikë po aq sa ka edhe Kamjani
Në ndeshjet tjera kryesisht fitore kanë shënuar ekipet favorite si Ohri në përballjen me Euromilk 2-1, Novaci kundër Detonit Plaçkovica 3-1, Pelisteri ndaj Shkupit , Osogova në terren të vet pësoi humbje nga Kozhufi 0-1 dhe Shkupi vazhdon të mbetet skuadra e vetme pa asnjë fitore pasi dhe pësoi 0-4 nga Pelisteri.
Në ndeshjen e para fundit të javës së pestë mbrëmë në Strumicë Bellasica dhe Teteksi luajtën barazim 2-2, ndërsa ndeshja Rabotniçki – AP Brera është anuluar.
Pas kompletimit të javës së pestë në ligën e dytë tabelën e kryeson Ohri me 12 pikë e ndjekur nga Pelisteri me 11 dhe AP Brera me 10 pikë dhe një ndeshje më pak. Kamjani me 7 pikë në pozitën e gjashtë.
-
Lajme nga vendi2 months agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

