Connect with us

Lajme nga vendi

FUNDJAVA E ZGJATUR KA HESHTUR DHE BOSHATISUR SHKUPIN!

Published

on

Vikendi i zgjatur dhe temperaturat e larta thuajse e kanë boshatisur kryeqytetin. Shumë qytetarë kanë vendosur t’i ikin vapës, duke zgjedhur të freskohen në destinacionet turistike më të afërta.

Lëvizje e reduktuar vërehet edhe në Tregun e Gjelbër, ku numri i blerësve është dukshëm më i vogël krahasuar me ditët e zakonshme.

Për shkak të vikendit të zgjatur dhe reduktimit të punës, shumë prej tregtarëve kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin ta kryejnë punën e tyre.

Edhe tregtarët, të cilët sot kishin dalë në treg, thonë se fundjava e zgjatur ka ndikuar ndjeshëm në uljen e shitjeve.

Këto tre ose katër ditë është ulur ndjeshëm puna. Për fat të keq, malli nuk qëndron, prishet, edhe pse çmimet janë të përshtatshme për gjithsecilin. Domaten më të mirë, prodhim vendor, e ke 60 denarë. Kemi qepë, po edhe sallata, gjithashtu, janë prodhim i yni, jo i eksportuar. Megjithëse mund të themi se sot është pak më mirë se ditëve të kaluara. Por ajo që mund të them është se blerësit këtë vikend nuk kanë të drejtë të ankohen për çmimet.

Advertisement

Lëvizje në pazar ka pasur sikur gjithmonë. Mesa duket, për shqiptarët nuk ka pushim, sepse çështja ekonomike e bën të veten. S’kemi të holla ne për det.

Valla, qenka shumë dobët, ka pak njerëz. Problem është buxheti.

Përveç tregut, fundjava e zgjatur e ka heshtur edhe Çarshinë e Vjetër, e cila zakonisht është pjesa më e zhurmshme dhe e vizituar nga qytetarët.

Përveç Tregut të Gjelbër, vikendi i zgjatur ka çuar në pushime edhe shitësit në Çarshinë e Vjetër dhe, si rrjedhojë, shumë dyqane janë të mbyllura.

Zhurma e Tregut të Gjelbër dhe e Çarshisë së Vjetër është zhvendosur në pikat kufitare, ku shumë qytetarë presin në kolona për t’u kthyer në shtëpitë e tyre për të vazhduar nga nesër aktivitetet dhe obligimet e përditshme./Tv Koha – Shkup/

Advertisement

Lajme nga vendi

Zjarri në Tearcë dyshohet të jetë i qëllimshëm, Komuna dhe policia hetojnë rastin,autoritetet me apel për kujdes

Published

on

Një sipërfaqe bukur e madhe e fushave të Tearcës dhe u përfshi nga zjarri. Intervenimi në kohë i zjarrëfikësve, autoriteteve dhe vetë qytetarëve bëri që zjarri të vihet nën kontroll dhe që të lokalizohet, e më vonë të shuhet tërësisht. Komandanti i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit në Tetovë, Avni Ameti thotë se mbi 5 orë kanë bërë luftë me zjarrin deri sa e kanë shuar tërësisht. Sipas tij, më së shpeshti këto llojë zjaresh shkaktohen nga vetë faktori njeri, i cili u bëri apel që qytetarët të kenë kujdes të shtuar meqë në këtë periudhë të thatë, zjarri ndizet dhe përhapet shumë shpejtë.

AVNI AMETI – NJTKZ “Afërsisht 5 apo 6 orë kemi intervenuar në këtë terren këtu me gjitha kapacitetet që ka stacioni i Tearcës dhe i Tetovës, pra u përfshimë gjithë këtu. Po ashtu kemi pasur intervenime të tjera të shumëta dje në Tetovë në sipërfaqe të hapura, gjithsej rreth dhjetë zjarre ka pasur dje në Tetovë. Ka pasur për një muaj rreth 30 intervenime që i ka bërë vetëm nënstacioni i Tearcës, ndërsa stacioni i Tetovës dhe i Bogovinës kanë rritje enorme të zjarreve dhe dihet që faktori njeri është kryesori, apo hedhja edhe e qelqit vend e pa vend që shkaktojnë zjarre me këto përmasa”

Kreu i komunës së Tearcës Daut Memishi, ka paralajmëruar përgjegjësi ligjore për personat që me dashje apo nga pakujdesia shkaktojnë zjarre.

“Nuk kemi konstatuar ende, por vërejtjet e para edhe të zjarrfikësve pasi zjarri ishte përhapur në katër pika të ndryshme, nënkupton se ka qenë zjarrvënie me qëllim. Apeloj miqësisht qytetarëve që të kenë kujdes sepse kjo javë do jetë më e nxehta e vitit, dhe meqë ka zjarre edhe në vende tjera, mundojnë ekipet për intervenim nga ajri sepse dje kërkuam ndërhyrje edhe nga ajri, por falë zjarrfikësve edhe të Tetovës u arrit shpejtë të lokalizohet, por falënderoj edhe banorët që ndihmuan për katër deri pesë orë pra arritën ta lokalizojmë. Sot i kemi në terren ekipet që të vërtetohet sa hektar është djegur. Parandaluam që zjarri të kaplojë edhe komunën e Jegunocit”

Memishi thotë se ka pasur zjarrvënie të qëllimshme brenda muajit edhe nëpër disa fshatra të Komunës së Tearcës të cilat vepra po hetohen dhe autorët do përgjigjen para Ligjit. Ndryshe, intervenimi në 36 raste vetëm nga njësiti i Tearcës për brenda një muaji, sipas Memishit dëmton shumë buxhetin e Komunës së Tearcës, andaj ka apeluar banorët që të bëjnë kujdes sidomos gjatë punimeve apo zjarreve që ndezin në fusha për të pastruar tokat./Tv Koha/

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ethet e nilit perëndimor, Cana: 10 të diagnostifikuar, 7 të dyshuar dhe të hospitalizuar

Published

on

Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup aktualisht po trajtohen 17 pacientë me ethet e Nilit Perëndimor. Prej tyre, 10 janë të diagnostikuar me këtë virus, ndërsa 7 të tjerë ende nuk janë të konfirmuar, por kanë simptoma klinike që përputhen me ethet e Nilit Perëndimor.

Drejtori i Klinikës Infektive Fadil Cana për TVM2 tha se të shtatë pacientëve do t’u përsëriten analizat e nevojshme dhe se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë nën mbikëqyrje mjekësore në klinikë derisa gjendja e tyre shëndetësore përmirësohet.

Aktualisht në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të hospitalizuar 10 pacientë, te të cilët është konfirmuar në mënyrë laboratorike prania e etheve të Nilit Perëndimor. Ndërkohë, janë të hospitalizuar edhe 7 pacientë të tjerë, për të cilët ekziston dyshimi se mund të jenë të infektuar, bazuar në gjendjen e tyre klinike. Tek këta pacientë po kryhen analiza dhe metoda të tjera diagnostikuese laboratorike, rezultatet e të cilave priten në ditët në vijim. Deri atëherë, ata do të vazhdojnë të trajtohen në Klinikën për Sëmundje Infektive.” – tha Drejtori i Klinikës Infektive-Shkup, Fadil Cana.

Prej tyre, tre pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe ndodhen në ventilim mekanik, ndërsa të gjithë të tjerët janë në gjendje stabile, sqaroi më tej Cana. Të gjithë pacientët e hospitalizuar janë nga Shkupi.

“Periudha e inkubacionit të sëmundjes zgjat deri në 14 ditë dhe askush nuk mund të parashikojë se si do të zhvillohet ajo te një organizëm i caktuar. Ajo që dihet deri më tani është se më të rrezikuarit janë personat e grupmoshave më të vjetra. Të gjithë pacientët e hospitalizuar janë mbi 60 vjeç dhe kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese.” – u shpreh Drejtori i Klinikës Infektive-Shkup, Fadil Cana.

Advertisement

Ndërkohë, ethet e Nilit Perëndimor kanë vënë në alarm institucionet shëndetësore dhe autoritetet lokale, të cilat kanë intensifikuar masat për luftimin e mushkonjave, bartëset kryesore të virusit.

Në disa komuna, përfshirë edhe Shkupin, po zhvillohet spërkatja nga ajri dhe toka, si pjesë e një përgjigjeje të koordinuar institucionale.

Qyteti i Shkupit këtë javë do ta realizojë spërkatjen e 11-të kundër mushkonjave në të gjithë territorin e kryeqytetit, në kuadër të masave parandaluese, ndërsa deri në fund të sezonit janë planifikuar gjithsej rreth 20 spërkatje të tilla. (Rexhep Qamili, TVM2)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Rritet çmimi i naftës, arrin në 99.5 denarë

Published

on

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,24 % në raport me vendimin e datës 27.7.2026, thuhet në njoftimin e KRRE-së.

Në vendimin e sotshëm është zbatuar shuma e ulur e akcizës prej 2,00 den/l te benzina EUROSUPER BS-95 dheEUROSUPER BS-98 dhe shuma e ulur e akcizës prej 4,00 den/l tek EURODIZELI (D-Е V).

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2.00 den/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,680 denarë/kg

Nga data 5.8.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Advertisement

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 91,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 93,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 99,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 98,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 46,419 (denarë/kilogram).

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat