Connect with us

Lajme nga vendi

SHTABI I KRIZËS NË GOSTIVAR: UJI VAZHDON TË JETË I PASIGURT PËR PIJE!

Published

on

Uji në Gostivar vazhdon të jetë i pasigurt për konsum. Ai mund të përdoret vetëm për qëllime teknike, për ruajtjen e higjienës personale dhe pastrimin e shtëpive. Për të hequr ndalimin për pirjen e ujit dhe përgatitjen e ushqimit, nevojiten tri analiza të njëpasnjëshme me rezultate të rregullta. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas përfundimit të mbledhjes së Shtabit të Krizës deklaroi se në ditët në vijim do të shtohen kontrollet e cilësisë së ujit, në mënyrë që të krijohet një pasqyrë më e qartë se kur qytetarët e Gostivarit do të kenë sërish ujë të pijshëm.

Edhe pse në rrjetin e ujësjellësit të Gostivarit ende është e pranishme bakteri, uji mund të përdoret për larje dhe si ujë teknik, ndërsa ndalimi për konsum mbetet ende në fuqi. Megjithëse autoritetet më herët kishin paralajmëruar se kjo baktere mund të shkaktojë infeksione të lëkurës, syve, veshëve dhe traktit urinar, pas mbledhjes së fundit të Shtabit Kryesor të Krizës u bë e ditur se uji është i sigurt për përdorim teknik.

Sa i përket ujit të pijshëm, ende nuk ka afat se kur do të lejohet përdorimi. Do të priten tri analiza radhazi që duhet të konfirmojnë mungesën e baktereve.

Ministri i Punëve të Brendshme u bëri apel qytetarëve që sa më shpesh ta lënë ujin të rrjedhë nga çezmat, pasi krahas hiperklorinimit, kjo ndihmon në përshpejtimin e procesit të pastrimit të rrjetit.

Në takim u dakorduam se ende kemi situatën e njëjtë faktike lidhur me cilësinë e ujit, respektivisht nuk kemi ujë për të thënë se është në rregull. Mbetemi në rekomandimet e mëparshme. Matja do të bëhet më shpesh dhe sapo të kemi tre rezultate të njëpasnjëshme në të gjitha pikat e matjes në qytet, atëherë qytetarët do t`i njoftojmë se krahas për përdorim teknik, uji mund të përdoret për pije”

Advertisement

Bëhet fjalë për bakterin Pseudomonas aeruginosa, i cili zakonisht shfaqet në ujë të ndenjur. Në periudhën e ardhshme do të shtohen matjet e cilësisë së ujit në pika të ndryshme të rrjetit, ndërsa procesi i hiperklorinimit do të vazhdojë. Sipas autoriteteve, ky bakter shfaqet në ujë të ndenjur që nuk ka qarkulluar nëpër çezma.

“Bakteria më shpesh paraqitet në sistemin e ujësjellëit kur uji nuk qarkullon. Duke marrë parasysh se kishte ndalesë që uji të mos përdoret as teknikisht e as për pije për këtë shkak është vepruar konform protokolleve. Është rritur niveli I klorimit, është bërë pastrimi i rrjetit ujësjellës dhe si laborator këto procese i ndjekim vazhdimisht”

Uji në Gostivar është i ndaluar për pije që nga 17 korriku, pasi autoritetet konstatuan se për 22 ditë pompat kishin futur ujë të ndotur me fekale në rrjetin e ujësjellësit të qytetit. Më 19 korrik u shpall epidemi, ndërsa më 21 korrik Qeveria shpalli gjendje krize 30-ditore në qytet./Tv Koha/ 

Lajme nga vendi

HOXHA HALIMI PËR TV KOHA: VENDIM SHQETËSUES DHE I PAKUPTIMTË!

Published

on

Vendimi i shtetit shqiptar për ta shpallur “non grata” ishte i papritur për hoxhën dhe ish-ushtarin e UÇK-së, Bekir Halimi.

Në një prononcim për TV Koha, Halimi tha se një vendim i tillë ende nuk i është kumtuar zyrtarisht.  Ai u shpreh se është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Shqipëri dhe pret që njoftimin ta marrë përmes rrugëve zyrtare.

Ishte e papritshme një vendim i tillë i shteti amë, të shqiptarëve për ne si personalitet edhe, ne zyrtarisht Akoma nuk e kemi marrë atë vendim. E kemi kontaktu sot ambasadën e RMV-së në Shqipëri që përmes ambasadës sonë të marrim vendimin zyrtar, të shohim për çka bëhet fjalë, por thjeshtë, ai publikim i atij vendimi nga MPB-ja shqiptare ishte një befasi, ishte e papritshme sepse dmth, nuk përputhet me kontributin dhe sakrificën tonë që e kemi bërë gjatë gjithë këtyre dekadave të jetës sonë në shërbim të interest tonë kombëtar.

 Arsyen se pse shteti shqiptar mori një vendim të tillë, Bekir Halimi thotë se nuk e di as vetë ai. Megjithatë, deklaron se do ta ankimojë të njëjtin.

Të gjithë janë të shqetësuar se vendimi është i pakuptimtë, pa bazë ligjore as bazë logjike, për atë shkak ishte edhe ajo përkrahja masive që shihet nëpër rrjetet sociale edhe në qëndrimet e shumë personaliteteve publike, pasiqë aktiviteti im është publik qoftë ai fetar, po edhe ai kombëtar. Për atë arsye të gjithë njerëzit u befasuan me këtë vendim, sepse nuk ka sens, nuk ka logjikë të jetë ai vendim që është marrë. Patjetër, ne nuk mund të pranojmë kësi lloj vendimesh që gjykojmë thellësisht që janë të padrejta dhe jonormale. Ne do të kërkojmë të drejtën tonë edhe Shqipëria është një vend që ne e ndjejmë që është tokë e jona. Liria e qarkullimit në të e llogarisim se është liri bazike dhe sikurse e thamë dje, ne duke pritur Shqipëria për kontributin që kemi dhënë të na mbështet, të na jep nënshtetësi nderi, ata neve na e kufizojnë lëvizjen.

Advertisement

Ndryshe, një ditë më parë, në media u raportua se Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë, përmes një vendimi, i ka shpallur “non grata” imamin Bekir Halimi dhe analistin politik, Valon Bela. Një vendim të ngjashëm, disa muaj më parë, shteti shqiptar e mori edhe ndaj shtetases së Kosovës, Igballe Huduti./Tv Koha – Shkup/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mërgata dhuron 41 komplete profesionale për zjarrfikësit e Strugës

Published

on

Njësia Territoriale e Zjarrfikjes në Strugë ka pranuar donacion prej 41 kompleteve profesionale rezistente për fikjen e zjarreve nga bashkëvendasi Qëndrim Kala, i cili jeton dhe punon në Zvicër.

Sipas njoftimit të Komunës së Strugës, Kala, i cili është edhe vullnetar në njësinë e zjarrfikjes në komunën e Urdorfit në Zvicër, e realizoi donacionin në shenjë mbështetjeje për kolegët e tij në vendlindje.

Kryetari i Strugës, Mendi Qyra, e ka falënderuar për kontributin, duke vlerësuar solidaritetin e mërgatës ndaj komunitetit lokal.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mustafa Dauti: Korriku shënoi arkëtimin më të lartë mujor në histori

Published

on

Drejtoria e Doganave në muajin korrik realizoi nivelin më të lartë historik të arkëtimit mujor të të hyrave, në vlerë prej 14,14 miliardë denarësh, që është 1,5 miliardë denarë ose 11,8% më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Këto rezultate dëshmojnë se sistemi i ndërtuar gjatë dy viteve të fundit ka rritur aftësinë e shtetit për të gjeneruar më shumë të hyra.
Në mënyrë kumulative, nga fillimi i vitit deri në fund të korrikut, Drejtoria e Doganave realizoi 80,5 miliardë denarë, ose rreth 1,3 miliardë euro të hyra, që është 87,6 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Continue Reading

Më të lexuarat