Connect with us

Lajme nga vendi

JANEVSKA: NË SHTATOR 4.900 FILLORISTË MË PAK?!

Published

on

Në muajin shtator pritet të ketë rreth 4.900 nxënës të klasës së parë më pak krahasuar me vitin e kaluar, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke theksuar se shifra ende nuk është përfundimtare.

Edhe për vitin e ri shkollor, ekspertët si shkak kryesor të kësaj rënieje përmendin problemet kronike me të cilat përballet vendi. Sipas tyre, numri i nxënësve të klasës së parë po zvogëlohet për shkak të rënies së natalitetit, por edhe si pasojë e emigrimit të përhershëm të popullsisë në moshë riprodhuese dhe asaj në moshë pune.

Në konferencën për media në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ku u publikuan rezultatet e maturës shtetërore, ministrja tha se po zvogëlohet numri i nxënësve të shkollave të mesme dhe i studentëve, por rënia më drastike vërehet te numri i nxënësve që regjistrohen në klasën e parë.

“Numri i studentëve po zvogëlohet, pasi kemi gjithnjë e më pak nxënës edhe në shkollat fillore, edhe në ato të mesme. Këtë vit numri i nxënësve në shkollat e mesme është ulur, por jo në mënyrë drastike. Këto shifra nuk janë përfundimtare, pasi në muajin gusht do të ketë edhe afatin e tretë të regjistrimit. Megjithatë, numri i nxënësve në arsimin fillor është ulur ndjeshëm dhe aktualisht bëhet fjalë për mbi 4.000 fëmijë më pak se vitin e kaluar. Shifra ende nuk është përfundimtare, sepse regjistrimet vazhdojnë dhe shpresojmë të zvogëlohet pak, por ajo mbetet shumë shqetësuese nga aspekti demografik. Më vjen keq ta them, por ky është fakt dhe është publikuar edhe nga Enti i Statistikës – deri tani kemi rreth 4.900 nxënës të klasës së parë më pak se vitin e kaluar. Edhe nëse regjistrohen të tjerë, do të kemi së paku 3.000 nxënës më pak. Këtë trend e presim edhe vitin e ardhshëm, gjë që është dëshpëruese për vendin”, deklaroi Janevska.

Në Komunën e Tetovës pritet që 1025 nxënës të regjistrohen në shkollat fillore. Nëse bëjmë një krahasim me vitin e kaluar, ky numër është rritur për rreth 90 nxënës, por mbetet për t’u parë se sa nga këta fëmijë ndodhen aktualisht në Maqedoni dhe nuk janë shpërngulur.

Advertisement

Nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës thonë se të dhënat nga librat amë tregojnë se ka një rritje të numrit të nxënësve.

Nga ky sektor përmendën edhe njoftimin se Komuna e Tetovës do të subvencionojë me nga 100 euro çdo nxënës që regjistrohet në klasën e parë në shkollat fillore të qytetit./Tv Koha/

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat