Sport
BOKSIERI TETOVAR SEMI ELMAZI PJESËMARRËS NË KAMPIONATIN EUROPIAN
Qyteti i Loznicës në Serbi nga dita e sotme e deri më 22 gusht do të jetë arena ku do të mbahet kampionati Europian i boksit i për junior ku janë paraqitur 131 boksiere vajza dhe 241 boksier meshkuj nga 35 vende europiane në mesin e të cilëve edhe Maqedonia e Veriut me 3 boksierë.
Reprezentacioni Maqedonisë së Veriut në boks sot ka udhëtuar në Loznicë të Serbisë ku do të merë pjesë në kampionatin Europian të boksit në kategorinë U-19 . Ekspedita e Maqedonisë në këtë kampionat evropian do të prezantohet me tre boksier, Semi Elmazi në kategorinë -60 kilogram, Nikolla Tasevski në kategorinë -70 kilogram dhe Abdulkadir Daci në kategorinë -90 kilogram .
Boksieri tetovar i Shkëndija Box, Semi Elmazi, para nisjes për në Loznicë, për TV Koha, u shpreh se është maksimalisht i përgatitur për këtë evropian të boksit dhe me dinjitet do ta prezantojë vendin.
‘’Shpresoj që të jap maksimumin në këtë evropian. Jam i përgatitur maksimalisht . Po ashtu na ka ndihmuar shumë edhe trajneri Jusuf Hasimi . Falënderoj Federatën që më ka ftuar se është krenari që të garoj në këtë kampionat evropian. Është hera e dytë që garoj për reprezentacionin dhe shpresoj që do të japi maksimumin për shtetin tim, nacionalitetin tim dhe shpresoj që do dalë në vendin e parë’’ deklaroi boksieri Semi Elmazi.
Semi Elmazi para nisje u shpreh mjaftë optimist edhe pse ka respekt të posaçme për çdo kundërshtarë të mundshëm.
‘’Pres që të marrë vendin e parë . Por prapë nuk i dihet se unë respektoj secilin kundërshtar që e kam përpara. Por besoj se do të kthehem me fitore dhe me medaljen gold’’ tha Semi Elmazi
Ekipi përfaqësues do të drejtohet nga trajneri Petre Çurlinovski, i cili do të kujdeset për përgatitjen dhe paraqitjen e boksierëve të Maqedonisë në ringun evropian.
Në kampionatin Evropian të Boksit U-19 marrin pjesë 241 boksier dhe 131 boksiere vajza nga 35 vende .
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
TETOVA NË “KUQ E ZI”, BALLISTËT NISIN OPERACIONIN ANTI-HIBERNIAN!
Fitorja kundër rivalit të përbetuar Vardarit, ka ngjallur euforinë në mesin e tifozerisë së Shkëndijës dhe tashmë “Ballistët” kanë nisur operacioni anti-Hibernian.
“Shkëndija – Hibernian 13.08”, “Besojmë në kualifikim”, “Ty Shkëndi të qofsha falë”, “Ekspedita Kuq e Zi” janë përmbajtjet e pankarteve që janë vendosur në disa pika strategjike të Tetovës e që paralajmërojnë ndeshjen e kthimit Shkëndi ja – Hibernian që zhvillohet të enjten në Shkup.
Por, jo vetëm kaq!
Ka nisur edhe mobilizimi I nëngrupeve të “Ballistëve” sikurse “Sokolat e Teqes” me mesazhin “Të gjithë në stadium, i madh e i vogël, si në kohët e vjetra, Sokolat e Teqes çdoherë në përkrahje të Shkëndijës”, por edhe I grupit të tifozëve “T.X.T”.
I gjithë ky mobilizim bëhet si një ftesë publike drejtuar të gjithë shqiptarëve që në numër sa më të madh të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit në Shkup, për të mbështetur Shkëndinë në ndeshjen evropiane kundër ekipit skocez dhe për të shënuar një faqe të ri të historisë së klubit në garat evropiane.
Në shitje kanë dalë edhe biletat.
Klubi tetovar njofton se ndeshja Shkëndija- Hibernian FC mund të ndiqet për vetëm 200 denarë, ndërsa mund të gjenden në disa Tobacco në Tetovë, lokacione në qytete tjera të vendit dhe online përmes rrjetit mktickets.mk.
Ditën e ndeshjes biletat do të gjenden në pikat e shitjes së stadiumit ‘Todor Proeski’.
Tifozëve u rekomandohet prej më parë të pajisen me biletë.
Në prag të ndeshjes kthyese, Shkëndija ka kompletuar stafin teknik të ekipit të parë që drejtohet nga Artim Pollozhani, me Agron Memedin dhe Diamant Kadriollin që i bashkohen kuqezinjve.
Dy emrat e rinj plotësojnë stafin ku bëjnë pjesë edhe Kushtrim Voka dhe trajneri kondicional Saimir Fetai, pas rikthimit të Bekim Osmanit në Shkollën e Futbollit dhe vazhdimit të angazhimit të Seladin Mustafit jashtë vendit.
Nga ana tjetër nga dita e djeshme sulmuesi i krahut, Sebastjan Spahiu, nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës.
Klubi dhe lojtari kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e parakohshme të kontratës.
![]()
Sport
SALAH MBËRRIN NË TRABZON – TURQIA “DIGJET” NGA EMOCIONET!
Transferimi i bujshëm i Mohamed Salah te Trabzonspor vazhdon të jetë tema kryesore në Turqi, ndërsa një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e tifozëve.
Mohamed Salah ka përjetuar një pritje spektakolare në aventurën e tij të re te Trabzonspori.
Pas prezantimit zyrtar me fanellën me numrin 61, një zgjedhje simbolike në shenjë respekti për tifozët e klubit turk, mijëra mbështetës u mblodhën në stadium për të përshëndetur yllin egjiptian.
Numri 61 ka një domethënie të veçantë për Trabzonin, pasi ishte kodi i vjetër i provincës dhe shenja dalluese e targave të qytetit. Me kalimin e viteve ai është kthyer në një simbol identiteti dhe besëtytnie për tifozët e Trabzonsporit.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit mbeti i mahnitur nga atmosfera e krijuar në stadium. Salah filmoi gjithçka me telefonin e tij, duke mos e fshehur emocionin për pritjen e jashtëzakonshme që iu rezervua nga tifozët.
Por përveç entuziazmit të tifozëve, Salah pritet të përfitojë edhe financiarisht nga transferimi.
Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me vlerë 10 milionë euro në sezon, plus bonuse, si edhe një bonus prej 7 milionë eurosh në momentin e firmës.
Marrëveshja përfshin edhe një klauzolë të veçantë për të drejtat e imazhit.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Mohamed Salah do të përfitojë 20% të të ardhurave nga shitja e fanellave dhe produkteve të tjera zyrtare që mbajnë emrin e tij, një detaj që mund ta bëjë transferimin edhe më fitimprurës për sulmuesin egjiptian.
Sport
SHKËNDIJA ME REZULTAT AKTIV PËR REVANSHIN NË SHKUP
Shkëndija e nga Edinburgu kthehet me disfataë minimale 2-1 nga Hibernian në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Konferencë Liga. Ndeshja kthyese zhvillohet në Shkup më 13 gusht me fillim në ora 20:00
Shkëndija është mposhtur me rezultat 2:1 nga skuadra skoceze Hibernian, në ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator të UEFA Konferencë Liga që u zhvillua në Edinburg.
Spektakli ishte rezervuar për 20 minutat e fundit të kohës së rregullt.
Fillimisht kaloi Hibernian në avantazh në minutën e 73-të. Vetëm tre minuta më vonë barazoi Shkëndija me Gjorgjievskin pas një asistimi të kapitenit Arbin Zejnullai.
Golin e fitores vendasit e shënuan aksidentalisht në minutën e 90-të me autor O’Hora. Përkundër kësaj humbjeje minimale, fati i kualifikimit mbetet tërësisht i hapur për ndeshjen e kthimit që luhet të enjten e ardhshme në Shkup.
Ndeshje e rëndësishme me një kundërshtar që është fizikisht i mirë. Unë mendoj që me atë që dhanë dy ekipet në fushë sot, mund të ishte rezultati i drejtë, por që mënyra se si erdhi, me një goditje standarde në fund, na vjen keq sepse mund të evitohej. Por që ka ndeshje kthimi, është ndeshje me eliminim, patjetër që do të tentojmë që të marrim maksimumin në Shkup. Unë mendoj që çunat dhanë maksimumin. Kishim problematika në fazën e mbrojtjes në pjesën e parë, që mendoj që pjesën e dytë i evituam për vetë faktin që në krahun e majtë nuk ishte roli natyral i Zejnullait, por që ai sakrifikoi për ekipin. Por që në atë fazën e mbrojtjes në 30 metrat e fundit, nuk ishte si plan që ne të zbresim poshtë, pavarësisht se kundërshtari ndonjëherë të vë në vështirësi që të zbresësh, unë mendoj që këtë problematikë pjesën e dytë e rregulluam pak. Dhe me një vëmendje tjetër ose me një vëmendje të shtuar, mendoj që mund të dilnim të pamposhtur këtu. Por që me atë që dhanë në fushë ekipet, mund të jetë rezultati i drejtë, por vetë fakti se si erdhi është mërzitje me të vërtetë për ekipin tonë” deklaroi trajneri Artim Pollozhani
Pas kthimit nga Skocia ekipi kuqezi menjëherë vazhdon punën, pasi që të dielën në Shkup zhvillohet derbi i sezonit Vardari – Shkëndija.
Ndeshja kthyese e raundit të tretë kualifikues Shkëndija – Hibernian, do të zhvillohet me 13 gusht me fillim në ora 20:00 në Shkup.
SHABAN SINABNI – TV KOHA

