Lajme nga vendi
Humb jetën 19 vjeçarja në aksident trafiku në rrugën Strumicë – Novo Sellë
Ministria e Brendshme njoftoi se është ndaluar një banor i Strumicës, i cili, duke drejtuar një automjet nën ndikimin e alkoolit në gjak prej 1.75 promil, mori pjesë në një aksident trafiku në të cilën humbi jetën një 19-vjeçare me në një motoçikletë.
“Më 13.08.2026, në SPB Strumicë u raportua se rreth orës 23:30 në rrugën kryesore të pikës kufitare Strumicë – Novo Sellë, në zonën e fshatit Tërnovë, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Seat Leon” me targa të Strumicës, të drejtuar nga S.B. (29) nga Strumica dhe një motoçiklete pa targa, të drejtuar nga A.D. (19) nga fshati Ilovicë.
Në aksident, 19-vjeçarja K.J., pasagjere në motoçikletë, vdiq në vendngjarje nga lëndimet e marra, ndërsa vdekja u konfirmua nga një mjek nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Ndërsa, drejtuesi i motoçikletës, A.D., pësoi lëndime trupore, të cilat u konfirmuan në Qendrën Mjekësore të Strumicës”, njoftojnë nga policia.
Shoferit të automjetit “Seat” i është bërë testi i alkoolit dhe është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.75 promil alkool në gjak dhe është privuar nga liria. Gjithashtu është konstatuar se shoferi i motoçikletës, A.D., drejtonte një motoçikletë të paregjistruar dhe pa leje drejtimi.
Trafiku në autostradën Strumicë-GSH Novo Sellë, pranë Turnovës, është ndërprerë në të dy drejtimet në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 02:30. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi./Telegrafi/
Lajme nga vendi
Taravari: Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Lirim Hajredinit
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Lirim Hajredinit, drejtor operativ i televizionit Alsat-M dhe një emër i njohur i medias shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Humbja e tij është e rëndë para së gjithash për familjen dhe të afërmit, por edhe për kolegët dhe gjithë komunitetin mediatik, ku për shumë vite dha kontributin e tij profesional.
Aleanca për Shqiptarët i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajredini, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij në televizionin Alsat.
Në këto momente të dhimbshme, jemi pranë familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan Lirimin.
Lajme nga vendi
Angellov: Dje ishte dita më e vështirë e këtij sezoni me zjarret
Dje ishte dita më e vështirë e këtij sezoni zjarresh për sa i përket kërcënimit për zonat e populluara, pasi patëm dy zjarre alarmante, tha Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).
Situata ishte veçanërisht e vështirë në fshatin Bogomillë në komunën e Çashkës, ku zjarri arriti në shtëpitë e para. Reagimi i shpejtë i popullsisë lokale, së bashku me ndërhyrjen e zjarrfikësve të Velesit, parandaloi që zjarri të shkaktonte një katastrofë më të madhe.
Më kritikja ishte në Rajonin e Pelagonisë, ku zjarret kërcënuan fshatrat Ivanovci, Lozneni dhe Novo Selane. Angellov personalisht mbërriti në Lozneni, ku, siç e përshkroi ai, vija e zjarrit ishte vetëm pesëdhjetë metra larg shtëpive dhe lëvizte nëpër bar të thatë mbi gjysmë metri të lartë.
“Deri në orën 7:30 e mëngjesit të sotëm, në vend janë regjistruar gjithsej 40 zjarre, nga të cilat gjashtë janë aktive, tre janë nën kontroll dhe 31 janë shuar”, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësra
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësra.
Në orët e pasdites pritet të ketë reshje të shiut dhe erë të fortë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri 19 gradë, ndëra temperaturat maksimale do të lëvizin nga 28 deri 33 gradë celsius.
Edhe për nesër moti pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut.

