Lajme nga vendi
QMK: Gjashtë zjarre aktive në hapësira të hapura, tre nën kontroll dhe 31 të shuar
Deri në orën 7:30 të mëngjesit janë regjistruar 40 zjarre aktive në hapësirë të hapur, nga të cilat 6 janë aktive, 3 nën kontroll, ndërsa 31 janë shuar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Aktive janë zjarret në Komunën e Studeniçanit – mbi fsh. Moranë, Vërtekicë dhe Ramni Gabër ku po digjet pyll i përzier, në Makedonski Brodit – vendi i quajtur Vidush, te fsh. Dragov Dol (vegjetacion i ulët, pyll i ulët dhe shkurre), në komunën e Manastirit – fsh. Llopaticë (vegjetacion i ulët), në komunën e Novacit – fsh.Makovë, Mojno dhe Bërnik (vegjetacion i ulët dhe pyll i degraduar), komuna e Krushevës – në drejtimin nga fsh. Aldanc deri në fsh. Norovë (pyll i ulët i degraduar dushku), dhe në komunën e Velesit – fsh. Slëp ku zjarri ka përfshirë pyllin.
Nën kontrollë janë tre zjarre – deponia në Komunën e Dellçevës, në komunën e Mogillës – fsh. Loznani dhe Vasharejcë (vegjetacion i ulët) dhe komunën e Jegunovcës – fsh. Kopancë (përfshihet pylli).
QMK raporton për 31 zjarre të shuara:
Komuna e Sarajit: Saraj (vegjetacion i ulët dhe pemë), Komuna e Sarajit: fsh. Semenishtë (vegjetacion me pisha dhe vegjetacion i ulët), Komuna e Sarajit: fsh. Raoviq (vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier), Komuna e Prilepit: fsh. Senokos (traversa hekurudhore), Komuna e Prilepit: te fabrika e vjetër “Partizanka” (vegjetacion i ulët), Komuna e Prilepit: rruga rajonale fsh. Berovc – fsh. Veselçan (vegjetacion i ulët), Komuna e Prilepit: vendi “Varosh” (vegjetacion i ulët), Komuna e Prilepit: rruga “Blagoja Shukurovski”, përballë kishës “Shën Dimitri” (vegjetacion i ulët), Komuna e Prilepit: mbi barakat e Varoshit (vegjetacion i ulët), Komuna e Krivogashtanit: fsh. Mirçe Acev, përkatësisht fsh. Petrovë (bletari), Komuna e Krushevës dhe Dollnenit: fsh. Selcë dhe fsh.Zhitoshe (vegjetacion i ulët), Komuna e Novosellës: ndërmjet fsh. Borisovë dhe fsh.Koleshinë (dy deponi ilegale), Komuna e Vasilevës: fsh. Vasilevë (deponi), Komuna e Ohrit: fsh. Velgoshti (vegjetacion i ulët), Komuna e Ohrit: Petrino, rruga “15-ti Korpus” (hamullore), Komuna e Strugës: fshati Tateshi i Poshtëm (vegjetacion i ulët dhe pyll i ulët), Komuna e Strugës: fsh. Koroshishtë (hanullore, vegjetacion i ulët dhe plantacione me lajthi), Komuna e Kërçovës: fsh. Manastirsko Dolenci (pyll i ulët i degraduar), Komuna e Kërçovës: fsh. Garani (hanullore dhe shtëpi), Komuna e Çashkës: Bogomillë, te stacioni hekurudhor (vegjetacion i ulët, traversa hekurudhore prej druri dhe shtylla), Komuna e Velesit: ndërmjet fsh. Slivnik dhe fsh. Buzallkovë (vegjetacion i ulët, shkurre dhe shtylla), Komuna e Kavadarit: fsh. Çemersko (bar i thatë dhe shkurre), Komuna e Kavadarit: rruga “Sremski Front” nr. 18, Komuna e Kumanovës: fsh.Kosmatec (vegjetacion i ulët), Komuna e Likovës: fsh. Sllupçan (kashtë e thatë dhe një pjesë e shtëpisë), Komuna e Jegunovcës: fsh. Siroçin (deponi), Komuna e Jegunovcës: mbi fsh. Kopancë (vegjetacion i ulët dhe shkurre të vogla), Komuna e Tetovës: fsh. Xhepçishtë (vegjetacion i ulët), Komuna e Vrapçishtit: fsh. Gradec (vegjetacion i ulët dhe mbeturina), Komuna e Gostivarit: në dalje të Gostivarit (vegjetacion i ulët), Komuna e Gostivarit: fsh. Strajan (vegjetacion i ulët).
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

