Connect with us

Lajme nga vendi

Humb jetën 19 vjeçarja në aksident trafiku në rrugën Strumicë – Novo Sellë

Published

on

Ministria e Brendshme njoftoi se është ndaluar një banor i Strumicës, i cili, duke drejtuar një automjet nën ndikimin e alkoolit në gjak prej 1.75 promil, mori pjesë në një aksident trafiku në të cilën humbi jetën një 19-vjeçare me në një motoçikletë.

“Më 13.08.2026, në SPB Strumicë u raportua se rreth orës 23:30 në rrugën kryesore të pikës kufitare Strumicë – Novo Sellë, në zonën e fshatit Tërnovë, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Seat Leon” me targa të Strumicës, të drejtuar nga S.B. (29) nga Strumica dhe një motoçiklete pa targa, të drejtuar nga A.D. (19) nga fshati Ilovicë.

Në aksident, 19-vjeçarja K.J., pasagjere në motoçikletë, vdiq në vendngjarje nga lëndimet e marra, ndërsa vdekja u konfirmua nga një mjek nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Ndërsa, drejtuesi i motoçikletës, A.D., pësoi lëndime trupore, të cilat u konfirmuan në Qendrën Mjekësore të Strumicës”, njoftojnë nga policia.

Shoferit të automjetit “Seat” i është bërë testi i alkoolit dhe është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.75 promil alkool në gjak dhe është privuar nga liria. Gjithashtu është konstatuar se shoferi i motoçikletës, A.D., drejtonte një motoçikletë të paregjistruar dhe pa leje drejtimi.

Trafiku në autostradën Strumicë-GSH Novo Sellë, pranë Turnovës, është ndërprerë në të dy drejtimet në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 02:30. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi./Telegrafi/

Advertisement

Lajme nga vendi

Iseni:BDI-ja çdo ditë gënjen, ne çdo ditë i demantojmë!

Published

on

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së për punësimet në institucionet shtetërore, duke thënë se, sipas tij, faktet i demantojnë pretendimet e kësaj partie.

“Nuk e kuptoj si nuk turpërohet BDI-ja që çdo ditë del me shpifje të reja, ndërsa faktet i demantojnë njëra pas tjetrës”, ka shkruar Iseni në një reagim në rrjetet sociale.

“BDI-ja çdo ditë gënjen, ne çdo ditë i demantojmë!

Nuk e kuptoj si nuk turpërohet BDI-ja që çdo ditë del me shpifje të reja, ndërsa faktet i demantojnë njëra pas tjetrës.

Në konkursin e fundit kanë qenë 496 punësime, prej të cilëve mbi 70 shqiptarë. Këto janë fakte, jo propagandë.

Advertisement

Por le ta kujtojmë edhe një fakt tjetër: kur BDI-ja ishte në pushtet dhe kishte edhe zëvendësministër në MPB, ministri i atëhershëm, në paraqitjet publike, ua mbyllte gojën dhe nuk i lejonte të flisnin.

Sot, të njëjtët që atëherë heshtnin, na shesin moral e drejtësi.

Le të vazhdojnë me gënjeshtra. Ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi me fakte.

Sepse përveç atyre që vetë u besojnë gënjeshtrave të tyre, vështirë se ka mbetur dikush tjetër që u beson.”, është shprehir ai. (INA)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI: Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një kumtese për shtyp njofton se, të dhënat e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë për një rënie serioze të përfaqësimit të shqiptarëve në polici.

“Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë. Kjo përbën rreth 7 për qind të numrit të përgjithshëm.

I njëjti disproporcion u pa edhe gjatë shënimit të Ditës së Policisë. Nga 30 policët e dekoruar si më të mirët, vetëm një ishte shqiptar. Këto dy të dhëna japin një pasqyrë të qartë të drejtimit që ka marrë politika e kuadrove në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Policia ishte një nga institucionet kryesore ku Marrëveshja e Ohrit solli ndryshim të thellë në përfaqësimin e shqiptarëve. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat u vendos si standard kushtetues pikërisht për të siguruar që institucionet shtetërore ta reflektojnë karakterin multietnik të vendit. Sot, 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, të dhënat nga MPB tregojnë një kthim prapa në këtë proces. Më pak se 40 shqiptarë nga 549 policë të rinj dhe vetëm një shqiptar nga 30 policë të dekoruar janë tregues konkretë të kësaj politike. BDI do të vazhdojë të ndjekë çdo konkurs, avancim dhe emërim në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në institucionet tjera shtetërore, si dhe të publikojë çdo rast të cenimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, thonë nga BDI.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Zjarret në Greqi, MPJ-ja tregon se ku mund të paraqiten shtetasit e RMV-së që kanë nevojë për ndihmë

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën apel qytetarëve tanë që ndodhen në zonat e prekura nga zjarret në Greqi dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë numrin kujdestar të Ministrisë +389 75 268 736, adresën elektronike globalsos@mfa.gov.mk, si dhe në numrat kujdestarë të Konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Selanik: +30 694 526 8068 dhe +389 71 323 001.

Njëkohësisht, shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në zonat e prekura këshillohen të ndjekin me kujdes situatën dhe të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve lokale.

MPJTJ njofton se po e ndjek me vëmendje situatën aktuale me zjarret në Greqi, përmes përfaqësisë diplomatiko-konsullore në Selanik dhe në komunikim me institucionet kompetente greke.

Continue Reading

Më të lexuarat