Sport
FIFA NIS HAKMARRJEN – KRITIKOI INFANTINON, SHKARKOHET KEVIN LAMOUR!
Shkaku i kritikave publike ndaj kryetarit të FIFA-s, Giani Innfantino ng puna është larguar Kevin Lamour, drejtori operativ i FIFA-s. FIFA ka konfirmuar se punësimi i Lamur, që ishte drejtor për operacione, ka skaduar më 17 gusht, duke mos dhënë detaje për shkarkimin e tij.
Kevin Lamour, drejtori operativ i FIFA-s, është pushuar nga puna nga organizmi që drejton futbollin botëror. Drejtuesi francez gjatë javëve të fundit kishte kritikuar publikisht presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Lamour ishte kundër planit të kreut të FIFA-s, që parashikonte shitjen tek investitorët privatë të një pakete prej 20% të kuotave të Kupës së Botës. Ai ishte shprehur se ishte “mashtruar” nga Infantino.
Pjesëtarëve të Këshillit të FIFA-s u është komunikuar se “vendimi është marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe në respekt të plotë për Kevin”.
Infantino kohët e fundit është vënë në qendër të kritikave dhe disa federata dhe konfederata kanë dalë hapur kundër tij, për shkak se planifikoi të shiste Botërorin te privatët.
Sport
LIGA E PARË: JAVA E KATËRT NIS ME NDESHJEN BREGALNICA – BASHKIMI
Java e katërt e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor hapet nesër me ndeshjen Bregallnica – Bashkimi.
Dy ekipet në tre xhirot e para nuk mund të lëvdohen se kanë shënuar ndonjë sukses të veçantë. Bregallnica ka shënuar një fitore dhe dy humbje, ndërsa Bashkimi ka tre humbje.
Dy skuadrat do të përpiqen të dëshmojnë se kriza në fillim të kampionatit tanimë është kaluar duke pretenduar për rezultate pozitive.
Ekipi i Bashkimit vazhdon me prurjen e përforcimeve të reja.
Së fundmi, prurja e re është Fati Ismaili, një emër i njohur në futbollin vendor meqë ka qenë pjesë e Shkupit, Rabotniçkit dhe Gostivarit ndërsa ka luajtur edhe në Kosovë për Vushtrrinë dhe Dinamo e Ferizajit.
Prurja tjetër është Stefan Ristovski, sulmues krahu, i cili vjen nga Detonit Plaçkovica.
Ndeshja Bregallnica – Bashkimi luhet nesër me fillim në ora 19:00.
Të shtunën takohen Skopje – Tikveshi dhe Shkëndija Haraçinës – Arsimi, ndërsa të hënën Vardari – Sileksi dhe Shkëndija – Struga Trim Lum.
Sport
NESËR FILLOJNË LOJËRAT E 20-ta MESDHETARE ‘’TARANTO 2026’’
Nesër zyrtarisht hapet edicioni i 20-të Lojërat Mesdhetare ‘’Taranto 2026’’ ku pritet të marrin pjesë afro 5.000 sportistë nga 26 vende. Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet me 130 sportistë , Shqipëria me 70 , ndërsa Kosova me 163 sportistë.
Nga 21 gusht e deri më 3 shtator mbahet edicioni i 20-të i Lojërave Mesdhetare ‘’Taranto 2026’’ ku pritet të marrin pjesë afro 5.000 sportist nga 26 vende nga Europa, Azia dhe Afrika të cilët do të garojnë në 32 sporte.
Në Lojërat e 20-ta Mesdhetare Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet me numër rekord prej 130 sportistëve që do të garojnë në 19 sporte në mesin e të cilave edhe në katër sporte ekipore Volejboll për femra, hendboll për femra, futboll për meshkuj dhe ekipi i basketbollit 3×3 të meshkujve.
Shqipëria do të marrë pjesë me 70 sportistë në 16 disiplina sportive. Në lojërat kolektive prezantohet me futbollin, ku kuqezinjtë e Alban Bushit janë në grup me Italinë, Kosovën dhe Algjerinë, në Atletikë do të prezantohet me Markelio Mema e Xhipsi Moreno në hedhje çekiçi, si dhe Franko Burraj në 200 e 400 metra.
Kosova do të shënojë pjesëmarrjen më të madhe në historinë e saj në Lojërat Mesdhetare, duke u paraqitur në edicionin Taranto 2026 me një delegacion rekord prej 163 sportistësh, të cilët do të garojnë në 21 disiplina sportive.
Në pritje të Lojërave, fokusi ishte në përgatitjet cilësore, përkushtimin dhe mbështetjen për atletët pjesëmarrës , të cilët me krenari do të mbrojnë ngjyrat e vendeve prej nga vijnë dhe do të promovojnë vlerat olimpike, sportivitetin dhe lojën e ndershme në skenën ndërkombëtare sportive.
Lojërat Mesdhetare, të cilat përherë të parë janë organizuar para 75 viteve në Aleksandri të Egjiptit janë një ngjarje me shumë sporte që bashkon sportist nga vendet e rajonit të Mesdheut.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
FFM TËRHEQ MBËSHTETJEN PËR INFANTINON PËR RIZGJEDHJE SI PRESIDENT I FIFA-S!
Federata e Futbollit e Maqedonisë ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një mandat të ri si kreu i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).
Lidhur me këtë vendin, FFM ka dërguar edhe një njoftim zyrtar me shkrim:
“Pas takimit të presidentëve të shoqatave anëtare të UEFA-s me Presidentin dhe Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, Federata e Futbollit e Maqedonisë ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për rizgjedhje si President i FIFA-s për periudhën 2027–2031. FFM-ja ka dërguar një njoftim zyrtar me shkrim për vendimin.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të kujdesshëm të zhvillimeve të fundit dhe mënyrës se si drejtohet FIFA, veçanërisht në aspektin e qeverisjes së mirë, integritetit institucional dhe transparencës në marrëdhëniet me federatat kombëtare.
FFM-ja beson se besimi, llogaridhënia dhe dialogu i hapur duhet të jenë themeli i qeverisjes së futbollit botëror. Interesat më të mira të futbollit dhe zhvillimi i tij duhet të vijnë gjithmonë në radhë të parë.
Si anëtare e UEFA-s, FFM-ja mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj parimeve dhe vlerave të përbashkëta të futbollit evropian dhe do të vazhdojë të qëndrojë së bashku me të gjitha federatat kombëtare që janë të përkushtuara për mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e futbollit.
Ne mbetemi të përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, me një të vetëm “Qëllimi është të mbrojmë dhe promovojmë interesat e futbollit”,
-
Lajme nga vendi3 weeks agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga vendi2 months agoZv/kryeministri Bekim Sali: Suedia mbetet mbështetëse e fuqishme e perspektivës sonë evropiane
-
Lajme nga vendi1 month agoKronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 08 Korrik

