Connect with us

Lajme nga vendi

KF ARSIMI MUNDI 2-0 SHKËNDIJËN E HARAÇINËS NË ÇAIR

Published

on

Arsimi i Çegranit ka shënuar fitore të madhe në transfertë kundër ekipit  të Shkëndijës së Haraçinës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Çairit në kuadër të  javës së katërt në Ligën e parë të futbollit vendor. Hero i takimit  ishte autori i dy golave Lorik Jakupi.

Ndeshja derbi mes Shkëndijës  së Haraçinës dhe Arsimit  të Çegranit që u zhvillua  në stadiumin e Çairit në Shkup  në kuadër të javës  së katërt  të kampionatit në Ligën e Parë, përfundoi me fitoren e ekipit mysafirë  0-2 .

 Hero i kësaj  përballjeje doli të jetë ish futbollisti kuqezi Lorik Jakupi me dy super gola në minutat 81-të dhe  90-të.

Ndeshjen Shkëndija  Haraçinë – Arsimi  e ndoqën një numër  i konsiderueshëm  i tifozëve.

Pas ndeshjes trajneri I haraçinasve, Berat Imeri,  pranoi përgjegjësinë e tij për këtë disfatë.

“E dinim se do të jetë  vështirë kundër  Arsimit, një kundërshtarë  shumë serioz. Mendoj se na  ishim OK sot  përveç minutave të fundit të ndeshjes ku kundërshtari na ndëshkoj me dy kundërsulme apo me dy  goditje. Ne në shumicën e ndeshjes e kemi kontrolluar lojën kishim rastet tona,  kishim posedimin e topit, po ja  në futboll ndodhin ndeshje  këtilla.  Gjithmonë kësi lloje situata unë mbajë përgjegjësinë, trajneri është përgjegjës për këtë  humbje. Besoj  që do rikthehemi te fitoret, duhet të vazhdojmë punojmë mos  u bëjmë presion djemve. I  gjithë presioni në këtë situatë  duhet të jetë mbi trajnerin “ deklaroi trajneri i Shkëndisë së Haraçinës, Berat Imeri.

Advertisement

 Trajneri i Arsimit,  Vildan  Saliju, krahas tre pikëshit, u shpreh i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij në fushën e Çairit.

“Ne në momente të caktuara  goditëm kundërshtarin sepse ato avancuan në sulm për t`i marrë tre pikët. Dhe na e dinim se këtu  do të jetë momenti jonë dhe patëm durim, patëm guxim dhe arritëm ti marrim këto tre pikë shumë të rëndësishëm  të cilat do të na  japin besim shtesë për vazhdimësinë e kampionatit.  Sigurisht se kjo është liga e parë asnjë kundërshtarë nuk ka  të lehtë. Duhet me  e dhënë maksimumin në secilën ndeshje,  atë e potencova  edhe në mbledhjen me lojtarët  duhet me  e vlerësua  lartë secilin kundërshtarë, duhet me  dhënë maksimumin , duhet me sakrifikuar njëri për tjetrin  që të mund  t`i marrim pikët  që  do të na  sigurojnë edhe mbijetesën” deklaroi trajneri i Arsimit  Vildan Saliu.

Pas  katër xhirove  të zhvilluara, Shkëndija e Haraçinës ka një fitore një barazim dhe dy  disfata, ndërsa  Arsimi  ka  dy fitore  dhe  dy humbje.

Në javën e pestë Shkëndija e  Haraçinës është mysafire e Bashkimit, ndërsa Arsimi është nikoqire e Skopjes.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat