Connect with us

Lajme nga vendi

Janevska: Nxënësit do të kenë tekstet shkollore, tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla

Published

on

Nxënësit do të kenë tekste shkollore, ato janë shpërndarë dhe ndodhen nëpër shkolla. Për herë të parë këtë vit, këtë proces e kemi përfunduar shumë më herët, para fillimit të vitit shkollor, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, një javë para fillimit të vitit shkollor 2026/2027.

“Nuk mund të them se nuk do të ketë [ankesa]. Për fat të keq, besoj se do të ketë. Por sinqerisht besoj se ato do të jenë minimale dhe raste të veçuara”, tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pas 1 shtatorit pret ankesa për tekste shkollore të dëmtuara.

Ajo konsideron se pas përgatitjeve të organizuara online, shkollat tashmë i janë qasur seriozisht raportimit të numrit të nevojshëm të teksteve shkollore, përkatësisht zëvendësimit të atyre të dëmtuara, dhe se lëshimet që janë bërë janë zvogëluar gjatë tre viteve të fundit shkollore.

“Sistemi elektronik ishte i hapur për një kohë të gjatë, sepse kjo është mënyra për t’u siguruar se puna do të përfundojë siç duhet. Të gjithë ata që kanë kërkuar, do ta marrin dhe po e marrin atë që kanë kërkuar. Ata që nuk kanë kërkuar, është përgjegjësi e tyre dhe Ministria në të ardhmen nuk do të marrë përsipër asnjë përgjegjësi të huaj, sepse tashmë tre vjet zbatojmë një sistem që është stabil dhe që siguron furnizim të qëndrueshëm me tekste shkollore”, tha Janevska.

Ajo bëri të ditur se për vitin shkollor 2026/2027 janë regjistruar rreth 14.500 nxënës të klasës së parë, por ky nuk është numri përfundimtar, pasi deri në fund të shtatorit vazhdon regjistrimi i nxënësve të klasës së parë që kanë humbur afatin për regjistrim.

Advertisement

Sa i përket optimizimit të rrjetit shkollor për shkak të futjes së mësimit në një ndërrim, ministrja tha se këtë vit pret që në mënyrë natyrale të mbyllen 26 shkolla rurale ku nuk ka regjistrim të nxënësve të klasës së parë dhe ku, siç tha ajo, “gjoja mësojnë” nga pesë deri në tetë fëmijë.

“Ajo që kemi arritur të bëjmë është se aktualisht kemi rreth 200 paralele më pak në arsimin fillor dhe 100 paralele më pak në arsimin e mesëm. Theksoj se kjo bëhet me qëllim që nxënësve t’u mundësohet socializim, cilësi më e mirë e arsimit dhe jo ekzistencë e izoluar në një mjedis të caktuar rural, ku mbizotërojnë parime të caktuara, madje edhe stereotipe të caktuara, dhe ku cilësia e arsimit nuk mund të jetë e përshtatshme për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Sidomos kur bëhet fjalë për paralele të kombinuara ku mësojnë nxënës nga tre klasë të ndryshme, aq sa lejohet me ligj”, tha Janevska.

Ajo shtoi se mësimi në këto paralele të kombinuara do të zhvillohet vetëm aty ku do të jetë i domosdoshëm, përkatësisht nëse shkolla periferike (rurale) ndodhet më shumë se 15-20 kilometra larg shkollës qendrore më të afërt.

“Atëherë do ta zbatojmë këtë, dhe këtë e bëjnë edhe vendet e tjera dhe është e arsyeshme. Por, nëse kemi një shkollë qendrore me 200 fëmijë, ndërsa 2,5 kilometra më larg kemi një shkollë me 18 fëmijë, nuk ka logjikë t’i mbajmë këta 18 fëmijë të izoluar në atë shkollë. Duhet t’i zhvendosim drejt shkollës tjetër”, theksoi Janevska.

Ajo theksoi se deri tani nuk është larguar nga puna asnjë mësues i punësuar me kontratë të përhershme dhe se në disa komuna të Shkupit, siç është Aerodromi, ka mungesë të mësuesve, ndaj pret që të ketë disa punësime.

Advertisement

“Në të gjitha shkollat e tjera jashtë Shkupit, kuadri është i mjaftueshëm. Prandaj masa është qëndrimi më i gjatë i nxënësve në shkollë – mësimi gjithëditor, ku në një paralele, le të themi me 20 fëmijë, nuk është e nevojshme të jenë 30, do të punojnë dy mësuese të klasës: njëra në gjysmën e parë të ditës dhe tjetra në gjysmën e dytë, me detyrimin që të kujdesen dhe të punojnë me fëmijët, të mësojnë me ta deri në orën 16:00”, tha Janevska.

“Që prindërit të jenë të lirë dhe që fëmijët të mos ndikohen nga gjyshërit, të cilët sigurisht ua duan të mirën fëmijëve, por fëmijët në mbarë botën gjithnjë e më herët fillojnë të shkojnë në kopshte dhe në shkollë. Ne duhet ta ndjekim këtë trend, përndryshe të rriturit tanë, studentët dhe njerëzit që hyjnë në tregun e punës, nuk do të jenë konkurrues askund përveçse në Maqedoni”, shtoi Janevska.

Lajme nga vendi

VLEN: Cili prokuror i ka ofruar marrëveshje Grubit

Published

on

Nga VLEN thonë se pas seancës së parë gjyqësore ndaj Artan Grubit që u mbajt dje, gjithnjë e më shumë po dalin në pah pyetje serioze për atë që ka ndodhur prapa skenave dhe për përpjekjet për ta mbyllur këtë proces përmes një marrëveshjeje me Prokurorinë.

Sipas VLEN-it, supozohet se Artan Grubi është bindur të lidhë marrëveshje me Prokurorinë, të pranojë fajësinë, të marrë një sanksion dukshëm më të lehtë, por në këtë mënyrë edhe t’i japë fund të gjitha ambicieve për të udhëhequr BDI-në.

“Sipas burimeve tona, Ali Ahmeti ka vlerësuar se gjykimi është shumë i rrezikshëm, pasi temperamenti i Grubit është i tillë që ai përmes mediave mund t’ia gërryejë rejtingun BDI-së. Grubi, siç thuhet, tashmë kishte intervista të dakorduara, pasi ishte bindur se ndaj tij nuk do të ngrihej aktakuzë, por më pas ishte befasuar në mënyrë të pakëndshme. Vazhdimi i masës së arrestit shtëpiak është presion shtesë ndaj tij që të lidhë marrëveshje para fillimit të gjykimit”.

“Një fakt interesant është se avokatët e shumicës së të akuzuarve në këtë rast janë „lojtarë“ të sistemit të drejtësisë nga koha e Gruevskit dhe Mijallkovit. Ky është një sinjal serioz se në BDI është ulur gardi dhe po luhet me të gjitha armët. Mbetet dilema pse nuk sigurohet prania e bashkëpunëtorit të parë të Grubit, Perparim Bajramit”.

“A mos, së bashku me rikualifikimin e veprës penale, Ali Ahmetit po i dërgohet edhe një mesazh tjetër, “për të gjitha lojërat e tua të dyshimta ka kundërsulm”? Në fund, as Bujar Osmani, siç thuhet, nuk ka qenë shumë i kënaqur, pasi në adresa të caktuara ndërkombëtare ia kanë lexuar lojën që qëndronte pas brifingjeve. Është e qartë se për politbyronë mafioze të BDI-së, ditët e vështira sapo kanë filluar”, thonë nga VLEN.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: VLEN-i partia e parë te shqiptarët! Nuk ka arsye për të eksperimentuar

Published

on

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, thotë se për momentin nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai akuzoi BDI-në se vazhdimisht e mban këtë temë për të mos humbur elektoratin, ndërsa tha se Qeveria ka shumicë absolute në Kuvend dhe proceset nuk janë të bllokuara.

“Mendoj që BDI-ja, për të mos t’i ikur elektorati, e ka mbajtur vazhdimisht këtë temë. “Mbas tre muajve, mbas gjashtë muajve”, kaluan dy vite. Opozita, edhe kur nuk ka çfarë ofron, pra ka kërkesë për zgjedhje të parakohshme. Qeveria është e fokusuar te programi, te premtimet, te vendimet e mjekëve, te investimet në spitale, investimet në arsim, tek ajo të cilën e kemi marrë përsipër për ta realizuar. Pra, Parlamenti ka mjaftueshëm numra, shumicë absolute dhe nuk ka asnjë arsyeje për të eksperimentuar dhe për të shkuar në zgjedhje, që nënkupton bllokim të proceseve, bllokim të punimeve, bllokim të prokurimeve, të punësimeve, të vendimeve. Pra, nuk është në interes të qytetarëve të kemi, në fund të fundit, është një harxhim shtesë për qytetarët e Maqedonisë. Po kjo nuk do të thotë që VLEN-i, i cili është favorit tek shqiptarët, partia kryesore tek shqiptarët në anketat e fundit, i ik zgjedhjeve. Po mendoj që për momentin punojmë për zgjidhje, jo për zgjedhje”, tha Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sali: Reformat maten me rezultate konkrete

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali deklaroi sot se, reformat maten me rezultate konkrete.

“Sot prezantuam Strategic Priorities Expertise Facility (PREF), një mekanizëm i propozuar nga Kombet e Bashkuara që do t’u mundësojë institucioneve qasje më të shpejtë në ekspertizë të specializuar kombëtare dhe ndërkombëtare për zbatimin e Agjendës së Reformave.

Ekspertiza është mbështetje e rëndësishme, por përgjegjësia mbetet tek ne: ne i përcaktojmë prioritetet, ne e udhëheqim procesin dhe ne duhet t’i zbatojmë rezultatet.

Qëllimi është i qartë – reforma në kohë, institucione më funksionale, rezultate të prekshme për qytetarët dhe bizneset dhe progres më i shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE.”, u shpreh ai. (INA)

Continue Reading

Më të lexuarat