Connect with us

Lajme nga vendi

KRYETARËT E POLLOGUT KËRKOJNË ULJEN E ORËVE PËR ARSIMTARËT

Published

on

Zbrazja e fshatrave malore dhe rënia e lindshmërisë po çojnë drejt mbylljes së shkollave në rajonin e Pollogut. Për të përballuar këtë krizë, kryetarët e komunave janë mbledhur sot ku kanë propozuar uljen e fondit të orëve për arsimtarët dhe zvogëlimin e numrit të nxënësve për klasë, si mënyrë për të parandaluar mbylljen e mëtejshme të paraleleve.

OPTIMIZIMI NË ARSIM: SHKOLLAT PERIFERIKE NË POLLOG DREJT MBYLLJES

KRYETARËT E POLLOGUT KËRKOJNË ULJEN E ORËVE PËR ARSIMTARËT

Rënia e vazhdueshme e numrit të nxënësve dhe zbrazja e fshatrave malore të Tetovës ka bërë që kryetarët e komunave të Rajonit Planor të Pollogut të mblidhen sot për të diskutuar procesin e optimizimit të shkollave. Sipas kryetarit të këtij rajoni, Blerim Sejdiu, shumë shkolla periferike së shpejti pritet të mbyllen për shkak të mungesës së nxënësve, ndërsa arsimtarët do të duhet të transferohen në vatrat qendrore arsimore.

“Tani si sfidë më kryesore janë shkollat periferike apo të malësisë ku nuk ka asnjë nxënës. Tek ne konkretisht nuk ka asnjë shkollë, po do paraqiten ku nuk do të ketë asnjë nxënës dhe ajo shkollë fatkeqësisht dhe detyrimisht do duhet të mbyllë. Ka nisur optimizimi në të gjithë Maqedoninë dhe do të vazhdojë edhe në shkollat e tjera. Këtu nuk ka faj askush se një shkollë e caktuar nuk ka nxënës fare. Flasim, nëse ka një nxënës, shkolla do vazhdojë me procesin mësimor, por nëse s’ka asnjë nxënës do detyrohemi që të mbyllim atë shkollë dhe ai arsimtar apo ata arsimtarë do të duhet të transferohen në shkollat qendrore.”

Advertisement

Sejdiu theksoi se kryetarët e komunave kanë rënë dakord t’i drejtojnë një kërkesë zyrtare Ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë që fondi javor i orëve të arsimtarëve të uljet nga 20 në 15 orë, si dhe numri minimal i nxënësve për paralellë të jetë 15 dhe jo mbi 20 siç është aktualisht. Sipas tyre, ky hap do të ndihmonte në ruajtjen e cilësisë së arsimit dhe do të parandalonte mbylljen e mjaft klasave në zonat malore.

“Në lidhje me numrin e nxënësve që paraqesin me paralelet, duhet që fondi i orëve që sot është me 20 orë, ne do të kërkojmë që fondi i orëve i plotë të jetë me 15 orë, jo me 20 siç është tani. Me këtë konsiderohet fondi i plotë i orëve, pra duke pasur parasysh se bie numri i nxënësve. Normalisht paralelet të jenë me numër prej 15 nxënës e më lartë, dhe jo siç është tani pra mbi 20 nxënës. Kështu që duke pasur parasysh performancën dhe numrin e nxënësve, ashtu edhe kërkesat tona do t’i bëjmë. Kemi pika taksative se çfarë do t’i drejtojmë ministrisë dhe për këtë e theksojmë përsëri që të ruajmë vetëm e vetëm kualitetin arsimor tek shkollat tona.”

Këtë vit në rajonin e Pollogut u mbyll shkolla periferike në fshatin Sellcë të Keqe, ndërsa vitin e kaluar dyer t e saj i mbylli edhe shkolla në fshatin Veshallë. Përderisa vatrat arsimore në fshatrat malore po shuhen dita-ditës, në shkollat e qytetit vërehet një rritje e numrit të nxënësve.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat