Sport
VOLEJBOLL: KAMPIONATI 2026/27 ME SISTEM TË RI FILLON MË 17 TETOR
Sezoni i ri në Ligën e parë të volejbollit për meshkuj pritet të fillojë më 17 tetor ku do të marrin pjesë 12 ekipe të ndara në Ligën A dhe B me nga 6 ekipe të cilat do luajnë 20 xhiro, 10 në vjeshtë dhe 10 në pranverë. Në xhiron e parë janë dy derbi: Universiteti i Tetovës – Shkëndija dhe Susheva – Liria.
Kampionati në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve pritet të fillon më 17 tetor, ndërsa organet e Federatës së volejbollit janë duke përgatit një sistem të ri ku pas xhiros së parë gjashtë ekipet fituese do të vazhdojnë në Ligën A, ndërsa gjashtë ekipet tjera në Ligën B.
Ekipet në të dy grupet A dhe B, do të vazhdojnë të luajnë sipas një sistemi pikësh me katër raunde. Gjatë gjithë kampionatit do të zhvillohen gjithsejt 20 xhiro, 10 në sezonin vjeshtor dhe 10 në atë të pranverës.
‘’Për këtë vit ka një risi se do të ndryshojë sistemi i garave. Xhiroja e parë do të luhet me vetëm një ndeshje , pra sipas renditjes nga vitit i kaluar të kampionatit . Pra i pari me të 12-in, i dyti me të 11-tin , i treti me të 10-tin e kështu me radhë. Liga e parë do të ndahet në dy grupe , pra gjashtë të parët do të mbeten në Super Ligën e Volejbollit, ndërsa gjashtë ekipet tjera mos të them në ligën e dytë, por në rangun e dytë të Ligës së parë të Maqedonisë ‘’ deklaroi trajneri Durim Luma
Klubi i volejbollit Shkëndija pas 10-të ditëve stërvitje në terren të hapur në banjën e Tetovës nga dita e djeshme zyrtarisht ka nisur përgatitjet në sallën e sportit te Gjimnazi i Tetovës
Klubi i volejbollit Shkëndija krahas përgatitjeve intensive në fazën e dytë planifikon të zhvilloj edhe disa ndeshje kontrolluese me ekipet vendor dhe ato nga Kosova.
Në xhiron e parë takohen: UGD Shtipi – Janta Volej, Boreci – Vesna Probishtip, Strumica – Majedonija Xhio, Rabotniçki – Skopje , Susheva – Liria dhe Universiteti i Tetovës – Shkëndija.
Sport
LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES
Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe të dielën me katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.
Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e javës së 10-të të sezonit vjeshtor.
Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.
Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi, AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.
Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes KF Kamjani dhe KF Teteksi.
Aktualisht dy skuadrat gjenden në mesin e tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.
Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.
Lajme nga vendi
KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK
Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.
Nga data 6 deri 8-të nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të 26-të me radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë si dhe nikoqirit Turqisë.
Drejtori sportiv i reprezentacionit në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind Huseini për TV koha tha se pas sukseseve në kampionatin botërorë, pret suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet me 75 garues.
Ndër aktivitetet e rëndësishme që do të mbahet gjatë këtij viti gjithsesi se është edhe Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me rastin e Ditës së Flamurit kombëtar 28 Nëntorit.
‘’Turneu mbarëkombëtarë për ditën e Flamurit 28 Nëntorit, do të zhvillohet përsëri në Tiranë me datën 28 dhe 29 nëntor, ku edhe ku edhe vendet pjesëmarrëse në fakt klubet shqiptare do të marrin pjesë nga i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva normal edhe klubet nga Maqedonia ‘’ tha Arlind Huseini
Nga këto aktivitete të reprezentacionit të karatesë krahas pjesëmarrjes dhe padyshim edhe sukseseve, pritet edhe mbajtja në kontinuitet e formës së garuesve për garat e ardhshme ndërkombëtare që do të mbahen edhe në vitin 2027.
Sport
GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN
Përfaqësuesja zvicerane do të jetë e kompletuar për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo. Granit Xhaka vazhdon të mbetet kapiten i ekipit zviceran.
Ylli I futbollit zviceran futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.
Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.
Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.
Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.
Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut dhe Slloveni – Zvicër.
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

