Connect with us

Sport

SEDLOSKI SHPALLI EMRAT E 28 FUTBOLLISTËVE PËR NDESHJET E LIGËS SË KOMBEVE

Published

on

Përfaqësuesja e  Maqedonisë së Veriut në edicionin e ri të UEFA Liga Kombeve është në Ligën B-1 së bashku me Zvicrën, Slloveninë dhe Skocinë. Ndeshja e parë zhvillohet  më 26 shtator  kundër  Zvicrës  në Shkup, ndërsa më 29 shtor  në Lubjanë kundër  Sllovenisë. Seleksionuesi Gose  Sedlloski sot  shpalli  listën me  28  futbollist të ftuar

 Maqedonia e hap ciklin më 26 shtator kundër Zvicrës në Shkup, pas së cilës pason ndeshja si mysafire ndaj Sllovenisë më 29 shtator në Lubjanë, më  tetor në Shkup  përballet me  Skocinë, ndërsa  ndeshja e katërt ajo kthyese kundër Zvicrës   në Lucern  më 6 tetor.

Në mesin e  28 futbollistëve  të ftuar janë  edhe  katër  debutues  si Meljiqi nga Shkëndija, Gjorgje Xhekov nga Sileksi, Matej Gashtarov nga Crvena Zvezda dhe Hristijan Maleski i Struga Trim Lum. Për shkak të një dëmtimi, nuk është ftuar mbrojtësi i Levski-t, Nikola Serafimov.

Seleksionuesi  Sedloski para gazetarëve  tha se pret angazhim maksimal në të katër ndeshjet të cilat  do të zhvillohen  brenda 11 ditëve.

 ‘Mund të presim një lojë të mirë, luftë në çdo ndeshje, përpjekje, koncentrik maksimal në çdo ndeshje të cilat i kemi në këtë periudhë të shkurtër prej 10 ditësh, kështu që 4 ndeshje realisht asnjëherë nuk i kam luajtur unë, por kjo është ajo që është, prandaj listën që e publikova të lojtarëve që kam thirrur, kam thirrur 25 lojtarë dhe tre portier, kështu që do bëjmë rotacion, por fillimisht mendoj se duhet të jenë në ndeshjen me Zvicrën”. deklaroi seleksionuesi Goce Sedloski

Advertisement

Për atë se sa është i kënaqur me lojtarë e ftuar dhe çka pret nga ato Sedloski tha se në çdo ndeshje hyjnë për të fituar.

‘’Unë e kam bërë përbërjen, lojtarët janë ato, dhe për këtë bëra disa ndryshime në përbërje. Njëherësh dua të them se dua të bashkoj lojtarë të ri dhe përvojën, normalisht për askënd nuk është e mbyllur dera e reprezentacionit. E saktë është se katër ndeshje nuk kemi fitore, por e dimë se me çfarë përfaqësuesesh kemi luajtur. Unë në çdo ndeshje dua të hyj si fitues, ta fitoj ndeshjen, por kur luani kundër disa reprezentacioneve, superfuqi, e dini edhe vetë se si është. E jona është të dalim në teren, të tregojmë guxim, të tregojmë urtësi, të tregojmë kolektiv, të gjithë së bashku, unë si elektor, shtabi profesional, lojtarët, tifozët, t’i luajmë këto katër ndeshjet ashtu siç duam’’ tha  seleksionuesi Goce Sedloski

 Grumbullimi i futbollistëve të ftuar do të jetë tek hotel “Hillton”  më  21 shtator , ndërsa  gjatë pesë  ditëve  do të zhvillojnë  stërvitje në kampin stërvitor të FFM-së.

Lista e  28 futbollistëve të ftuar

Portier: Stole Dimitrievski (Valencia, Spanjë), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka, Bosnje-Hercegovinë), Davor Taleski (Vardar); Mbrojtës: Gjoko Zajkov (Ajman, Emiratet e Jareda Arabe), Anes Meljiçi (Shkëndija), Visar Musliu (Sint-Truiden, Belgjikë), Gjorgje Xhekov (Sileks), Mario Mladenovski (Varaždin, Kroaci), Bojan Ilievski (Tirana, Shqipëri, Sllovakia Stojakçevski, Andrej). Herrera (Borac Banja Luka, Bosnjë dhe Hercegovinë), Ezgjan Alioski (Lugano, Zvicër), Din Alomeroviq (UTA Arad, Rumani); Mesfushor: Jani Atanasov (Aktobe, Kazakistan), Agon Elezi (Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë), Boban Nikolov (Vardar), Luka Stankovski (Kolos Kovalivka, Ukrainë), Tihomir Kostadinov (Slovacko, Sllovaki), Elif Elmas (Atalanta, Itali), Enis Bardi, Zëvëndës (Turqia, Konyasporve) (Konyarve). Serbi), Ljupçe Doriev (Sogdiana, Uzbekistan), Darko Çurlinov (Pogon Szczecin, Poloni), Dimitar Mitrovski (Olimpija Ljubljana, Slloveni); Sulmues: Elmin Rastoder (Panathinaikos, Greki), Bojan Miovski (Rengers, Skoci), Azer Omeragiq (Vardar), Hristijan Maleski (Struga Trim Lum);

 Shaban Sinani  – TV Koha

Advertisement

Sport

LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES

Published

on

Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe  të dielën me  katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.

Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e  javës së 10-të të sezonit vjeshtor.

Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.

Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi,  AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.

Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes  KF Kamjani dhe KF Teteksi.

Advertisement

Aktualisht  dy skuadrat gjenden  në mesin e  tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.

Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet  Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.

SHABAN SINANI  – TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK

Published

on

Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik  për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor  në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.

 Nga  data 6  deri 8-të  nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të  26-të me  radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku  pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të  Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë  si  dhe nikoqirit Turqisë.

 Drejtori  sportiv i  reprezentacionit  në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind  Huseini  për TV koha  tha se pas  sukseseve në kampionatin botërorë, pret  suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet  në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet  me 75 garues.

‘’Pas një  rezultati shumë të madh  në Kampionatin Botërorë  për  kadet, junior  dhe U-21 që u  zhvillua  në Bielsko-Biała , pa po  kthemi  një eventi tjetër  po ashtu  i madh  ku ekspedita e Maqedonisë, në fakt reprezentacioni i Maqedonisë  do të udhëtoj me 75 garues  në kategoritë  kadet, junior  dhe U-21 në kate  individuale dhe  ekipore.  Edhe  këtu presim  rezultate të  shkëlqyeshme  nga të gjithë garuesit që janë të përzgjedhur  janë  tepër mirë të përgatitur  presim  rezultate  të shkëlqyeshme.  Pos kësaj normal që na  pret edhe kampionati shtetërorë për  kadet, junior dhe  U-21,  ku  do të jetë edhe  përzgjedhës për kampionatin e ardhshëm Evropian që do të mbahet në Armeni  në vitin 2027. Është shumë i rëndësishëm ky kampionat shtetërorë për shkak se është edhe përzgjedhës,andaj koncentrimi ndoshta është më i madh se kur  ‘’  dekaroi ARLIND HUSEINI – Drejtor sportiv i reprezentacionit

 Ndër aktivitetet e rëndësishme  që  do të  mbahet gjatë këtij  viti  gjithsesi  se është  edhe  Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me  rastin e  Ditës së Flamurit  kombëtar 28 Nëntorit.

 ‘’Turneu  mbarëkombëtarë për  ditën e Flamurit  28 Nëntorit,  do të zhvillohet  përsëri në Tiranë me  datën  28  dhe  29  nëntor, ku edhe ku  edhe vendet  pjesëmarrëse  në fakt klubet shqiptare do të marrin  pjesë  nga  i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva  normal edhe  klubet  nga Maqedonia ‘’  tha  Arlind  Huseini

Advertisement

Nga këto aktivitete  të reprezentacionit të karatesë  krahas pjesëmarrjes  dhe  padyshim edhe sukseseve,  pritet edhe mbajtja në kontinuitet  e  formës së garuesve  për  garat e  ardhshme ndërkombëtare  që  do të mbahen  edhe në vitin 2027.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA 
Continue Reading

Sport

GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN

Published

on

Përfaqësuesja zvicerane do të  jetë e kompletuar  për  dy ndeshjet e nëntorit  në kuadër të Ligës së Kombeve  pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo.  Granit Xhaka vazhdon të mbetet  kapiten i ekipit zviceran.

Ylli I  futbollit zviceran  futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe  Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.

Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.

Advertisement

Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut  dhe Slloveni – Zvicër.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat