Lajme nga vendi
MUNGESA E VAKSINAVE KUNDËR LISË, RREZIKON DHENTË NË MALIN SHARR
Mungesa e vaksinava kundër lisë së dhenëve, rrezikon të zhdukë nga Mali Sharr edhe pak ato kope dhenë që kanë mbetur. Kështu thonë bujqit të cilët të mllefosur kërkojnë zgjidhje nga ana e institucioneve. Madje sot Asociacionet e bujqive të Sharrit dhe të Kumanovës, shprehën revoltën e tyre kundër Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për mos furnizimin me vaksina kundër lisë së dhenve.
Naser Xhemaili – Blegtor“Ne gjithnjë e më shumë kemi kërkuar të bëhet vaksinimi, por nga ana e drejtorisë së AUV-së na dhanë që do ketë brenda dhjetë ditësh por kjo nuk u bë. Kjo rrezikon përhapjen e sëmundjes në mënyrë shumë të shpejtë dhe asgjësimin e gjithë dhenve në vendin tonë. Për fat të mirë vetëm regjioni i Sharrit ka mbetur pa prekur nga sëmundja. Disa blegtor nga Maqedopnia Lindore bënë vetë vaksinimin por reagoi AUV që do merr masa, sepse arsyetimi është se nëse vaksinohen mund të ketë ndalesë nga BE për eksportin e mishit, por ne kërkuam që edhe nëse bëhet ndalesë nuk është problem, sepse nëse na humbin dhentë atëherë çka do eksportojmë”.
Nëse nuk ndodh vaksinimi, humbjet do jenë shumë të mëdha thotë drejtuesja e Asociacionit të Bletorëve nga Kumanova.
Milena Veliçkoviq – Asociacioni i blegtorëve Kumanovë “Humbjet edhe në këtë moment janë shumë të mëdha , jo vetëm për blegtorët por për gjithë ekonominë e vendit, andaj apeloj të bëhet analiza afat gjate, çndodhy nëse kemi eksport më të madh të deleve dhe çndodh tani në moment. Numrat momental duhet ti analizojnë dhe ti duplifikojnë sa do sjell kjo për ekonominë, futja e devizave apo BPV-në, dhe të shohim çmund të përmirësojmë se e keqja gjithnjë shkon në rritje e sipër”.
Në mungesë të vaksinave nga ministria dhe AUV-ja, blegtorët sot në takim me drejtuesit e Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, kërkuan ndihmë në prevenimin e qarkullimit rreth vijës kufitare me Kosovën ku sëmundja është e përhapur, me qëllim mbrojtjen nga kjo sëmundje.
Milorad Andrijeski – Paku Kombëtar “Mali Sharr” “Bashkë me policinë kufitare do angazhohemi me masa të përforcuara për lëvizjen e kafshëve, njerëzve por edhe mjeteve motorike sepse që të gjitha këto janë mundësi për bartjen e sëmundjes”.
Ndryshe, nga lija e dhenve, në Maqedoninë Lindore, mbi dhjetë mijë dele ngordhën si pasojë e mos marrjes së masave për vaksinim nga ministria dhe Agjencia për Ushqim dhe veterinari.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

