Lajme nga vendi
SALIH MURAT: VENDIMI I HAGËS NUK ËSHTË PËRFUNDIMTAR!
Vendimi i djeshëm i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk është përfundimtar dhe ndaj tij mund të ushtrohen ankesa. Kështu vlerëson juristi dhe deputeti opozitar, Salih Murat.
I pyetur nga TV Koha, Murat theksoi se, pavarësisht aktgjykimit të shkallës së parë, ish-krerët e UÇK-së vazhdojnë ta gëzojnë të drejtën e prezumimit të pafajësisë, pasi procedura gjyqësore ende nuk ka përfunduar.
Sipas tij, edhe pse bëhet fjalë për një vendim që nuk ka marrë formë të prerë, ai mund të perceptohet si një hije mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.
Në rikujtim për opinionin, bëhet fjalë për një aktgjykim të shkallës së parë. Prandaj, duhet të shmanget perceptimi se kemi të bëjmë me një vendim përfundimtar, pasi të akuzuarit ende konsiderohen të pafajshëm dhe procedura gjyqësore është ende në zhvillim. Ky është një aktgjykim i shkallës së parë, i cili ende nuk është i formës së prerë. Rruga për paraqitjen e ankesave mbetet e hapur dhe, siç është paralajmëruar, do të ketë edhe seanca në kuadër të procedurës së ankimimit.
Në vazhdën e kësaj, Murat thotë se opinioni publik për momentin i di vetëm dënimet, por nuk ka informacion për përmbajtjen e plotë të aktgjykimit, për këtë arsye, ai vlerëson se kjo përmbajtje duhet të rishikohet dhe të shqyrtohet në frymën e drejtësisë dhe fakteve historike.
Në kuadër të respektit që kemi ndaj sundimit të ligjit, sigurisë juridike dhe të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e ruaj besimin. E dini se atje nuk ka gjykatë të dytë, por ekziston një këshill apeli, i cili do të vendosë pas ankesave. Besojmë se pretendimet e përfshira në aktgjykim, pasi ne aktualisht dimë vetëm për dënimet dhe nuk e dimë përmbajtjen e plotë të aktgjykimit, edhe një herë do të vlerësohen dhe do të shqyrtohen në frymën e drejtësisë, proporcionalitetit dhe fakteve historike
Ndryshe, dje dhomat e specializuara të Gjykatës së Hagës morrën vendim që katër ish krerët e UÇK-së të dënohen me 81 vite burgim. Ky vendim ka ngjallur paknaqësi tek të gjithë shqiptarët, posaqërisht ata të Kosovës të cilët protestuan edhe para Gjykatës në Hagë po edhe rrugëve të kryeqytetit duke demoluar kështu edhe objektin e EULEX-it në Kosovë dhe jo vetëm.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

