Sport
LIGA E DYTË: NESËR ZHVILLOHET JAVA E GJASHTË E KAMPIONATIT
Dy skuadrat tetovare Kamjani dhe Teteksi nesër janë nikoqire të ekipeve Detonit Plaçkovica gjegjësisht Osogovës në kuadër të javës së gjashtë të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë. Të gjitha ndeshjet luhen nesër me fillim në ora 15:45.
Nesër në të gjitha terrenet e Ligës së dytë të futbollit vendor do të zhvillohen ndeshjet e javës së gjashtë të sezonit vjeshtor, ku në program janë disa ndeshje tejet tërheqëse dhe të pa parashikueshme.
Një ndeshje interesante pritet të zhvillohet në Kamjan aty ku ekipi vendas për kundërshtarë ka ekipin Detonit Plaçkovica nga Radovishi.
Vendasit në këtë ndeshje vijnë pas disfatës me Makdedonija Gj.P javën e kaluar.
“Tani vijmë prej një humbje prej ndeshjes me Makedonija Gj.P. Një humbje e pa merituar e ekipit luajtëm mire, mirëpo me një gol të pranuar në fund të ndeshjes nuk arritëm të marrim ar që deshëm në Shkup. Pa diskutim se do të shkojmë në fitore do të sulmojmë prej minutës së parë. Na duhen këto pikët shumë. Çdo pike tani është e rëndësishme shumë për ekipin . Edhe kishim një ecuri të mire disi kjo ndeshja e fundit na prishi pak edhe atmosferën edhe at disponimin pas asaj fitores që kishim në shpi. Kështu që me shumë optimizëm mendoj se nesër ekipi do të paraqitet mire, kemi folur i kemi diskutuar të gjitha gjërat. Sot nesër do ti finalizojmë të gjitha detyrat i kemi për ndeshjen”, deklaroi trajneri Burhan Emurllai
Kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për trajnerin Burhan Emurllai pasi menjëherë pas takimit do të përshëndetet me ekipin pasi do të jetë në ekipin Gabala të Azerbejxhanit bashkë me trajnerin Jeton Beqiri.
Ai për TV Koha tha se puna dy mujore në këtë klub i ka dhënë përvojë shumë pozitive
”Pa diskutim se është një përvojë shumë pozitive, kam takuar dhe jam njohur me njerëz shumë dashamirës edhe të të futbollit edhe me shumë respekt ndaj meje. Më kanë dhënë ngrohtësinë të ndihem si në shtëpinë time , si me qenë prej shumë vitesh në Kamjan . Kemi pasur kushte të mira kemi punuar me qetësi me respekt edhe ndaj ekipit. Edhe shumë falënderime ndaj ekipit, shumë falënderime edhe nga kryesia e klubit për çdo gjë që e kemi kaluar. Çdo problem e kemi zgjidhur me shumë korrektësi, Edhe pse s’kemi pasur probleme kemi punuar me qetësi , kam pasur përkrahjen maksimale edhe është ndeshja e fundit për fat t keq. Tani jam i lumtur jam që largohem edhe s’jam i lumtur që largohem se jam afruar shumë me klubin edhe me njerëzit që janë rreth klubit “ – deklaroi Burhan Emurllai.
Në stadiumin e Qendrës sportivë në Tetovë skuadra e Teteksit është nikoqire e Osogovës, ndërsa në ndeshjet tjera të javës së gjashtë në Ligën e dytë takohen :
Kamjani – Detonit Plaçkovica, Kozhufi – Novaci, Euromilk – Bellasica, Pelisteri – Ohri, Makedonija Gj.P – Rabotniçki dhe AP Brera – Shkupi.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 15:45.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES
Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe të dielën me katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.
Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e javës së 10-të të sezonit vjeshtor.
Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.
Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi, AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.
Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes KF Kamjani dhe KF Teteksi.
Aktualisht dy skuadrat gjenden në mesin e tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.
Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.
Lajme nga vendi
KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK
Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.
Nga data 6 deri 8-të nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të 26-të me radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë si dhe nikoqirit Turqisë.
Drejtori sportiv i reprezentacionit në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind Huseini për TV koha tha se pas sukseseve në kampionatin botërorë, pret suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet me 75 garues.
Ndër aktivitetet e rëndësishme që do të mbahet gjatë këtij viti gjithsesi se është edhe Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me rastin e Ditës së Flamurit kombëtar 28 Nëntorit.
‘’Turneu mbarëkombëtarë për ditën e Flamurit 28 Nëntorit, do të zhvillohet përsëri në Tiranë me datën 28 dhe 29 nëntor, ku edhe ku edhe vendet pjesëmarrëse në fakt klubet shqiptare do të marrin pjesë nga i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva normal edhe klubet nga Maqedonia ‘’ tha Arlind Huseini
Nga këto aktivitete të reprezentacionit të karatesë krahas pjesëmarrjes dhe padyshim edhe sukseseve, pritet edhe mbajtja në kontinuitet e formës së garuesve për garat e ardhshme ndërkombëtare që do të mbahen edhe në vitin 2027.
Sport
GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN
Përfaqësuesja zvicerane do të jetë e kompletuar për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo. Granit Xhaka vazhdon të mbetet kapiten i ekipit zviceran.
Ylli I futbollit zviceran futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.
Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.
Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.
Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.
Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut dhe Slloveni – Zvicër.
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

