Connect with us

Sport

BASKETBOLL: PANATHINAIKOSI KRYESON EUROLIGËN ME PIKË MAKSIMALE

Published

on

Dy fitore  të  ekipeve  vendase  dhe  pesë  të  atyre  mysafire  është  epilogu i  shtatë ndeshjeve  të xhiros së pestë në Euroligën e basketbollit  për meshkuj, Skuadra  greke Panathinaikosi  është skuadra e vetme me pikë maksimale

Skuadra  greke Panathinaikos vazhdon rrugëtimin  e fitoreve  në  edicionin e ri të Euroligës  së basketbollit, pesë fitore radhazi,  mbrëmë mposhti Partizanin  në  Beograd me rezultatin 72-55.

Momenti kyç erdhi në çerekun e tretë, kur mysafirët morën kontrollin e plotë dhe fituan çerekun me një rezultat bindës  9-20.

Në  ndeshjet  tjera të zhvilluara  mbrëmë , Fenerbahce mposhti bindshëm Zalgiris me rezultatin 99:80, ndërsa Crvena Zvezda arriti një fitore të ngushtë në transfertë  ndaj Lyonit.

Barcelona ishte më e mirë se Maccabi Tel Aviv me rezultatin 90:78, ndërsa Real Madrid  fitoi në transfertë  kundër  Milano Armani me rezultatin 98:89.

Advertisement

Ekipi i Dubait gjithashtu ka  shënuar  fitore  në transfertë ndaj Baskonias me rezultatin 93:79, ndërsa  Olympiacos mposhti Valencian 102:97  pas  kohës  shtesë.

Tabelën e kryeson Panathinaikosi  me 5 fitore nga  pesë ndeshjet, e  ndjekur  nga Valencia, Fenerbahçe  dhe Olympiakosi që kanë nga  4 fitore e një humbje.

 

Valencia  – Olympiakos  91 – 102

Barcelona – Maccabi Tel Aviv 90 – :87

Advertisement

Baskonia – Dubai 79 -93

Milano – Real Madrid  89 – 98

Partizan  – Panathinaikos  55- 72

Lyon Villeurbanne  –  Crvena Zvezda  82 – 84

Fenerbahçe – Zalgiris Kaunas  99 – 80

Advertisement
SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

LABINOT MUSLIU EMËROHE TRAJNER  I RI NË KF KAMJANI

Published

on

Klubi I  futbollit  Kamjani  ka  angazhuar  Labinot  Musliun  si pasardhës  të trajnerit Burhan  Emurllait. Labinot  Musliu  i  cili  deri më tani ka    qenë  ndihmës  trajner  i KF  Arsimit, përherë  të  parë   do   të jetë   trajner  përgjegjës , kësaj   radhe  ne  ekipin e Kamjnait  anëtare  e Ligës së dztë të Maqedonisë së Veriut.  Pra  për  Labinot  Musliun  ky është  një hapë i rëndësishëm në karrierën  etij   si  trajner  i  futbollit.. Tashmë, ai nis një kapitull të ri me KF Kamjanin, me synimin për të sjellë rezultate pozitive dhe për ta ndihmuar skuadrën në realizimin e objektivave të saj.

Debutimi i tij në krye të ekipit do të jetë këtë të shtunë, kur KF Kamjani do të luajë para tifozëve të vet kundër Kozhufit .

 Të  shpresojmë  se  trajneri  i  ri  cilësinë e trajnerit të parë  do  të debuton me  sukses që do të  thotë me  fitore  dhe  tre pikë për  Kamjanin  që  do të kishin  vlerën e madhe.
 
 
Shaban Sinani – TV KOHA
Continue Reading

Sport

LK: XHIROJA E DYTË – SPEKTAKËL, GOLA, REKORDE DHE PËRMBYSJE DRAMATIKE!

Published

on

Gjigandët e futbollit shfaqën një “shou” të vërtetë në ndeshjet e xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve duke shënuar rekorde golash dhe përmbysje spektakolare. Efikasiteti rekord edhe një herë dëshmoi se Liga e Kampionëve është një ndër garat ku në plan të parë janë spektakli, golat dhe përmbysjet dramatike.

Liga e Kampioneve mbylli këtë të mërkurë raundin e dytë të fazës së ligës.

Real Madrid arriti një fitore dramatike 4-3 përballë Romës në kryeqytetin italian.

Vendasit kryesonin me shifrat 3-1, por madrilenët përmbysën gjithçka falë golave të shënua nga Espi, Endrick dhe Rudiger në minutat e fundit.

Në Angli, Paris Saint Germain triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Manchester Cityt.

Advertisement

Dopieta e shënuar nga Erling Haaland nuk mjaftoi për anglezët për të shmangur disfatën.

Aston Villa regjistroi fitoren më të thellë të mbrëmjes, duke mposhtur 6-0 Fenerbahcen.

Surpriza e radhës ndodhi në Norvegji, ku Borussia Dortmund u mposht 1-0 në transfertë ndaj Bodo/Glimt.

Në sfidat e tjera, Betis fitoi 3-2 ndaj Portos, Shakhtar mposhti 3-1 AEK-un, ndërsa Stuttgart fitoi 3-0 në fushën e Slovan Bratislavës, ndërsa më herët Liverpuli mposhtin LASK-un në Austri me 6:3, kurse Fejenordi Komon me 3:2.

Xhiroja e dytë në Ligën e Kampionëve rezultoi me spektakël të vërtetë futbollistik, shumë gola dhe rekorde që nuk janë shënuar deri tani në historinë e garës elitare evropiane.

Advertisement

Në 18 ndeshjet u shënuan 78 gola apo 4.33 për çdo ndeshje.

Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: TË SHTUNËN STARTON KAMPIONATI 2026/2027

Published

on

Me ndeshjet e play off-it të shtunën zyrtarisht fillon kampionati i  ri i volejbollit  në kategorinë e meshkujve.  Në ndeshjen hapëse të  shtunën  në Tetovë  zhvillohen dy takime, Liria – Susheva në ora  17:00  dhe Shkëndija – Universiteti i Tetovës  në  orën  19:00.

Xhiroja e parë zhvillohet me sistemin e ri të garave ku do të takohen gjashtë ekipet  e para nga  kampionati i kaluar, kundër  gjashtë  ekipeve nga vendi i shtatë deri në të  12-tën.

Do të zhvillohen nga dy përballje,  një  si vendas dhe  një  si mysafir dhe ekipet fituese do të  kualifikohen  në  top gjashtëshin, ndërsa  ato humbëse  në grupin e  ekipeve  që  do të  luftojnë  ekzistencën.

Në mesin e ekipeve  pjesëmarrëse në kampionatin e ri janë edhe tre skuadrat tetovare Shkëndija, Universiteti i Tetovës dhe Liria e Zherovjanit.

Derbi i xhiros së parë është ndeshja Shkëndija – Universiteti i Tetovës.

Advertisement

Kapiteni i  ekipit të UT-së, Hamza Veseli, shprehet optimist se do mbeten në Top 6 të ekipeve që do të luftojnë për titullin kampion.

‘’ Klubi është në një formë të mirë me një tempo pothuajse të mirë ashtu siç kemi filluar dhe tani erdhëm deri në fund të përgatitjeve në mënyrë profesionale, në mënyrë të duhur. Dhe besoj se kemi arritur një nivel të tillë  edhe pse ishte koha pak më e shpejt, ne  të  jemi  konkurrues  në  këtë kampionat  edhe  në këtë ndeshje e cila do të zhvillohet  më 17 tetor ‘’  deklaroi kapiteni Hamza Veseli

Si të gjitha klubet tjera ashtu edhe ekipi i universitetit në radhët veta ka sjellë përforcime cilësore. Bëhet fjalë për dy volejbollistë gjeorgjian të cilët pritet të debutojnë në ndeshjen kundër Shkëndijës.

‘’Tani  edhe pse gjithmonë ndeshja a jonë me klubin  e  volejbollit Shkëndija  ka  qenë një ndeshje interesante. Ne jemi përgatitur realisht por edhe  Shkëndija tash  është një  ekip më e kompletuar, më kompakte dhe besoj se do të  jetë një ndeshje  interesante. Këtu gjithashtu  dua  të përmendi  se  të  vlej  të theksohet edhe  fati  sportiv, Shpresoj që ne të  dalim fitues‘’ tha  Hamza Veseli

Të shtunën po në Tetovë do të zhvillohet edhe ndeshja  Liria e Zherovjanit – Susheva.

Advertisement

Trajneri i Lirisë, Sadik Ferati,  pohoi  se ekipi ka bërë përgatitje për fillimin e  kampionatit  në  bazë të  kushteve  ekzistuese,  por  shpreson  se  kundër   Sushevës  do të arrijnë të kualifikohen në Top 6.

“Kemi punuar dhe jemi përgatitur për fillimin e kampionatit të r,  ku ndeshjen e parë  e kemi  kundër  ekipit të Sushevësi . Synojmë që të fitojmë dhe të arrijmë kualifikimin në  top gjashtëshin’’ deklaroi trajneri  Sadik Ferati

KV “Liria” edhe në kampionatin e ri do të luajë me ekipin nga kampionati kaluar që do të thotë se nuk ka asnjë prurje.

‘’Po, përforcime edhe këtë vit  do ta fillojmë si në kampionatin e kaluar domethënë me  krejt  lojtarët vendas ‘’ tha  Sadik Ferati

Ndeshja   Liria – Susheva  luhet  në  sallën e shkollës  fillore  ‘’Goce Dellçev’’  në Tetovë,  ndërsa    Shkëndija  –  Universiteti i Tetovës , zhvillohet në sallën sportive të Gjimnazit të Tetovë  në ora 19:00.

Advertisement
Në  ndeshjet  tjera takohen:  Janta Volej – UGD Shtipi, Makedonija Xhio – Strumica, Vesna Probishtip – Boreci   dhe  Skopje  -Rabotniçki.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat