Connect with us

Lajme nga vendi

DALJA E GRUBIT NGA ARRESTI SHTËPIAK – REAGIME NË SKENËN POLITIKE!

Published

on

Dalja e Grubit nga arresti shtëpiak shkaktoi reagime edhe në skenën politike.

VLEN përmes një reagimi thotë se Artan Grubi doli nga arresti shtëpiak, por është larg të qenit njeri i lirë.

Sipas VLEN, Çfarëdo pazari të bëjë, sado që t’i vërë në shërbim lidhjet e vjetra të BDI-së në drejtësi dhe skemat e nëntokës, ai patjetër do të përballet edhe gjatë me mëkatet e tij të pushtetit.

Pavarësisht teatrit që ia organizuan nja dhjetë besnikë me fishekzjarre tifozësh, fytyra e trembur dhe e zbehtë e “kingut” flet shumë, edhe pa e hapur gojën. Edhe pse Bujar Osmani, në një intervistë, u përpoq t’i lëpinte ato që kishte pështyrë për Artan Grubin gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, kjo nuk mjaftoi. U desh të ulej edhe më poshtë. Nga ish-shef i diplomacisë, përfundoi si tifoz i një njeriu të listës së zezë të SHBA-së. Simptomatike është mungesa e pishtarit të Ali Ahmetit, i cili disa herë, përmes deklaratave, u përpoq më kot ta shiste si meritë të vetën zëvendësimin e arrestit shtëpiak me masa më të lehta për ish-bashkëpunëtorin e tij më të afërt dhe trashëgimtarin pa kurorë.

Nga ana tjetër, LSDM-ja e akuzoi pushtetin për ndikim politik mbi sistemin e drejtësisë dhe zbatim selektiv të ligjeve, duke vlerësuar se institucionet veprojnë me kritere të ndryshme, varësisht nga rasti.

Advertisement

Artan Grubi del në liri me festime. Mickoski emëron prokuror në televizion. Jep urdhra nga foltorja e Kuvendit dhe përmes telefonit. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria i hedhin poshtë të gjitha kallëzimet për tenderët kriminalë. Raporti i Komisionit Evropian është katastrofik: ndërhyrje e Mickoskit në sistemin e drejtësisë. Prokurorët i quan mediokër. Popullin e quan llum dhe moçal.

Nga Partia Liberal-Demokrate deklaruan se rastet e lidhura me Artan Grubin dhe Iva Mihajlovën ngrenë çështje serioze për funksionimin e institucioneve dhe kontrollin e kufirit shtetëror.

“Rasti i Iva Mihajlovës nuk është më një kolaps institucional, por një tragjikomedi e zezë dhe e pamëshirshme, në të cilën sistemi është plotësisht i paralizuar – në të njëjtën ditë kur gjykata dhe prokuroria kërkuan sërish paraburgim për të arratisurën Iva Mihajlova, nga paraburgimi doli i buzëqeshur dhe i qetë ish-i arratisuri Artan Grubi”, thuhet në komunikatën e partisë.

Grubi, ish-zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik nga radhët e BDI-së, në dhjetor të vitit 2024 u përfshi në të ashtuquajturën listë të zezë të SHBA-së, për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion të konsiderueshëm, të lidhur me lëndën “Target” të ish-Prokurorisë Speciale Publike.

Pas publikimit të sanksioneve, Grubi u tërhoq nga jeta publike, ndonëse pretendonte se para familjes dhe miqve ishte “i pastër si loti”./Tv Koha/ 

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat