Connect with us

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 13 Tetor

Published

on

Dje në orën 10:01 në DPB Gostivar, një 67-vjeçar nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, ka raportuar se pasi në një pikë karburanti kartela e tij e pagesës është refuzuar për shkak të mjeteve të pamjaftueshme, pasi ka bërë një kontroll në raportin bankar dhe ka konstatuar se më 03.10.2026 në orën 05:02, pa pëlqimin e tij, nga një bankomat në fshatin Vrapçisht i janë tërhequr 7.000 denarë, ndërsa mjete shtesë i janë tërhequr edhe më 06.10.2026 nga një bankomat në fshatin Dobërdoll. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……Dje në orën 18:00 në DPB Gostivar, një grua 61-vjeçare me banim në Gostivar ka raportuar se në periudhën nga korriku deri më 27.09.2026, ish-partneri i saj , i cili qëndron jashtë shtetit, i ka dërguar kërcënime përmes telefonatave dhe një aplikacioni celular. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……Dje në orën 19:45 në DPB Gostivar, një 35-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se është mashtruar nga një person. Sipas denoncimit, ata më parë kishin rënë në kontakt përmes një rrjeti social dhe kishin lidhur kontrata me shkrim për ndërtimin e një shtëpie, me ç’rast denoncuesi në disa raste i kishte paguar avancë në vlerë të përgjithshme prej 21.000 eurosh. Siç është raportuar, personi e ka çuar në lajthitje duke i dërguar fotografi nga aktivitete të pretenduara ndërtimore, ndërsa pas një periudhe të caktuar ka ndërprerë kontaktet telefonike dhe nuk i ka kryer punët e dakorduara. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……Dje në orën 17:30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Tearcë kanë privuar nga liria një 35-vjeçar nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga bashkëshortja e tij se në shtëpinë familjare e ka maltretuar fizikisht dhe psikikisht bashkëshorten dhe i ka drejtuar kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

……Dje në orën 20:15, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 22-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim kompjuterik” sipas nenit 251-b të Kodit Penal. Ai dyshohet se me mashtrim kompjuterik, pa paguar, për një periudhë të caktuar ka shfrytëzuar shërbimin e parkimit në Tetovë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

Advertisement

……Dje në orën 23:20 në SPB Tetovë, një 31-vjeçar nga Tetova, i punësuar si sigurim në një agjenci private të sigurimit, ka raportuar se rreth orës 19:40 në vendin e tij të punës në një qendër tregtare në Tetovë është sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat