Connect with us

Lajme nga vendi

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

Published

on

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) organizon sot ankand elektronik për shitjen e pronave të paluajtshme, automjeteve dhe pajisjeve industriale e ndërtimore.
Në shitje janë një lokal prej 31 metrash katrorë në Prilep, një hapësirë afariste prej 108 metrash katrorë në Strumicë dhe gjysma e një banese prej 89 metrash katrorë në Manastir.
Ankandi përfshin gjithashtu automjete udhëtarësh e transporti, makina tekstili, pajisje industriale, mekanizëm ndërtimor dhe pirunë ngritës.
Ankandi elektronik mbahet sot, më 22 tetor, nga ora 11:00 deri në 13:00.

Lajme nga vendi

HESHTJA VAZHDON, PAVARËSISHT KRIZËS EKONOMIKE QË PO TROKET NË DERËN E SECILIT

Published

on

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve po e rrit edhe revoltën e qytetarëve të cilët ankohen për disbalanc mes të hyrave dhe harxhimeve të patjetërsueshme. Pagat dhe pensionet nuk mund të mbulojnë nevojat elemtare të qytetarëve, siç janë ushqimi, shëndetësia dhe arsimimi. Këtë nuk e thomë ne si televizion, por e thonë pjesa dërmuese e qytetarëve, disa prej të cilëve sot i anketuam.

Disa nga të anketuarit thonë se gjendja e qytetarëve në përgjithsi është rënduar dhe se institucionet komptente duhet të marrin masa për rritjen e menjëhershme të pagave dhe të pensioneve.

Por ka edhe të tillë që u bëj  apel rinisë që të ngrisin zërin dhe të protestojnë sikur në shtetet perëndimore, ku si pasojë e shtrenjtimeve dhe ekonomisë së dobët, po zhvillohen protesta të dhunshme kundër pushteteve.

Kujtojmë se shporta konsumatore e sindikatës, për një familje katër anëtarëshe ka arritur në 70.358  denarë në muaj, që i bie mbi 1100 euro. Pra, nëse në një familje punojnë dy persona, me nga 500 euro pagë, përsëri mungojnë 100 euro për përmbushjen e kushteve elementare. Kjo gjendje rëndohet edhe më shumë dimrit kur faturat e energjisë elektrike në shumicën e amvisërive kalojnë 12 mijë denarë në muajt. Pavarësisht rëndesës dhe ngarkesës që e ka populli nga kjo krizë, revolta është shumë e vogël, ose aq shprehet. Agonia vazhdon, populli mbijeton!/Tv Koha/

Continue Reading

Lajme nga vendi

NPK “SHARRI”: UJI NË TETOVË I SIGURT PËR PIJE!

Published

on

NPK „SHARRI“ – Tetovë informon se, sipas analizave laboratorike dhe monitorimit të rregullt nga IPSH – Qendra e Shëndetit Publik Tetovë, rezultatet e dokumentuara konfirmojnë se mostrat e analizuara të ujit i plotësojnë kriteret e përcaktuara për ujë të pijshëm.

Për transparencë të plotë, NPK Sharri ka bashkangjitur edhe dokumentet laboratorike dhe njoftimin zyrtar të Qendrës së Shëndetit Publik Tetovë.

Në postimin në Facebook të NPK Sharri që e ka shpërndarë edhe Komuna e Tetovës shtrohet pyetja: Pse mund të ndihet një erë karakteristike në ujë?

Sipas tyre, Gjatë stinës së vjeshtës, veçanërisht pas reshjeve të shiut dhe rënies së gjetheve në rajonin e Malit Sharr, në ujë mund të shfaqet përkohësisht një erë karakteristike e bimësisë.

Kjo dukuri mund të lidhet me lëndët organike që çlirohen gjatë shpërbërjes së gjetheve dhe materialeve të tjera bimore, të cilat arrijnë në burimet ujore.

Advertisement

Por, a është uji i sigurt për pije? – shtrohet pyetja tjetër.

Prania e një ere të tillë nuk nënkupton domosdoshmërisht përkeqësim të cilësisë së ujit. Siguria e tij përcaktohet përmes analizave laboratorike dhe jo vetëm në bazë të erës apo shijes.

Sipas rezultateve të bashkëngjitura të kontrollit, uji i analizuar i plotëson kushtet për pije.

NPK „SHARRI“ – Tetovë u bën thirrje qytetarëve që nëse vërejnë ndryshime të theksuara të erës, shijes apo pamjes së ujit, që ta informojnë këtë ndërmarrje duke treguar rrugën ose lagjen ku është vërejtur dukuria./Tv Koha/

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

AUTOBUSË NGA MAQEDONIA PËR MITINGUN E VUÇIQIT NË NISH!

Published

on

Një video e autobusëve me targa të Maqedonisë, të cilët pretendohet se transportonin përkrahës të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në një miting parazgjedhor në Nish, është shpërndarë në rrjetet sociale.

Videoja është titulluar “Mbërrijnë banorët e Nishit nga Maqedonia”!

Në video shihen udhëtarë që ndalojnë pranë autostradës për të urinuar, ndërsa ngjarja ka shkaktuar neveri dhe reagime negative nëpër rrjetet sociale.

Mitingu parazgjedhor i koalicionit rreth Partisë Përparimtare Serbe (SNS), me moton “Aleksandar Vuçiq – Serbi e Bashkuar”, u mbajt në sheshin e Nishit. Mbërritja e një numri të madh autobusësh shkaktoi kaos në komunikacion dhe bllokime në qendër të qytetit.

Sipas portaleve serbe, në Nish mbërritën qindra autobusë nga pjesë të ndryshme të Serbisë, ndërsa mes tyre kishte edhe autobusë nga Maqedonia.

Advertisement

Vuçiqi po përballet me sfidën më të madhe politike që nga marrja e pushtetit: lëvizja protestuese e udhëhequr nga studentët.

Kjo lëvizje, e cila mori hov pas shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit tani ka nxjerrë 250 kandidatë për zgjedhjet e së dielës.

Një sondazh i publikuar këtë javë tregon se studentët janë në garë të ngushtë, kokë më kokë me partinë e Vuçiqit.

Continue Reading

Më të lexuarat