Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut, vranësira dhe reshje shiu
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu të herëpashershme, lokalisht më të bollshme (mbi 20 l/m² në 24 orë). Erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -8 deri 0 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 10 gradë celsius.
Në Shkup, vranësira me reshje shiu të herëpashershme, veçanërisht në pasdite dhe drejt fundit të ditës. Erë e lehtë nga një drejtim i ndryshueshëm.
Lajme nga vendi
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 26 Nëntor
Dje në ora 15:15 në SPB Tetovë, një 43-vjeçar nga Tetova ka raportuar se në Tetovë, një i mitur 14-vjeçar nga Tetova, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, i ka marrë para djalit të tij 14-vjeçar. Sipas asaj që është raportuar, i njëjti i mitur edhe më parë e ka kryer të njëjtën vepër ndaj djalit të tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Dje në ora 20:30 në rr. „Kiro Ristovski Drnc“ në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria një 40-vjeçar nga Tetova. Sipas raportimit, rreth orës 18:20 në një lokal hotelierik në Tetovë, ai nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë ia ka marrë portofolin një 55-vjeçare nga Tetova. Tek ai është gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe i njëjti është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme.
……
Dje në ora 18:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar i kanë privuar nga liria një 36 dhe një 26-vjeçar, të dy nga Gostivari. Sipas raportimit, rreth orës 18:00 para një lokali hotelierik në Gostivar, pas një keqkuptimi të mëparshëm për hapësirë parkimi, e kanë sulmuar fizikisht një 41-vjeçar nga Gostivari, me ç’rast e kanë shtyrë edhe bashkëshorten e tij e cila në krah mbante fëmijën e tyre të mitur. Të dy janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresa përkatëse.
Lajme nga vendi
Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!
Sistemi “Qyteti i Sigurt” do të zgjerohet me radarë mobilë dhe kamera të vendosura në automjetet policore, përfshirë edhe veturat civile.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se një numër i madh i automjeteve të policisë do të pajisen me pajisje që do të regjistrojnë automatikisht kundërvajtjet në trafik, veçanërisht tejkalimin e shpejtësisë.
Pajisjet do të mund të evidentojnë shkeljet edhe gjatë lëvizjes së veturave policore, ndërsa të dhënat do të regjistrohen drejtpërdrejt në sistemin elektronik.
Paralelisht, do të vendosen edhe kamera mobile në të ashtuquajturat pika të zeza, ku ndodhin më shpesh aksidente të rënda.
Sipas paralajmërimit të Toshkovskit, zgjerimi i sistemit synon që shoferët të mos e dinë paraprakisht se ku kontrollohet shpejtësia dhe të respektojnë rregullat në çdo rrugë.
Lajme nga vendi
VLEN: Edhe Tirana e konfirmon: gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

