Lajme nga vendi
Hyrja e ASH-së në Qeveri, Ahmeti: Bisedimet po i bën Kovaçevski me Taravarin
Ali Ahmeti në akadameninë solemne për 28 nëntorin të organizuar në Shkup në një deklaratë për media ka komentuar edhe zërat për hyrje në Qeveri të ASH-ë dhe resoret që mund ti merr kjo parti.
“Ky zhvillim nuk ka të bëjë me interesa të ngushta partiake, thjesht ka të bëjë me unifikimin e faktorit politik për proceset evropiane. Kovaçevski është në bisedime me kreun e Aleancës, akoma nuk është biseduar për detaje. Me rëndësi që palët kanë shprehur vullnet për një proces që do unifikim dhe që do koordinim”, tha mes tjerash Ahmeti.
I pyetur për ndarjen e resorëve, Ahmeti tha se këto janë çësthje të vogla marrë parasysh misionet.
“Nuk është biseduar në detaje, nuk është biseduar. Këta janë çështje të vogla për misionet që ne kemi përpara”, tha mes tjerash Ahmeti.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e parakohshme ëpr të cilat këmbëngul opozita nuk janë zgjidhje për këtë situatë në të cilën gjendet vendi.
“Mendoj që zgjedhjet nuk janë zgjidhje në këtë situatë, mendoj që para nesh ka detyra shumë më të rëndësishme, ne kemi filluar skriningun dhe duhet të vazhdohet bisedimet për integrimin në BE, në këtë proces nuk duhet të ketë unitet etnik dhe ndëretnik sepse bëhet fjalë për ardhmërinë e shtetit dhe gjeneratave të reja dhe të gjithë duhet të investojmë në këtë ardhmëri”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ndërkohë i pyetur për zgjerimin e Koalicionit qeverityarë me përfshirjen edhe të ASH-së, Ahmeti me përgjigje:
“E para kjo nuk ka të bëj me interesat e ngushta partiake, thjesht ka të bëjë me unifikimin e faktorit politik të përcaktuar për proceset evropiane. Zoti Kovaçevski është në bisedime me kreun e Aleancës, akoma nuk është biseduar për detaje, me rëndësi që palët kanë shpreh vullnet për një proces që do unifikim dhe koordinim. Nuk është biseduar për ministritë, këto detaje nuk janë biseduar”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, pas Akademisë solemne me rastin e 28 Nëntorit.
“Është ditë e shënuar, një ditë ku përkujtohen të gjithë ata që kanë kontribuar dhe derdhur gjakun për këtë flamur dhe shqiptarët gjithandej sot festojnë dhe të gjitha takimet që bëhen janë në përurim të kësaj dite për të gjithë njerëzit”, u shpreh Ahmeti.
Lajme nga vendi
“Safe City” do të testohet në autostradën Ohër-Kërçovë
Sektori i Punëve të Brendshme i Ohrit, sot, në kuadër të projektit “Safe City”, do të zhvillojë aktivitete për testimin, kalibrimin dhe verifikimin e pajisjeve (kamerave) të instaluara për mbikëqyrjen e trafikut në zonën e Ohrit, më saktësisht në segmentin e autostradës Ohër-Kërçovë, midis fshatrave Gorenci dhe Trebenishtë dhe midis Botunit dhe Novo Sellës, komuna Debrcë.
Aktivitetet e planifikuara do të zbatohen duke filluar nga ora 12:00, me procedurën që do të kryhet një herë në çdo vend me kamerë të instaluar dhe do të zgjasë nga 15 deri në 30 minuta.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik në këtë segment rrugor që të tregojnë mirëkuptim për domosdoshmërinë e masave të planifikuara, të respektojnë kufizimet e përkohshme dhe udhëzimet e oficerëve të policisë me qëllim zbatimin e sigurt të aktiviteteve të planifikuara.
Lajme nga vendi
Era e fuqishme ndërpret skijimin në “Kodrën e Diellit”
Ski Qendra “Kodra e Diellit” njofton se për shkak të erës së fuqishme, sot është ndërprerë skijimi në këtë qendër.
“Të nderuar vizitorë, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, konkretisht erërave të forta, sot nuk do të ketë skijim. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thonë nga Ski Qendra.
Lajme nga vendi
Boshkov: Sektori privat nuk mund ta përballojë rritjen e pagës minimale
Këshilli Ekonomik dhe Social nuk duhet të anashkalohet për pagën minimale, dhe të gjithë janë të nevojshëm në dialogun për situatën ekonomike sepse ekonomia e vendit mund të funksionojë shumë mirë, thotë kryetari i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë, Mile Boshkov.
“Kemi folur disa herë me përfaqësues të Qeverisë, por edhe me kolegët tanë nga Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë dhe sindikata të tjera se do të mbanim qëndrimin se përshtatja e pagës minimale në mars është e pranueshme për ne, se është pjesë e ligjit që duhet të kuptohet dhe pranohet, por edhe që ta rrisim më shumë, siç kërkojnë sindikatat, është në interes si të punëdhënësve, ashtu edhe të qytetarëve dhe të punëtorëve që rritja prej 6.000 denarësh të përjashtohet nga kontributet sociale dhe të ngarkohet vetëm me tatimin personal, dhe atë në të gjithë sektorët.
Kërkesat shtesë dhe 100 eurot shtesë që ne i konsiderojmë si një rritje lineare vërtet seriozisht me këto kushte, pa taksa të lehtësuara për kontributet sociale, do të ishin një barrë e madhe për ekonominë, jo vetëm për operatorët mikro, të vegjël dhe të pavarur të biznesit, por edhe për të gjitha kompanitë, sepse është një barrë e madhe, e cila nuk është vetëm 6.000 denarë, domethënë, me kontributin social ngarkohet edhe me 4.500 denarë të tjerë”, thotë Boškov.
Shoqëria jonë ekonomike dhe ekonomia, veçanërisht sektori privat, thekson ai, nuk mund ta përballojnë atë rritje.
“E themi kategorikisht sepse, pavarësisht treguesve pozitivë për rritjen e BPV-së, është ende çështje e një ekonomie të ndarë të të mëdhenjve dhe të vegjëlve, veçanërisht të vegjëlve, të cilët përbëjnë 98 përqind të ekonomisë, nuk mund të bëjnë një hap drastik në rritjen e kostove operative tashmë të mëdha të kompanive”, thekson Boshkov.

