Lajme nga vendi
Tetovë, 110 djem vishen si Isa Boletini
Këta janë djem dhe vajza tetovar, nxënës të shkollës së mesme të mjeksisë të cilët sot, nën ngjyrat kuq e zi, me veshjet kombëtare, me këngë patriotike emocionuan jo vetëm teotvarët por të gjithë shqiptarët. Stafi I kësaj shkolle kishin punuar për një koreografi të shkëlqyer me detaje të menduara me imtësi. Marshi nisi nga oborri I shkollës për të përshkruar të gjithë bulevardin e Ilindenit. Marshin e printe flamuri shqiptar dhe për këtë 110 vjetorë të pavarësisë së Shqipërisë, 110 djem të rinjë, të veshur me kostumin tradicional të Isa Boletinit nderonin flamurin kuq e zi.
Shoqëruar me një koreografi pompoze këta “110 Isa Boletinë” të rinj, ngritën flamurin shqiptarë në sheshin Iliria në Tetovë duke u përulur përpara tij. Djemtë u mblodhën rreth flamurit, të ulur këmbëkryq duke iskenuar odën tradicionale shqiptare të burrave dhe kënduan këngë patriotike shoqëruar me cifteli, ndërsa performacës së tyre ju bashkuan njëzëri edhe qytetarët e Tetovës, të cilëve në fytyrë ju lexohej më shumë se kurrë krenaria që ndjenin për të rinjtë e tyre.
I pranishëm në Shëshin Iliria ishte edhe Kryetari I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami I cili përshëndeti nxënësit për këtë angazhim të tyrin dhe njëkohësisht uroj të gjithë shqiptarët për festën e tyre kombëtare duke bërë thirrje të mos heqim dorë nga ëndrra për bashkimin kombëtarë.
Drejtori I Shkollës së mesme të mjeksisë Binas Pajaziti falenderoi të gjithë arsimtarët dhe nxënësit që punuan për këtë shfaqje madhështore duke treguar se është punuar shumë dhe ka patur një motivim të fortë nga vetë nxënësit,
Në krye të marshit ecnin dy vajza që me veshjet e tyre të një stili mashkullor, simbolizonin dhe rolin e rëndësishëm që ka patur gruaja shqiptare në të gjitha ngjarjet e rëndësishme historike kombëtare duke dhënë një kontribut të pacmueshëm që shteti shqipëtar sot të gëzojë këtë 110 vjetor të pavarësisë.
Edhe pse 28 nëntori në Maqedoni të Veriut nuk është e shënuar në kalendarin shtetëror të festave, shqiptarët e festojnë, e sidomos qytetarët e Tetovës që dhurojnë cdo vit spektakël me ngjyrat kuq e zi, ku performuesit kryesorë janë të rinjtë të cilëve ju mbillet përgjegjësia nga të parët e tyre se duhet ta duan, ta nderojnë e respektojnë prejardhjen e tyre dhe flamurin kuq e zi.TV KOHA
Lajme nga vendi
Çmime të reja të derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,03 % në raport me vendimin e datës 30.10.2025.
Nga data 4.11.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 74,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 76,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 71,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 36,913 (denarë/kilogram)
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,856 den/kg dhe do të jetë 36,913 den/kg.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 4.11.2025.
Lajme nga vendi
Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”
Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.
Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.
Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.
Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.
Lajme nga vendi
Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.
“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi5 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi2 months agoAksident fatal në Dobërdoll, 65-vjeçari humb jetën pasi u godit nga vetura

