Connect with us

Lajme nga vendi

Shoqata Oeneum mbajti orën poetike Na bashkon flamuri

Published

on

  • Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova Festivalin poetik “Festat
    e Nëntorit” i finalizoi me maratonë kulturore e kombëtare me orën e
    madhe poetike “Na bashkon flamuri”, në Tetovë, me poetë e poetesha
    nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora.Manifestimi u realizua në sallën
    e Këshillit të Komunës së Tetovës, para shumë artdashësve të fjalës së
    shkruar- poezisë.
    Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”-Tetovë Behare
    Neziri,
    Edhe pse kjo orë poetike, kishte karakter garues, të gjithë poetët ishin
    fitues ngase poezitë ishin nga më të mirat, ju kushtoheshin, flamurit,
    kombit, dhe atdheut. Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum”-
    Tetovë, Behare Neziri ndau mirënjohje për Kryetarin e Komunës së
    Tetovës Billal Kasami dhe Drejtorin e Laorit, Vullnet Murseli.
Advertisement

Lajme nga vendi

Arben Fetai godet politikën e vjetër: ‘Dy dekada makiavelizëm për pushtet, koha e VLEN ka ardhur’

Published

on

Zëvendëskryeministri dhe një nga Lideret e VLEN, Arben Fetai ka reaguar me një postim të fortë ndaj politikës së vjetër shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se për dy dekada të njëjtët njerëz kanë justifikuar çdo padrejtësi ndaj shqiptarëve dhe kanë mbjellë politikë makiaveliste me synim të vetëm pushtetin.

“Për 20 vite, të njëjtët njerëz që çdo keqbërje ndaj shqiptarëve e justifikonin me ‘ku të shkojmë’, vazhdojnë të mbjellin politikë makiaveliste. Me çdo formë, me çdo mjet propagandistik, synojnë vetëm një gjë – pushtetin. Sepse vetëm ashtu dinë të jetojnë”, shkruan Fetai.

Ai kujtoi edhe periudhën e negociatave të paszgjedhjeve të kaluara, duke përmendur emra konkretë nga BDI-ja.
“E kujtojmë mirë kohën kur kryenegociatori i BDI-së, Fatmir Besimi, pas 150 mijë votave shkonte të bënte koalicione. E ato negociata zgjatnin 10 minuta – mjaftonte fjala e Sasho Mijallkovit për ndarjen e posteve!”, theksoi ai.

Sipas Fetait, kjo mënyrë e vjetër e të bërit politikë ka marrë fund me ardhjen e forcës së re politike VLEN.
“Kjo politikë mori fund më 19 tetor. VLEN është forca që mendon, vepron dhe mbron. Asnjëherë kundër kombit, asnjëherë kundër askujt”, përfundon ai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Studentët e Fakultetit të Arteve të UT-së e vizituan ekspozitën e profesorit Miftar Memeti në Galerinë “Bezisten” në Shtip

Published

on

Pas hapjes zyrtare të ekspozitës së profesorit dhe piktorit të njohur Miftar Memeti, studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, drejtimi Art Figurativ, më 29 tetor 2025, realizuan
një vizitë studimore në ambientet e Galerisë së Arteve “Bezisten” në Shtip.
Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe vetë profesori Miftar Memeti, i cili zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me studentët, duke ndarë përvoja të vlefshme nga karriera e tij artistike dhe akademike. Ai foli mbi procesin krijues, rëndësinë e origjinalitetit, kërkimit dhe pasionit në artin bashkëkohor.
Studentët ishin të shoqëruar nga prodekania për arsim, profesoresha e Historisë së Artit Jëlldëz Asani, dhe profesoresha e vizatimit Drenusha Palloshi. Ata u pritën ngrohtësisht nga drejtoresha e
galerisë dhe kuratori i ekspozitës, të cilët e prezantuan konceptin dhe mënyrën e organizimit të kësaj ekspozite.
Në hapësirat e galerisë ishin ekspozuar vepra nga cikle dhe teknika të ndryshme artistike, vizatime me goditje të sakta e karakteristike, si dhe piktura në vaj mbi pëlhurë, të realizuara me një paletë të gjerë ngjyrash, që dëshmojnë mjeshtërinë dhe vizionin e veçantë të autorit.
Në veçanti spikatnin dy piktura monumentale të portretit të Nënë Terezës, të cilat ruajnë dorëshkrimin e njohur të artistit përmes formave konceptuale dhe frymës postmoderne që e
karakterizon krijimtarinë e tij.
Në tërësi, veprat e profesor Miftar Memetit reflektojnë freskinë e impresionizmit, lëvizjen e lirë të ngjyrave dhe ndjesinë e hapësirës, duke i dhënë artit të tij një dimension komunikues ku edhe
publiku bëhet pjesë e procesit krijues.
Studentët shprehën mirënjohjen e tyre për mundësinë e këtij takimi me një artist të kalibrit akademik e kombëtar, i cili përmes shembullit dhe përvojës së tij frymëzon brezat e rinj të ecin me
përkushtim në rrugën e artit.
Kjo vizitë u vlerësua si një përvojë e vlefshme praktike dhe frymëzuese, që forcon lidhjen midis edukimit universitar dhe jetës artistike në vendin tonë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kandidati i VLEN-it për Dollnenit, Islami kërkon mbështetje për të drejtuar komunën në mandatin e ardhshëm

Published

on

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Dollnenit, Blerim Islami, para banorëve dhe përfaqësuesve politik të koalicionit, shpalosi vizionin e tij për komunën dhe kërkoi mbështetje për të drejtuar komunën në mandatin e ardhshëm. Nga VLEN kërkuan unitet etnik dhe fetar kurse thanë se Islami personifikon karakterin e komunës. Islami ka premtuar investime në arsim, furnizim me ujë të pijshëm, ndërtimin e një poliklinike, përmirësim të infrastrukturës duke përfshirë rrugët kryesore dhe rrugicat në të gjithë komunën, hapjen e një zone teknologjike industriale, rrjet të zgjeruar kanalizimi, dhe menaxhim efikas me mbeturinat.

“Ndodhemi në fshatin Debresh. Kemi vizitë nga përfaqësues qeveritar. Me ne sot është Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit, e kemi zv.kryeministrin e parë, z. Izet Mexhiti dhe kryetarin e Alternativës z. Zeqirija Ibrahimi. Vizita e tyre këtu është ndihmë e madhe për ne. Kudo që shkojmë, çdo shtab që vizitojmë ndihet atmosfera e fitores dhe shpresojmë që më 2 nëntor të festojmë së bashku këtu në Dollnen”, deklaroi Blerim Islami, Kandidat i VLEN-it për Dollnenin. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat