Lajme nga vendi
Ngrohtorja “Shkup Veri” ndalon punën, shkollat dhe çerdhet mbeten pa ngrohje qendrore
Gjatë ditës së sotme për shkak se ngrohtorja “Shkup Veri”, nuk furnizon me ngrohje shkollat dhe çerdhet është ndërpre mësimi në disa shkolla, përfshi edhe gjimnazin Zef Lush Marku. Alsat mëson gjithashtu se pa ngrohje kanë ngelur edhe çerdhet, kështu që prindërit janë të detyruar para kohe t’i marrin fëmijët e tyre nga kopshtet.
Tani për tani nuk ka informatë se sa kohë do të zgjas mungesa e ngrohjes qendrore.
Lajme nga vendi
Hapet tuneli hekurudhor i 14-të, në linjën Beljakovc – Kriva Pallankë
Këtë mëngjes hapëm tunelin e parafundit, nga gjithsej 15, në seksionin hekurudhor nga Beljakovc në Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari, shkruan drejtori i Hekurudhave te Maqedonise.
Drejtori Sinisha Ivanovski, postoi një video në profilin e tij në Facebook nga hapja e tunelit të 14-të në seksionin hekurudhor Beljakovc – Kriva Pallankë, i cili është në ndërtim e sipër.
“Është mirë kur ka dritë në fund të tunelit. Herët këtë mëngjes hapëm tunelin e parafundit nga gjithsej 15, në seksionin hekurudhor nga Beljakovc-Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari”, ka shkruar zoti Ivanovski.
Ndërtimi i kësaj rruge është i mbushur me sfida, një nga më të mëdhatëështë shpimi dhe ndërtimi i tuneleve.
“Progresi i ndërtimit të të gjithë projektit nuk është në nivelin e dëshiruar, por do të doja të përgëzoja kontraktorin për suksesin e tyre në ndërtimin e tuneleve. Besoj se edhe në segmentet e tjera të ndërtimit, ata do të fillojnë të shënojnë sukses shumë shpejt që nga sot”, ka shkruar drejtori I Hekurudhave te Maqedonise Sinisha Ivanovski.
Lajme nga vendi
Apel për ndihmë Zenun Hysa, një 28-vjeçar nga Kaçaniku i Kosovës, po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore
Zenun Hysa nga fshati Stagovë i komunës së Kaçanikut është duke përjetuar vështirësi të mëdha shëndetësore si pasojë e epilepsisë, nga e cila vuan prej një kohe të gjatë.
Gjendja e tij po e bën jetën gjithnjë e më të vështirë dhe po kërkon mbështetje urgjente.
Logaria bankare: Raiffeisen Bank – 1504001008528570
Ju falënderon familja Hysa
Lajme nga vendi
Avokatja e Bekimit dhe Arlindës: “Tragjedia e ‘Puls’-it nuk mund t’u ngarkohet zyrtarëve administrativë – ata s’kishin kompetenca sigurie
-Të akuzuarit Bekimi dhe Arlinda, kanë bërë përpunimin administrativ të dokumenteve, ndërsa vdekja e 61 personave ka ndodhur për shkak të zjarrit, lëshimeve teknike dhe mungesë të sigurisë që nuk ishin në kompetencën e tyre, tha mes tjerash Sofija Laliçiç, avokate e të punësuarve në Ministrinë e Ekonomisë, Bekim Haxhiut dhe Arlinda Kasapit, të akuzuar në rastin “Puls”, përcjell TV21. Avokatja Laliçiç tha se personat në fjalë nuk janë krijuesit e rrezikut.
“Nuk janë ata që duhej të kontrollonin hidrantët, instalimet, daljet. Nuk janë ata që e kanë mbushur klubin. Nuk janë ata që e kanë ndezur piroteknikën dhe nuk janë ata që e kanë shpëtuar apo nuk e kanë shpëtuar dikë. Puna e tyre është procedurë administrative, pa të drejtë për mbikëqyrje të objektit, do të thotë administrative, jo inspektuese. Kjo tragjedi nuk mund t’i atribuohet nënshkrimit të zyrtarit administrativ, që ka verifikuar kompletimin e dokumentacionit, e jo edhe vërtetësinë. Si Bekimi dhe Arlinda do ta dinin se sa metër katrorë ka “Puls”, kur asnjëherë nuk kanë qenë në Koçan, nuk kanë qenë në diskotekë, nuk kanë pasur as detyrim dhe autorizim për të shkuar dhe për ta kontrolluar këtë”, tha mes tjerash Llaliçiç.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë 23 komuna përfundon numërimi i votave për asamble

