Connect with us

Lajme nga vendi

Rruga e Butiqeve në Tetovë, atraksion turistik

Published

on

Rruga e Butiqeve në Tetovë në të ardhmen pritet të renovohet dhe ridejzinohet për nevojat e  zejtarëve. Kjo do të realizohet në kuadër të projektit Ringjallja e zejeve dhe ndërtimi i kulturës për zhvillimin e përbashkët të turizmit”, që është në pjesë e programit ndërkufitar IPA me Kosovën.Investimi në këtë rrugë do të jetë 300 mijë euro, me një gjatësi prej 444 metra dhe gjërësi 6 metra.Qëllimi është që në të ardhmen këta zeje të zhvillohen dhe të promovohen. Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në komunën e Tetovës ndërmjet Ministrit të pushtetit të lokal Risto Penov dhe kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami.

“Kishim një takim ku u hapën shumë çështje, dihet se komuna e Tetovës ka probleme me funksionimin sidomos në apsektin financiar dhe u bisedua për mënyrat që të dilet nga kjo gjendje.Sot nënshkruam një marrëveshje për rikostruimin e rrugës së zejtarëve me mjete të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal si dhe të bsiedojmë për mundësitë që në të ardhmen komuna e Tetovës të aplikojë dhe përfitojë grante përmes prograës së qeverisë Zviceriane, përmes UNDP dhe programeve tjera.Gjetëm gjuhë të përbashkët që të vazhdojmë më tutje të punojmë për vazhdimin e decentralizimit dhe pengesave që kanë komunat sidomos me mënyrat e financimit, kufizimin e harxhimit të mjeteve me qëllim komunat më lehtë të funksionojë dhe të zgjidhim problemet e qytetarëve” tha Risto Penov, Ministër i Pushtetit Lokal.

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha se projekti për rikostruimin e rrugës së Butiqeve është mjaft I rëndësishëm për komunën e Tetovës.

“Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Prizrenit.Kjo tregon se ne si komunë jemi të gatshëm të bashkpunojmë edhe me ministritë tjera me të cilët ndajmë përgjegjësitë për të mirën e qytetarëve dhe me këtë bashkë të maksimalizojmë realizimin e projekteve të cilët janë për të mirë të qytetarëve të komunës së Tetovës”, tha Kasami.

Krahas kësaj, është paraparë edhe program për trajnim të zejtarëve, hotelierëve  dhe agjencioneve turistike duke përfshirë edhe takime individuale me mentor, kurse janë paraparë edhe puntori me operatorët e agjencive turistikke që të krijohet një ofertë turistike e bazuar në zejet lokale dhe tradicionale, duke përfshirë përpunimin e arit, ëmbëltoret, veshjet tradicionale e kështu me rradhë. Ndryshe, rruga e butiqeve në Tetovë është mjaft e frekuentuar gjatë periudhës së verës kur në vendlindje kthehen mërgimtarët.Megjithatë, në këtë rrugë ku ka qindra biznese artizanale është lënë në mëshirë të fatit dhe gjithnjë ka kaos në trafik, nuk ka vende për parkim dhe qasja është shumë e vështirë. TV KOHA

Advertisement

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Kërkohet një person i zhdukur, kërkim intensiv përgjatë Vardarit në Gostivar

Published

on

Një person i zhdukur, për të cilin ka indicie se është parë pranë lumit Vardar në rajonin e Gostivarit, po kërkohet nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Aksioni është aktivizuar pas një kërkese zyrtare nga Stacioni Policor i Gostivarit, ndërsa kërkimet po zhvillohen përgjatë rrjedhës së lumit, nga pikat kritike në qytet deri në zonat më poshtë rrjedhës.

Në terren janë angazhuar pjesëtarët e ekipit për reagim të shpejtë për shpëtim në ujë, me mbështetje logjistike nga njësia rajonale e Drejtorisë në Gostivar. Në aksion është i pranishëm edhe zëvendësdrejtori i institucionit, Kashmir Saliu, ndërsa ekipet po koordinohen me policinë dhe shërbimet lokale. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit.

“Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pavarësisht kushteve aktuale në terren dhe specifikave të shtratit të lumit, do të jenë të angazhuara derisa të përfundojë i gjithë operacioni. Kërkimi po zhvillohet intensivisht përgjatë rrjedhës së lumit Vardar, duke filluar nga pikat kritike në qytet e deri në zonat më poshtë rrjedhës, në koordinim të ngushtë me zyrtarët policorë të SPB-së Gostivar dhe shërbimet lokale”, thuhet në njoftim.

Drejtoria u bën thirrje qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve përreth që, nëse kanë informacione për personin e zhdukur ose vërejnë diçka përgjatë shtratit të lumit, të njoftojnë menjëherë policinë ose shërbimet kompetente përmes numrit emergjent 112.

Continue Reading

Lajme nga vendi

23 Tetori ditë jopune, qytetarët përfitojnë edhe një fundjavë të zgjatur

Published

on

E premtja, 23 tetor, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me rastin e Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Duke u bashkuar me të shtunën dhe të dielën, qytetarët do të përfitojnë një fundjavë të zgjatur prej tri ditësh.

Deri në fund të vitit 2026, mbetet edhe një ditë tjetër jopune për të gjithë qytetarët: 8 dhjetori, Dita e Shën Klimentit të Ohrit, e cila këtë vit bie të martën.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shkaktoi zjarr duke e pastruar arën dhe e dogji makinën, 74-vjeçari nga rrethina e Tetovës përfundoi në spital

Published

on

Një 74-vjeçar nga fshati Pallaticë i Tetovës pësoi djegie pasi u përpoq të shuante një zjarr në të cilin makina e tij u dogj plotësisht.

Continue Reading

Më të lexuarat