Lajme nga bota
Formacionet zyrtare Kroaci-Brazil, ja si do nisë çerekfinalja e parë e Kupës së Botës
Botërori i Katarit futet sot në një faze shumë interesante pasi do të përcaktohen dy ekipet gjysmëfinaliste.
Dy duelet cerekfinale janë përsëritje e ndeshjeve të luajtura në Boterorin e 2014.
Brazili dhe Kroacia përplasen në orën 16.00, teksa 8 vite më parë brazilianet fitonin 3 me 1 kundër ballkanasve.
Kroacia do të përballet me Brazilin në orën 16:00, me të dyja përfaqësueset që do të luftojnë për një “biletë” të gjysmëfinaleve të Kupës së Botës, Katar 2022.
Ndërsa Brazili shihet si favorit i takimit të kësaj të premteje, nga Kroacia janë shprehur se do të bëjnë të pamundurën për ta vazhduar sa më gjatë këtë rrugëtim.
Me ende mbi një orë nga startimi i çerekfinales së parë të Botërorit, trajnerët Dalic dhe Tite kanë vendosur formacionet si do e nisin këtë përballje, me të dy teknikët që do të hedhin emrat më të mirë në fushë.
Formacionet zyrtare:
Lajme nga bota
Erdogani paralajmëron Izraelin kundër “sabotimit” të përpjekjeve diplomatike për Iranin
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka këmbëngulur se lufta ndaj Iranit duhet të përfundojë përmes dialogut dhe negociatave serioze, por ka sugjeruar që qëndrimi i Izraelit po dëmtonte diplomacinë.
“Qëndrimi i pakompromis, maksimalist dhe radikal i Izraelit nuk duhet të lejohet të sabotojë zgjidhjet diplomatike”, ka thënë Erdogan, një kritik i vazhdueshëm dhe i hapur i Izraelit, në një fjalim televiziv.
Deklarata e tij vjen në kohën kur presidenti amerikan po këmbëngul se SHBA-ja është duke zhvilluar negociata për fundin e armiqësive me Iranin, mirëpo Teherani zyrtar ende nuk e ka pranuar se ka bisedime.
Lajme nga bota
Sulm pranë centralit bërthamor në Iran/ SHBA dhe Izraeli godasin Bushehrin
Organizata e Energjisë Atomike e Iranit tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan zonën përreth centralit bërthamor Bushehr të Iranit këtë mbrëmje.
Agjencia e lajmeve IRNA raportoi sulmin, i cili nuk shkaktoi dëme në strukturë apo viktima.
Lajme nga bota
Irani kërkon tarifë tranziti prej 2 milionë dollarësh nga anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit
Irani ka filluar të ngarkojë tarifa joformale tranziti për disa anije tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas njerëzve të njohur me çështjen, të cituar nga “Bloomberg”.
Sipas medias në fjalë, kërkesat e Teheranit variojnë deri në 2 milionë dollarë për udhëtim dhe vendosen rast pas rasti, duke krijuar në mënyrë efektive një “taksë” jozyrtare në një nga korridoret më të rëndësishme të energjisë në botë.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

