Lajme nga vendi
Referendum për mbylljen e lojrave të fatit
Lëvizja Anti-Bixhoz, përmes komunës së Tetovës do të iniciojë referendum për mbylljen e lojrave të fatit në territorin e komunës së Tetovës dhe mos lejimin e hapjes së tyre në të ardhmen.Këtë propozim ata e kanë publikuar gjatë një debati të organizuar në komunën e Tetovës. Përfaqësuesit e kësaj lëvizje kjo iniciativë pritet që të bëhet në koordinim me komunën e Tetovës.
Sipas procedurave, organizimi i referendumit ka kosto të vet dhe duhet një angazhim më I madh I komunës, thonë juristët Qebir Avziu dhe Bashkim Selmani
Komuna e Tetovës, nga ana tjetër është e gatshme që të organizojë referendumin, thotë kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami. Ai thotë se brenda hapësirave ligjore do të organizohet referendum edhe psekomuna nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta për hapjen e tyre.Krahas kësaj, nga komuna e Tetovës thonë se do të dhjetëfishojnë çmimin për reklama për kaiznot, për të penguar hapjen e tyre më tej si formë presioni.
Lajme nga vendi
NISIN KONTROLLET PËR PRODHUESIT E KANABISIT MJEKËSOR!
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se kanë nisur kontrollet e të gjitha firmave për prodhimin e kanabisit mjekësor. Sic tha në një press-konferencë duhet të kontrollohen 43 licensa.
“Nga sot nisin kontrollet e jashtëzakonshme, bashkë me MPB-në.Në seancën e fundit të Qeverisë u miratua vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Ndërresorial. Do të udhëhiqet nga MSH-ja. Ishte krijuar në vitin 2017, por nuk gjetëm asnjë raport nga puna e tijedhe pse është një nga më të rëndësishmet që të kemi qasje se cfarë ndodh lidhur me prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore”
Sipas njoftimeve të fundit të MSH-së, kompetente për dhënien e licensave për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, në Maqedoni për momentin ka 43 subjekte juridike që posedojnë leje. Prej tyre, sipas MSH-së, 14 subjekteve juduike u është marrë leja, kurse për 4 të tjerë zhvillohet procedura për marrjen e lejeve për shkak të parregullsive të konstatuara.
Lajme nga vendi
Tërhiqen mbi 20 mijë denarë nga llogaria bankare e një 23-vjeçari në Gostivar përmes transaksioneve të paautorizuara
Më 11.02.2026, rreth orës 10:30, në DPB Gostivar, 23-vjeçari S.B. nga Gostivari ka paraqitur kallëzim se nga llogaria e tij bankare janë realizuar katër transaksione të paautorizuara. Sipas tij, përmes pagesave online janë tërhequr gjithsej 20.736 denarë, pa dijeninë dhe pëlqimin e tij.
“Më 11.02.2026, në orën 10:30, në DPB Gostivar, personi S.B.(23) nga Gostivari ka denoncuar gjithsej 20.736 denarë për pagesa përmes internetit, të cilat ai nuk i ka kryer. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lajme nga vendi
MICKOSKI NUK E JEP FATMIR LIMANIN – BESA MBAN KUVENDIN QENDROR!
Kryeministri Mickoski ka rikujtuar partnerin qeveritar të VLEN-it, Bilall Kasamin, se si Kryeministër është kompetent për zgjidhjet kadrovike në Qeveri.
Kjo deklaratë e Mickoskit vjen pasi Kasami deklaroi se në përgatitje e sipër është ndërrimi I mundshëm I Ministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, Fatmir Limani, për shkak të pakënaqësisë nga puna e tij në ekzekutiv.
Përplasja Kasami – Limani kulminoi pas zgjedhjeve lokale ku Ministri ishte kandidat për Kryebashkiak të Kërçovës, por i humbi zgjedhjet.
“Unë jam i kënaqur me punën e Fatmir Limanit dhe mendoj se është një vlerë e shtuar në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj. Unë jam mandatuesi I Qeverisë dhe unë e përpiloj qeverinë, nëse dikush këtë e ka harruar, ja ia rikujtoj”
Gjatë një aktiviteti në Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, nuk ka komentuar këto zhvillime duke pohuar se në mbrëmje mblidhen organet partiake për të marrë vendime.
““Atë çka pata mbrëmë ta them në emision, e thash. Sot jemi për promovimin e këtij shërbimi. Në mbrëmje do të kemi vendim të Kryesisë ku ne do të flasim për veprimet tona, apo për atë që e thash, llogaridhënien e funksionarëve tanë në qeveri”
Lëvizja Besa përmes një komunikate ka njoftuar se sonte me fillim në ora 19.00 mban mbledhjen e Kuvendit Qendror të partisë. Mbledhja do të mbahet në selinë partiake në Tetovë.

