Lajme nga vendi
Në Gjykatën Themelore të Tetovës duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në spitalin modular
Sot në orën 10 në Gjykatën Themelore në Tetovë duhet të vazhdojë debati kryesor nga gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, që ndodhi më 8 shtator 2021, kur jetët i humbën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë ishin lënduar. Gjykimi filloi para tri javëve, më 7 dhjetor, pasi nga shtatori e deri në këtë muaj, fillimi i procesit gjyqësor ishte shtyrë.
Para 20 ditëve deri në shtyrje e rastit erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve të avokatëve të të gjithë të akuzuarve rreth prezantimit të dëshmive nga ana e Prokurorisë Publike. Ata kërkonin që prokurori “t’i lexojë të gjitha dëshmitë”, në vend, siç thanë, “t’i citojë vetëm titujt”. Njëherësh kishin vërejtje se një pjesë e titujve nuk janë përmbajtur në listën e dëshmive të cilat Prokuroria i ka dorëzuar në Gjykatë.
Fillimisht në vetë fillimin të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe Spitali Klinik i Tetovës, si person juridik, pas thirrjes së gjykatësit theksuan se e kuptojnë aktakuzën, por nuk e pranojnë fajin dhe se nuk kanë bërë vepra për të cilat akuzohen.
Gjykimi erdhi pasi më 27 korrik të vitit 2022, Prokuroria ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore në Tetovë. Prokuroria dhjetë muaj bënte hetim në të cilën analiza profesionale dhe ekspertiza ishin bërë nga MPB, Fakulteti i Teknologjisë, elektroinxhinier dhe ekspertë dhe hetues nga Policia Federale Kriminalistike e Gjermanisë.
Në tetor të vitit 2021 pas ekspertizave të MPB-së, Prokuroria informoi se zjarri në spitalin modular është shkaktuar si pasojë e djegies së kabllos vazhduese, në të cilën ishin të lidhura një defibrillator – aparat për reanimacion, një karrikues telefoni dhe një pajisje tjetër./medial.
Lajme nga vendi
Mickoski: Fatura elektronike po futet në përdorim – një fund për kompanitë dhe individët fantazmë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot mori pjesë në prezantimin e faturës elektronike, e cila sipas tij do të paraqes një fund për kompanitë dhe individët fantazmë që kanë keqpërdorur miliona euro para publike.
“Sot mora pjesë në një takim pune ku u prezantua instrumenti i faturës elektronike në ambientet e Zyrës së të Ardhurave Publike. Sistemi i faturës elektronike po futet në përdorim – një fund për kompanitë dhe individët fantazmë që kanë thithur qindra miliona euro para publike nga Buxheti. Falënderoj DAP-in, drejtoreshën, ekipin e saj, Ministren e Financave që më në fund pas më shumë se 10 vitesh, filloi dhe zbatimi do të fillojë më 1 korrik”, ka shkruar Mickoski në FB.
Lajme nga vendi
Forcimi i bashkëpunimit ekonomik: Takim i ministrit Besar Durmishi me u.d. Ambasador i Katarit, E.T. Rashid Bin Said Al-Kajarin

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi realizoi sot takim protokollar me ushtruesin e detyrës Ambasador i Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E.T. Rashid bin Said Al-Kajarin.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Theks i veçantë është vënë në thellimin e bashkëpunimit në fushën e investimeve, punësimit dhe projekteve infrastrukturore me interestëndërsjellë.
Gjatë bisedës u theksua nevoja e avancimit të shkëmbimit tregtar, si dhe thellimin e bashkëpunimit në sektorët si agrobiznesi, industria përpunuese, logjistika, TIK dheturizmi.
Ministri Durmishi konfirmoi gatishmërinë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për të qenë partner aktiv dhe në shërbim të investitorëve të Katarit, si dhe për të siguruar mbështetje në realizimin e projektevekonkrete.
Takimipërfundoi me përcaktim të përbashkët për rritjen e dinamikës ekonomike dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shtetit të Katarit.
Lajme nga vendi
Snopçe pyet qeverinë: A do ta shfuqizoni vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në seancën e fundit të Kuvendit ka ngritur një çështje të rëndësishme që ka të bëjë me legjitimitetin e vendimit të qeverisë për uljen e numrit të këshilltarëve nëpër Komuna, duke u mbështetur në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se ndarja e popullsisë në rezidentë dhe jorezidentë ishte kundërkushtetuese.
“E pyeta kryeministrin nëse qeveria do ta shfuqizojë vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve në Komuna, tani që Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar metodologjinë e regjistrimit që bazohej në ndarjen antikushtetuese të popullsisë”, – deklaroi Snopçe.
Sipas deputetit, Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave ka tejkaluar kompetencat, duke ndarë popullsinë në mënyrë të paligjshme.
“Si pasojë, vendimi i qeverisë për uljen e numrit të këshilltarëve nga ky moment është i pavlefshëm”, – shtoi ai.
Megjithatë, përgjigja e kryeministrit, sipas Snopçes, ishte befasuese dhe e pakuptimtë:
“Përgjigja e kryeministrit ishte e çuditshme. Ai potencoi se Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë ligjvënës, se nuk mund të tregojë se si duhet të punohet, por vetëm të deklarohet për zgjidhjet ligjore. Kjo është relativizim i rrezikshëm i një vendimi të prerë gjyqësor”, – theksoi deputeti.
Ai nënvizoi se standardi i dyfishtë është i papranueshëm:
“Nëse për ‘balansuesin’ dhe për gjuhën shqipe thuhet se duhet të respektohen vendimet e gjykatës, atëherë pse nuk respektohet ky vendim që ndikon direkt në përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në pushtetin lokal?”, – pyeti Snopçe.
Në fund, Snopçe lëshoi edhe një apel publik për VLEN-in, që është pjesë e shumicës qeveritare:
“Kërkojmë prononcim edhe nga VLEN-i. A do të inicojnë ndryshimin e vendimit të qeverisë, apo si zakonisht do të heshtin dhe do të pajtohen me kryeministrin në heshtje?”
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve