Lajme nga vendi
Mexhiti: BDI e ka humbur kontaktin me realitetin
Në konferencën e sotme për shtyp “Grupi i Zjarrit” sot shpalosi përsëri kërkesat e tyre për reforma dhe përgjegjësi brenda BDI-së.
Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti gjatë fjalimit tha se në këtë konferencë për media janë mbledhur anëtarët e partisë të cilët janë të përfshirë në organet BDI-së dhe institucioneve shtetërore.
“Pas kërkesës tonë para tre muajve filloi funksionimi i organeve të BDI-së. Mirëpo pas dy mbledhjeve u ndërpre puna e organve. Jemi informuar se nuk do të ketë mbledhje për temën e llogaridhënies”, theksoi Mexhiti.
Mexhiti nga konferenca përsëri akuzoi zëvëndëskryeministrin, Artan Grubi se me veprimet e tij po ndikon në përçarjen brenda BDI-së Mexhiti tha se kjo është luftë për vlera dhe nuk ka të bëjë me çështjet gjeostrategjike të vendit, si marrëveshja me Greqinë dhe Bullgarinë.
Ai mes tjerash theksoi se dështimet në politikë tregojnë edhe anketa e fundit e IRI-it e cila tregon pakënaqësinë e qytetarëve, si dhe për herë të parë opozita ka dalë me mbështetje më shumë se BDI. Për fund shtoi se përmes së kësaj konference dëshiron që të kthejë debatin brenda partisë për shkak se BDI për momentin e ka humbur kontaktin me realitetin.tetova1
Lajme nga vendi
Mexhiti në takimin me OEMVP: Partneriteti mes komunave dhe biznesit është çelësi i zhvillimit ekonomik

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit, Izet Mexhiti mori pjesë në takimin e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) me liderët e koalicionit VLEN dhe kandidatët e këtij koalicioni për kryetarë komunash.
Në fjalën e tij, Mexhiti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis komunave, Qeverisë dhe sektorit të biznesit, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në komunat shqiptare. Ai rikujtoi se ditët e fundit është mbajtur edhe një takim i veçantë për zonën e Vizbegut, e cila sipas tij meriton vëmendje të shtuar institucionale për shkak të kontributit të madh ekonomik që jep.
“Vizbegu është zonë që jep më së shumti dhe e mbush arkën e shtetit përmes tatimeve të kompanive dhe mijëra punëtorëve që punojnë aty. Kjo zonë ka nevojë për infrastrukturë të denjë, për rrugë të rekonstruuara si ‘Hasan Prishtina’ e ‘rruga e Kaçanikut’, që të jenë në funksion të ndërmarrjeve ekonomike. Këtu duhet bashkëpunim mes komunave përreth, Qeverisë dhe një kryetari të ri të Qytetit të Shkupit që e kupton rëndësinë e zhvillimit ekonomik vendor”, theksoi Mexhiti.
Ai shtoi se takimi me Odën Ekonomike Veri-Perëndimore shërben për të harmonizuar qëndrimet dhe për të krijuar një partneritet afatgjatë midis institucioneve lokale dhe komunitetit të biznesit.
“Si koalicion VLEN kemi ardhur në formë respekti, të gjithë liderët dhe kandidatët me idetë dhe programet e tyre. Ramë dakord që pas zgjedhjeve të mbahet një takim i dytë me kandidatët e zgjedhur për të harmonizuar qëndrimet, edhe pse në fakt kemi shumë pak për të harmonizuar sepse Oda e përkrah decentralizimin dhe idenë që mjetet buxhetore të përdoren për projekte ekonomike dhe jo për përmendore”, u shpreh Mexhiti.
Në përfundim, Mexhiti nënvizoi se ky bashkëpunim është edhe një “infuzion” për kompanitë vendore të vogla dhe të mesme që veprojnë në komunat përkatëse, si dhe një mundësi për të avancuar digjitalizimin, turizmin dhe zhvillimin e zonave ekonomike në Saraj, Tetovë, Strugë e më gjerë.
“Platforma e VLEN-it është në një vijë me atë të Odës Ekonomike Veri-Perëndimore. Ideja është që edhe pas zgjedhjeve të vazhdojmë ta thellojmë këtë bashkëpunim, sepse është në interes të përbashkët të komunave dhe bizneseve”, përfundoi Mexhiti.
Video
https://drive.google.com/file/d/1-EqazBYt3JgVoyks-hCEp0gVvuRybqB7/view?usp=sharing
Lajme nga vendi
Aliu paralajmëron ndryshime ligjore: Mjekët dhe personeli mjekësor do t’i nënshtrohen testit anti-drogë

Mes ligjeve të cilat po përpilohen nga 12 grupet e punës në ministrinë e shëndetësisë, është paraparë edhe një ligj i cili do të obligonte punonjësit shëndetësor të kryejnë test anti-drogë. Grupet e punës kanë kujdes që të mos ketë përplasje mes ligjeve por të jenë të sinkronizuara dhe të zbatueshme.
“Po definitivisht ne kemi 12 grupe punuese të cilat punojnë siç e dini për ndryshimin apo sinkronizimin e atyre ligjeve që të jenë që të mos ketë përplasje mes ligjeve. Një nga mundësitë që do ta shqyrtojmë është nëse mundet në ndonjërin prej ligjeve të jetë, do të jetë edhe ai nen i ligjit”, tha Azir Aliu – Ministër i Shëndetësisë.
Por çfarë sanksionesh parashihen për mjekët që mund të rezultojnë pozitiv? Ministri Aliu ende nuk ka detaje.
“Për këtë juristët me siguri kur krijohet ligj ka edhe proces se si duhet të ndjekësh indikatorët dhe nëse nuk janë në përputhje me ligjin normalisht se do të ketë edhe pasoja”, deklaroi Azir Aliu – Ministër i Shëndetësisë.
Kjo ide vjen pasi drejtori i shkarkuar i Neurologjisë, Igor Kuzmanovski, ishte incizuar duke shfrytëzuar lëndë narkotike. Kërkesë për testim anti drogë pati pasur edhe për deputetët në vitin 2019. Grupi i pavarur i atëhershëm i deputetëve nga VMRO-DPMNE-ja patën kërkuar nga Kuvendi që të bëjë test për përdorimin e lëndëve narkotike për të gjithë 120 deputetët ndërsa patën bërë thirrje që këtë ta realizojnë edhe funksionarët e tjerë sikurse gjykatësit, prokurorët, kryetarët e komunave e të tjerë. Kjo kërkesë pati ardhur pas publikimit të një bisede të përgjuar të deputetit të atëhershëm të LSDM-së, Pavle Bogoevski i cili dëgjohej duke porositur lëndë narkotike kokainë.
Paraprakisht policia kishte zbatuar testimin për anti-drogë te disa punonjës. Numri i tyre i vërtetë asnjëherë nuk u kumtua, por disa ishin suspenduar, madje edhe pjesëtarë të njësive elitare. Ky mekanizëm hyri në funksion nga viti 2015 kur të paktën 13 policë nga një aksion i brendshëm i MPB-së, rezultuan pozitiv në testet e drogës. Në vitin 2020 në metodologjinë e re për test integriteti ishte përfshirë edhe kontrolli i domosdoshëm për policët gjatë aplikimit për punë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Erasmus/ Rreth 7 milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian do tu ndahen 270 institucioneve dhe organizatave

Rreth 7 milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian do tu ndahen 270 institucioneve dhe organizatave në vend në kuadër të programit Erasmus për vitin 2025. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se interesimi për këtë program është rritur për 100 % kundrejt disa viteve më parë ku ishte vënë në pikëpyetje kredibiliteti i Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore
Evropiane dhe Mobilitet, për shkak të parregullsive të konstatuara në punën e saj. Drejtuesja e Agjencisë, Ana Mihajllov tha se realizimi i projekteve ka të bëj me metodat e reja të të mësuarit dhe mësimdhënies, transformimit digjital dhe demokracisë.
“Këtë vit numri i aplikimeve për projekte të mobilitetit të nxënësve dhe mësimdhënësve në kuadër të Erasmus është rritur mbi 100% krahasuar me vitin e kaluar. Nëse në vitin 2024 ishin parashtruar rreth 150 aplikime, këtë vit janë parashtruar mbi 300. Do të nënshkruhen kontrata për 161 projekte me vlerë rreth 7 milionë euro, kryesisht në fushat e gjithpërfshirjes, metodave të reja të të mësuarit dhe mësimdhënies, transformimit digjital dhe demokracisë, ndërsa do të përfshihen 270 institucione dhe organizata nga Maqedonia”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.
“Kemi realizuar mbi 200 takime me shfrytëzuesit potencial të cilët I kemi siguruar se Agjencia Kombëtare po punon me përkushtim, domethënë po forcon proceset dhe kapacitetet në mënyrë që Agjencia Kombëtare të funksionojë normalisht. Jemi në korrelacion të vazhdueshëm me Komisionin Evropian kemi dhe kemi qëllimin e vetëm që ta kthejmë agjencinë në rrugën evropiane aty ku e meriton”, theksoi Ana Mihajllov, drejtore e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet./ Alsat.mk