Connect with us

Lajme nga vendi

Mbi 100 fëmijë vitin e ri e presin në spitale, infeksionet virusale shkaktar hospitalizimi

Published

on

Mbi 100 fëmijë Vitin e Ri do ta kalojnë të hospitalizuar në reparte spitalore në Kozle apo në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Sipas mjekëve infeksionet virusale janë shkaktari kryesor për hospitalizim.

“Parimisht, të gjithë fëmijët që vinë fillimisht janë vizituar nga mjeku i familjes ose janë mjekuar në institucion tjetër në një qytet tjetër, por pas pranimit të terapisë njëjavore kanë ardhur të gjithë tek ne. Ka disa fëmijë që kanë rënie të saturacionit deri në 80-85% dhe atyre u jepet mbështetje oksigjeni që në ditët e para.”, – deklaroi drejtori i spitalit të fëmijëve “Kozle”, Besnik Zeqiri.

Zekiri thotë se trajtimi spitalor tani zgjat deri në dhjetë ditë. Kjo bëhet për shkaqe sigurie, sepse virusi ndonjëherë është i paparashikueshëm. Ndryshe nga Kozle, ku më shpesh trajtohen sëmundjet akute, në objektin më të madh shëndetësor, Klinikën e Fëmijëve, ka fëmijë në terapi intensive.

“Për momentin kemi rreth 70 pacientë të hospitalizuar, 10 prej të cilëve janë në reanimacion. Më të shpeshta janë sëmundjet e frymëmarrjes, bronkiti, gjendjet febrile dhe konvulsionet.”, – u shpreh mjekja, Andrijana Andreevska Stepanovska.

Edhe pse të gjithë ne dëshirojmë shëndet të mirë, ata që do të kenë nevojë për ekzaminim dhe mjekim, klinika e fëmijëve dhe ekipet mjekësore të “Kozles” do të jenë në dispozicion për ta njëzet e katër orë.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Grabitje si në filma në qendër të Shkupit: Taksisti i kërkon telefonin pasagjerit, i vjedh edhe çantën dhe arratiset

Published

on

Dje në ora 17:00, në SPB Shkup, F.J. (26) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 03:00, në zonën e Qendrës, një person që drejtonte një automjet taksi i ka kërkuar telefonin celular për të kryer një telefonatë dhe, pasi ia ka dhënë, i ka marrë edhe çantën në të cilën kishte dokumente dhe sende të tjera, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Published

on

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,77 % në raport me vendimin e datës 26.1.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,786 den/kg dhe do të jetë 33,885 den/kg.

Nga data 3.2.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 72,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 74,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 68,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 33,885 (denarë/kilogram).

Nga KRRE thonë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 3.2.2025. Shitësit me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe të karburanteve për transport mund të vendosin çmime të veçanta për derivatet e naftës dhe të karburanteve për transport edhe më të ulëta se çmimet më lartë të përcaktuara.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Hoxha-Hriçová: Krijojmë mundësi dhe bashkëpunim për forcimin e mëtejshëm të partneritetit

Published

on

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim pune me Ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Iveta Hriçová.

Në takimin Hoxha-Hriçová u theksuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve, si dhe përkushtimi i përbashkët për avancimin e mëtejshëm të tyre, veçanërisht në kontekstin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministri Hoxha shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore që Republika e Sllovakisë i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se integrimi evropian përfaqëson një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy shteteve.

Veçanërisht u vlerësua roli i Republikës së Sllovakisë në nxitjen e debatit publik dhe institucional mbi perspektivën evropiane të vendit tonë, si dhe mbështetja për Konventën Kombëtare për Bashkimin Evropian, e iniciuar nga Ambasada e Sllovakisë në Shkup, si një mekanizëm i rëndësishëm për dialog gjithëpërfshirës dhe shkëmbim përvojash në procesin e anëtarësimit në BE.

Ministri Hoxha prezantoi prioritetet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të procesit të integrimit në BE, me fokus në shfrytëzimin efikas të fondeve IPA.

Advertisement

Bashkëbiseduesit u dakorduan se takimi përbën një bazë të mirë për identifikimin e mundësive konkrete për bashkëpunim të ardhshëm dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovakisë.

Continue Reading

Më të lexuarat