Connect with us

Lajme nga vendi

Një qytetar i besimit islam në Ohër dhuron pako humanitare për të krishterët me rastin e festës së Buzmit

Published

on

Toleranca fetare në RMV është mjaft e shprehur, ndërsa për këtë ka treguar edhe Ndërmarrja Publike në Ohër që menaxhon me tregjet. Në një postim në Facebook të kësaj ndërmarrje, thuhet se një qytetar i besimit islam, me rastin e festës krishtere Buzmi, ka dhuruar pako humanitare për qytetarët e besimit krishter.

“Jeta multifetare në Maqedoni ka rrënjë të thella, por pikërisht gjatë festave ajo është më e dukshme. Tradita e respektimit të njëri-tjetrit pa dallim feje vazhdon. Në frymën e festës më të madhe të krishterë, Krishtlindjeve, besimtarët e besimit mysliman shprehin respekt për fqinjët dhe bashkëqytetarët e besimit të krishterë”.

“Një shembull të tillë të lidhjes së ndërsjellë të qytetarëve përmes besimeve të ndryshme fetare na e tregoi sot bashkëpunëtori dhe miku ynë shumëvjeçar Meti Zhaku, i cili shpërndau pako me fruta dhe perime për qytetarët e besimit ortodoks. Humanizmi, marrëdhëniet harmonike mes njerëzve dhe kërkimi i paqes dhe mirëqenies janë parimet bazë të Islamit. Urimet më të mira për këtë dashamirës!”, thuhet në postim.

Ndryshe, besimtarët krishterë ortodoks në RMV sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet.

Buzmi tradiconalisht shënohet me tubim para Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, në organizim të Shoqatës civile “Bordi për shënim tradicional të Buzmit”./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Lopët kalojnë “ilegalisht” kufirin: 6 lopë nga Maqedonia ndalohen në Bullgari

Published

on

Institucionet bullgare po vendosin se çfarë të bëjnë me gjashtë lopë, të cilat para pak ditësh kaluan kufirin nga Maqedonia në afërsi të fshatit Gjueshevë të Qustendilit, njofton Radioja Kombëtare Bullgare.

​Kafshët janë kapur dhe janë vendosur në një objekt të përkohshëm blegtoral të komunës, ndërsa një komision i shërbimeve të autorizuara bullgare dhe maqedonase po vendos se si do të veprohet në këtë rast.

Nuk dihet nëse këto gjashtë lopë janë pjesë e gjedheve që lëvizin lirshëm në zonën e Koritës së Kriva Pallankës, duke shkaktuar tension të madh mes banorëve dhe pronarëve, problem ky që autoritetet kompetente maqedonase ende nuk po arrijnë ta zgjidhin.

​Kafshët janë vërejtur në tokën e fshatit Gjueshevë, ndërsa kryetarja e fshatit e ka denoncuar rastin në komunë. Ato janë kapur dhe janë transportuar në një objekt të përkohshëm për blegtori.
​Komisioni rajonal për kontrollin e ushqimit, autoritetet kufitare dhe ato komunale do të marrin vendimin përfundimtar për fatin e tyre.
​Para disa vitesh, lopa Penka shkeli kufirin duke hyrë nga Serbia në afërsi të fshatit Oltomanci të Qustendilit.

Sipas rregulloreve evropiane, pas hyrjes nga një vend jashtë BE-së, ajo duhej të asgjësohej.

Advertisement

Ky rast u kthye në një problem ndërkombëtar – në fund, lopa u kursye dhe pronari i saj nga fshati Kopillovci u kujdes për të në kopenë e tij për vite me radhë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë

Published

on

Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë vranësira dhe diell, ndërsa gjatë fundit të ditë pritet të ketë reshje lokale të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi jugor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri 21 gradë celsius.

Nesër moti pritet të jetë me reshje shiu, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Alarme për bomba në Tetovë: Sërish panik dhe evakuim në disa shkolla

Published

on

Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me ankth për nxënësit dhe prindërit në Tetovë. Disa shkolla fillore dhe të mesme kanë pranuar sërish kërcënime për mjete shpërthyese përmes postës elektronike.

​Policia ka evakuuar menjëherë nxënësit dhe stafin, ndërsa ekipet antiterror po kontrollojnë objektet. Kjo situatë e përsëritur po shkakton revoltë të madhe te prindërit, të cilët shprehen të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre dhe ndërprerjen e vazhdueshme të mësimit.

​Deri më tani, të gjitha alarmet e mëparshme kanë rezultuar të rreme, por autorët mbeten ende të paidentifikuar, duke lënë qytetin në gjendje pasigurie.

Continue Reading

Më të lexuarat