Lajme nga vendi
Rast social/ Nëna me djalin jetim kërkojnë ndihmë për strehim pasi mbetën pa kulm mbi kokë
Nëna me djalin e saj jetim 15 vjeçar nga Shkupi, viteve të fundit kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Përpos pa shtëpi, zonja para një muajve mbeti edhe pa bashkëshortin e saj i cili vdiq nga kanceri.
Zonja 49 vjeçare S.H nga Shkupi për momentin është strehuar në një shtëpi të braktisur por çdo moment pritet të dëbohet nga pronari i shtëpisë. Ajo si e vetme nuk ka mundësi të mbulojë harxhimet mujore, edhe nëse strehohet me qera, nuk ka mundësi të paguajë e vetme qeranë.
Familjarët janë organizuar për t’i blerë asaj një banesë apo shtëpi të vogël sa për të qenë e sigurtë se nuk mbetet rrugëve, mirëpo shtrenjtimi i patundshmërive dhe duke ditur gjendjen reale ekonomike të të gjithë neve, familja ka arritur të mbledhë vetëm 10,000 euro, që nuk mjaftojnë për të siguruar një strehim.
Ndaj zonja S.H përmes një kërkese publike, lutë të gjithë dashamirët dhe ata që kanë mundësi, të ndihmojnë finansiarisht për të mbledhur të hollat e nevojshme për të blerë një banesë të vogël sa për të mos mbetur në rrugë së bashku me djalin e saj 15 vjeç.
Të gjithë ata që kanë dëshirë dhe mundësi për të ndihmuar këtë familje, ju lutemi kontaktoni personin përgjegjës – Zekirija Haxhiu (0038971 474 880) Shkup.
Lajme nga vendi
Shitjet e apartamenteve në Maqedoni u pakësuan me 14 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, në tregun e pasurive të paluajtshme u regjistruan 7.679 transaksione, 8.2 për qind më pak se në tremujorin paraardhës.
Blerjet u reduktuan me 12.1 për qind, ndërsa qiratë shënuan rritje prej 2.8 për qind.
Vlera e përgjithshme e transaksioneve arriti në 339 milionë euro, duke rënë me 3.6 për qind nga tremujori i mëparshëm. Blerjet përbënin 337.8 milionë euro dhe ranë me 3.6 për qind, kurse qiratë kapën vlerën 1.1 milionë euro, 10.2 për qind më pak.
Ndryshe nga shitjet, qiratë e banesave u shtuan: numri i tyre u rrit me 45 për qind dhe shuma totale mujore e qirave me 31 për qind, krahasuar me tremujorin paraardhës./albeu.com/
Lajme nga vendi
“KUFIRI PREJ PËLHURE”: MIMOZA VELIU RIKTHEHET NË TETOVË ME ROMANIN E SAJ TË DYTË
Tetova, qyteti i lindjes, kujtimet dhe kufijtë e padukshëm që shoqëria vendos mbi individin, janë në qendër të romanit “Kufiri prej pëlhure” të shkrimtares Mimoza Veliu.
Vepra e saj e dytë u prezantua në një mbrëmje letrare në Shift Center në Tetovë. Gërshetim brezash, adhurues të fjalës së shkruar, miq e mikesha të autores, ishin të pranishëm në këtë promovim që përmes një bashkëbisedimi mes autores, botueses Arlinda Dudaj dhe analistes Adelina Marku, nën moderimin e Rudina Zeqirit.
Përmes këtij romani, Veliu trajton tema si identiteti, morali, marrëdhëniet e pushtetit dhe, në veçanti, pozitën e gruas në shoqëri. Titulli simbolizon kufijtë që në dukje mund të jenë të brishtë, por që shpesh janë të vështirë për t’u kapërcyer.
Për autoren, prezantimi i romanit në Tetovë kishte një domethënie të veçantë, pasi bëhet fjalë për qytetin ku ka lindur dhe me të cilin e lidhin shumë kujtime dhe emocione.
Si fotografe, Veliu tha se është mësuar ta vëzhgojë botën përmes detajeve, ndërsa si shkrimtare përpiqet t’u japë zë historive dhe ndjenjave që nuk duken gjithmonë në sipërfaqe, veçanërisht historive të grave.
“Kufiri prej pëlhure” është një roman që flet për të gjithë ne, për zgjedhjet që i bëjmë ditë për ditë, për të vërtetat e heshtura, për kufijtë që në fakt mund të jenë të hollë sa një pëlhurë, por nuk i zhbëjnë dot.
Këtë në Tetovë e dijmë shumë mirë.
Mesazhi i romanit është se perdja mund të shqyhet, por kufijtë që na i vendos shoqëria mund të na ndjekin gjatë gjithë jetës./Tv Koha/
Lajme nga vendi
As shqipja, as Evropa nuk i pëlqejnë Apasievit: Sulmon takimin Shasivari–Rokas!
Pas shqipes, tani Dimitar Apasievi sulmon edhe takimin e ministrit Jeton Shasivari me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas.
I pengon shqipja, i pengon Evropa, i pengon barazia e shqiptarëve! Ndërsa për politikat e Moskës dhe Pekinit tregon një afërsi që nuk e fsheh dot.
Shqipja nuk ndalet, Evropa nuk ndalet dhe shqiptarët nuk marrin leje nga Apasievi!

-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

