Lajme nga vendi
Më shumë shi në Llazaropole, në Kodrën e Diellit 22 centimetra borë
Në shtet në orën 7 të mëngjesit nuk janë regjistruar temperatura minus, ndërsa më ftohtë me 0 gradë është në Kodër të Diellit, ku ka 22 centimetra borë. Më shumë shi në 24 orët e fundit ka rënë në Llazaropole, 35 litra për metër katror, pas çfarë vijojnë Pozharani me 33, Hanet e Mavrovës me 29, Kodra e Diellit me 24
Moti sot është me vranësira të ndryshueshme me shi lokal kryesisht në pjesët perëndimore. Në disa vende frynë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor.
Siç paralajmëroi DPHM, sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht ngrohtë me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe lindore. Borë do të bjerë në majat më të larta malore. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor (mbi 70 km/orë) më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 11 deri 18 gradë.
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me shi të dobët të përkohshëm. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

