Lajme nga vendi
Ndryshimet Kushtetuese në RMV: Pritet të nis debati me shoqërinë civile dhe ekspertët
Zv. kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq paralajmëroi debat publik në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Gjatë një konference për media, të mbajtur sot në Qeveri, Mariçiq tha se, debati do të fillojë gjatë javëve në vijim, ndërsa do të zhvillohet me organizatat joqeveritare, komunitetin akademik dhe atë të biznesit.
“Ndryshimet kushtetuese do të aktualizohen në javët dhe muajt e ardhshëm edhe në debate me organizatat civile, ekspertë, edhe në raport me përmbajtjen e tyre, por edhe në raport me rëndësinë e tyre politike. Rëndësia politike është shumë më shumë se vetëm ndryshime politike të një pjese të preambulës dhe të një amendamenti të komitetit të marrëdhënieve mes bashkësive”, tha Bojan Mariçiq, zv. kryeministër për çështje evropiane
Ai rikujtoi se, këto ndryshime kushtetuese kanë rëndësi për miratimin nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
“Ai debat shoqëror që do të zhvillohet me organizatat civile, me komunitetin akademik, me komunitetin e biznesit rreth rëndësisë politike dhe ekonomike dhe rëndësisë së këtyre amendamenteve kushtetuese në afat të gjatë për shtetin tonë, do të jenë hyrje në diskutimin institucional dhe vazhdimi i kësaj procedura brenda në Kuvend. Duhet të jemi të gatshëm dhe duhet që të gjithë të japin kontributin e tyre në këtë proces, që ai të mund të fillojë me sukses, por edhe më e rëndësishme të përfundojë me sukses”, tha Bojan Mariçiq, zv. kryeministër për çështje evropiane.
Kujtojmë se, pas 17 viteve pritje, në korrik të vitit të kaluar vendi filloi negociatat me BE-në, me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, e cila u mbajt pas miratimit të propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedoni së Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese. Si pjesë e kësaj marrëveshje, vendi duhet të përfshijë në preambulën e kushtetutës bullgarët, në mënyrë që të hap kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim.
Lajme nga vendi
VLEN NË NJË PARTI? DO TË NDODH SË SHPEJTI…
Koalicioni VLEN po hapëron shpejtë drejt shndërrimit në një parti të vetme. Kështu thotë kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, i cili bën të ditur se nuk diskutohet vetëm çështja e kryetarit të partisë, por fokusi është në strukturimin sa më të mirë të këtij subjekti politik.
Takime të shpeshta, së paku dy herë në javë, po bëhën për shndërrimin e koalicionit VLEN në një parti politike. Kështu thotë kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami i cili potencon se nuk është çështje vetëm e kryetarit të partisë po edhe e strukturimit të përgjithshëm të partisë.
Kasami tha se nuk janë vetëm 4 partitë kryesore por se VLEN mendon se strukturimi duhet të bëhet edhe me konsulta të tjera, si partitë e reja dhe individë tjerë që dëshirojnë që t’i bashkohen VLEN-it.
VLEN lindi si koalicion para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, arriti të konsolidohet në një koalicion mes Lëvizjes Besa, Lëvizjes Demokratike, Alternativës dhe ASH-së së Taravarit aso kohe. Pavarësisht rezultatit jo shumë të favorshëm në zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet e fundit lokale VLEN doli fitues në shumicën e komunave me shumicë shqiptare.
Lajme nga vendi
SAFE CITY: NUK KA GJOBA PËR HYRJE NË SEMAFOR TË GJELBËR
Qytetarët që hyjnë në udhëkryq me dritë të gjelbër, por mbesin të bllokuar për shkak të ngarkesës në komunikacion dhe më pas u ndizet drita e kuqe, nuk do të gjobiten nga sistemi Safe City. Kështu bëri të ditur policia e Tetovës, duke sqaruar se çdo gjobë e shqiptuar gabimisht mund të ankimohet në SPB Tetovë, ndërsa Komuna paralajmëron vendosjen e semaforëve të rinj për lehtësimin e qarkullimit.Transmeton Tv Koha
Qytetarët që futen në të të gjelbërt por mbesi në udhëkryq për shkak të ngërçit në komunikacion dhe më pas ndizet drita e kuqe, nuk do të gjobiten nga Safe City. Kështu thotë Muhamet Ademi nga policia e Tetovës kur u pyet për udhëkryqin te shkolla e mesme e mjekësisë, i cili bëri apel që edhe nëse dikush gjobitet për kalim në semafor të kuq, por në të vërtetë ka hyrë në gjelbërt, mund të drejtohet te SPB TETOVË për ta ankimuar atë vendim.
Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se në Tetovë do të vendosen semaforë të rinj më bashkëkohor që do të mundësojnë qarkullim më të lehtë për qytetarët.]
Profesori i komunikacionit Agim Neziri thotë se në Tetovë akoma nuk janë pjekur kushtet për të funksionuar ky sistem, pasi që ka mangësi në shenja dhe mosfunksionim adekuat në semaforë.
Për ndryshe në Tetovë ka radar të Safe City në 3 lokacione, një në hyrje të Tetovës nga Shkupi, një në rrugën industriale afër Ecolog dhe një në bulevardin e Ilindenit, tek shkolla e mesme e mjekësisë që përveç shpejtësisë, kontrollon edhe shkeljet e rregullave të sinjalizimit ndriçues.
Ndwrkaq sa i përket paralajmërimeve për radar që janë vetëm në gjuhën maqedonase përgjat autostradës në zonën dhe rrethinën e Tetovës, Kasami tha se do të parashtrojnë kërkesë zyrtare në institucionet qëndrore që të njëjtat të bëhen edhe në gjuhën shqipe. Transmeton Tv Koha
Lajme nga vendi
DAKORDOHEN ADMINISTRATA DHE QEVERIA – 8% RRITJE TË PAGËS?!
Ka përfunduar takimi në Qeveri midis Kryeministrit Mickoski dhe Sindikatës së punonjësve të administratës, organeve të jurisprudencës dhe shoqatave qytetare. Takimi vjen pasi Kryeministri prezantoi ofertën për rritjen e pagave për të cilën kjo Sindikatë konfirmoi se është e pranueshme dhe se në mënyrë plotësuese do të bisedohet në kuadër të organizatave sindikalale.
Sindikata e punonjësve të administratës, organeve të jurisprudencës dhe shoqatave qytetare ka njoftuar se në takimin e sotëm në Qeveri është pranuar kërkesa e tyre për rritjen etapore tëp agave përmes marrëveshjeve kolektive veç e veç. Vendimi vjen pas protesës së punëtorëve të mbajtur më 28 janar.
TRPE DEANOSKI – KRYETAR I SINDIKATËS
“Siç paralajmëruam vitin e kaluar, do të jetë për disa vite, do të thotë në tri këste nga 8%, fatkeqësisht jo për 10%. Sërish do ta përsëris , nuk I morëm vitin e kaluar, megjithatë ja tani qeveria pajtohet t`I paguajë bshkërisht nga fillimi I marsit, në mënyrën ku të gjitha institucionet në administratën shtetërore dhge jurisprudencë do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje kolektive dhe individuale për ta fituar këtë të drejtë”
Që të ndodh kjo, sindikatra duhet ta jep “dritën jeshile” pasi të përgatitet teksti I marrëveshjeve kolektive. Nëse prod të bëhet nënshgkrimi I marrëveshjeve trë reja kolektive.
Ndërkohë krahas protestës së LSM-së, punonjësit në sektorin private ne janë në pritje të zgjidhjes ligjore me të cilën do të rritej paga minimale.Transmeton Tv Koha

