Connect with us

Lajme nga vendi

Bilall Kasami ;Mbarësi dhe suksese për të gjithë nxënësit në gjysëmvjetorin e dytë!

Published

on

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami shkruan: Sot isha për vizitë në Shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë, ku nxënësve dhe stafit akademik ju urova fillimin e gjysëmvjetorit të dytë dhe njëkohësisht bëmë promovimin e investimeve që janë bërë në këtë shkollë.

Bashkë me drejtorin e shkollës së mesme të mjekësisë, Binas Pajaziti dhe stafin e shkollës SHMKM Nikolla Shtejn Tetovë vizituam të gjitha hapësirat që tashmë janë me një pamje krejtësisht të re. Ne jemi zotuar se shkollat do të kenë një pamje krejtësisht tjetër dhe të bukur, ku nxënësit do të kenë kushte më të mira për të mësuar. Transformimi i shkollës filloi me 12 pikturat edukuese në koridorin e shkollës, lyerjen e shkollës, dyer të reja, 42 klasa të kompletuara me projektor, laptop dhe perde, 870m2 pllaka të shtruara, 112 shkallë me mbishkrime edukuese, gjashtë kabinete të zhvendosura, katër kabinete të pajisura me mjete të nevojshme, kabinet i kompletuar për fizioterapi, kompletimi i kabinetit të infomartikës me 30 kompjuter, furnizimi i bilbiotëkës me 250 libra artistik.
Shkolla e mesme medicinale gjithashtu është fitues i programit ERASMUS+. Puna dhe përkushtimi i nxënësve dhe stafit akademik është tejet i madh, këtë e tregojnë edhe rezultatet e fituara!

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Në Kodrën e Diellit shtresa e borës është 30 centimetra

Published

on

Më së shumti reshje shiu në 24 orët e fundit ka pasur në Demir Kapi dhe Shtip, ndërsa temperatura minimale më e ulët mëngjesin e sotëm është shënuar në Berovë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Demir Kapi dhe Shtip kanë rënë 6 litra për metër katror, 4 – Radovish – Pozhar, Kavadar, Vinicë, 3 – Strumicë, 2 – Prilep, Berovë, 1 – Kriva Pallankë, Krushevë, Manastir, Topolçan, Veles, Kodra e Diellit.

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar -5 gradë celsius në Berovë, -4 – Kodra e Diellit, -3 – Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Veles, Tetovë, Strumicë, Manastir, -2 – Shtip, Prilep, Demir Kapi, -1 – Shkup-Zajçev Rid, Kavardarci, Krushevë, Mavrovë, Gjurishte, Pozharan, Vinicë, Gjevgjeli, Pretor, 0 – Topolcani, Ohër.

Deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm shtresa e borës në Kodrën e Diellit ishte tridhjetë centimetra.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Aksion i madh policor në rajonin e Tetovës, bastisje dhe arrestime në Bërvenicë

Published

on

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në orët e mëngjesit në fshatin Bërvenicë nga zyrtarët e SPB Tetovë. Sipas burimeve jozyrtare nga vendngjarja, policia ka kryer kontrolle në disa shtëpi dhe objekte, duke vepruar me urdhër gjykate.

Gjatë bastisjeve në disa lokacione brenda fshatit janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municion, si dhe sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike, të cilat dyshohet se kanë qenë të destinuara për përdorim dhe shpërndarje.

Burimet bëjnë të ditur se disa persona janë privuar nga liria dhe janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme dhe dokumentimin e plotë të rastit. Prona e sekuestruar përfshin armë pa dokumentacion përkatës dhe substanca të dyshimta narkotike.

Nga SPB Tetovë ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me aksionin, ndërsa pritet që detaje shtesë të bëhen publike gjatë orëve në vijim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski nuk leshon pe për “Safe City”: Nëse duhet edhe Qeveria të bie, jam i përgatitur për këtë rrezik

Published

on

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, në emisionin Click Plus në TV21, duke folur për projektin “Safe City”, theksoi se është i përgatitur të marrë rrezik politik, madje edhe nëse kjo çon në rënien e Qeverisë.

Mes tjerash, kryeministri potencoi se qëllimi nuk janë gjobat, por veprimi edukativ dhe parandalues.

“Qëllimi nuk është të arkëtohen gjoba. Së pari, ekziston tolerancë – nëse vozitet deri në 5 kilometra mbi kufirin e lejuar, nuk do të ketë gjobë. Nëse tejkalohet shpejtësia për më shumë se 10 kilometra, atëherë do të ketë sanksione. Por, sërish po e theksoj: qëllimi nuk janë gjobat, por veprimi edukativ dhe parandalues”.

“Nëse kjo Qeveri duhet të bjerë për shkak të ‘Safe City’, e më pas të vijë një Qeveri tjetër që ta shfuqizojë projektin dhe secili të vozisë si të dojë, atëherë në rregull – jam i gatshëm ta marr këtë rrezik”, deklaroi Mickoski./TV21/

Continue Reading

Më të lexuarat