Lajme nga vendi
Kërkojnë VETO për Maqedoninë në BE për shkak të sekretarit të rrahur të klubit “Boris Treti”
Insistoj në ndalimin e proceseve për fillimin e negociatave për anëtarësim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, ka shkruar në Facebook eurodeputeti i VMRO-së bullgare, Angel Djambaski dhe ka publikuar një foto të letrës që i ka dërguar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula. von der Laen, duke shtuar se i ka dërguar sinjale Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Gjykatës së Drejtësisë.
Dzambaski e përshkruan sulmin si “një tentativë vrasjeje, e motivuar vetëm nga urrejtja etnike ndaj bullgarëve në Maqedoni, që padyshim është një sulm ndaj një bullgari maqedonas në Ohër, sepse ai është bullgar. thotë Xhambaski në statusin e tij
“Bashkimi Evropian ushtroi presion të madh ndaj Bullgarisë për të lejuar Maqedoninë e Veriut të pareformuar të negociojë për anëtarësim në Bashkim. Ata na folën për vlerat evropiane, madje presidenti Macron bëri propozimin e tij dhe Bullgaria ra dakord. Këtu është rezultati. Gjysmë viti më vonë, një bullgar nga Maqedonia ndodhet në spital pas një tentativë vrasjeje. Për këtë arsye unë insistoj në një reagim të menjëhershëm nga institucionet evropiane. A duhet vrarë dikush për të mbajtur një qëndrim adekuat nga ana e Bashkimit Evropian kundër shkeljes sistematike të të drejtave të njeriut?! Dhe të mos harrojmë! Për këtë sulm janë drejtpërdrejt përgjegjës autorët dhe nxitësit e tyre nga propaganda serbo-bolshevike në Shkup. Por fajin indirekt e kanë tradhtarët kombëtarë nga “Koalicioni Macron” në Sofje.
Kërkesë për veton e Maqedonisë ka edhe nga klubi “Atdhetari, Atdheu dhe Dituria”, i cili mori pjesë në protestën e sotme. deklaroi përfaqësuesi i tyre
“Ky është një tjetër rast i tillë pasi ka pasur një sulm me armë në një klub bullgar,” kujton ai. Vladimiri konsideron se duhet të ketë reagim zyrtar të institucioneve evropiane “për të thënë se integrimi i RSM nuk mund të vazhdojë derisa të zgjidhen problemet” nga autoritetet maqedonase.
Përveç reagimeve të mprehta të politikanëve bullgarë, MPJ-ja bullgare i dërgoi një notë proteste edhe ambasadores së Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Agnesa Rusi Popovska.
Lajme nga vendi
Dy persona humbën jetën ndërsa tre u lënduan gjatë një aksidenti në rrugën Prilep – Rosoman
Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një aksident komunikacioni ndërmjet dy automjeteve të udhëtarëve në rrugën A1 Prilep – Rosoman në afërsi të fshatit Radobil. Nga aksidenti pesë persona kanë marrë lëndime, prej të cilëve tre janë dërguar në spitalin në Prilep, ndërsa dy në spital në Kavadar, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e dy personave, informuan sonte nga MPB.
Nga atje njoftuan se prej orës 18:00 komunikacioni zhvillohet në një korsi me lëshim alternativ të veturave.
“Me hollësi në mënyrë adekuate do ta njoftojmë publikun pas përfundimit të mbikëqyrjes”, shtuan nga MPB
Lajme nga vendi
HAPET EKSPOZITA “TRADITË NË TEJALO” E PIKTORES ARBINA EMINI
Mbrëmë në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë është hapur ekspozita personale e parë e piktores Arbina Emini. Ekspozita titullohet ” Traditë në telajo” ndërsa autorja shpehet se pikërisht këtë temë e ka zgjedhur pasi edhe arti bazohet në traditë. Ajo thotë se tradita është përfaqësuesja më e denjë e artit dhe prandaj e ka punuar me shumë dëshirë këtë
ekspizitë.
Deklarata Arbina Emini -Piktore
Me këtë ekspozitë, sipas drejtoreshës së Galerisë së Arteve në Tetovë Arbenita Meta fillon cikli i ekspozita për nderë të festave të nëntorit.
Deklarata -Drejtoreshë
Në hapjen e ekspozitës së piktores së re Arbina Emini ishin të pranishëm dashamirë të artit figurativ, familjarë të piktores si dhe mysafirë të tjerë.
Ndryshe, Arbina Emini është lindur në Tetovë, ka diplomuar në Universitetin e Tetovës në drejtimin Art Figurativ në drejtimin Arsimor.
Është pjesëmarrëse në shumë ekspozita kolektive ku edhe ka marrë vende të para dhe çmime të ndryshme për krijimtarinë e saj.
Lajme nga vendi
Rikonstruimi i Qeverisë, VLEN nga 6 në 7 ministri, Mickoski i pakënaqur nga disa ministra
Kryeministri Hristijan Mickoski veçmë ka nisur analizat dhe shqyrtimin për rikonstruimin e Qeverisë, pas zgjedhjes së Izet Mexhitit në krye të komunës së Çairit, por edhe për rifreskime të reja të kabinetit qeveritar.
Siç bëhet e ditur nga portali SDK, Bekim Sali do ta zëvendësojë Mexhitin në detyrën e zv/kryeministrit, ndërsa për postin e ministrit të Mjedisit do të emërohet një kuadër tjetër nga VLEN, gjegjësisht nga radhët e Lëvizjes Demokratike (LD). Në kombinim janë shumë emra, por deri tani asgjë nuk është konkretizuar, përcjell INA.
Me ndryshimet e reja në Qeveri, VLEN nga 6 do të ketë 7 resore ministrore, pasi që zëvendëskryeministri i parë do të mbajë edhe postin e një ministri pa resor, që do të shtohet në kuadër të Qeverisë.
VMRO-DPMNE siç thuhet tanimë ka shfaqur pakënaqësi ndaj dy ministrave nga radhët e ZNAM-it, Igor Filkov dhe Goran Minçev, veçanërisht ndaj Filkovit, ministër i Drejtësisë. Sipas portalit Sdk.mk, Mickoski nuk ka shprehur pakënaqësi për resorët e Ekonomisë dhe Financave, që sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian kanë përparuar reformën dhe disiplinën financiare, por problem mbetet ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Sipas këtij portali, nga VMRO-DPMNE ende nuk ka deklarata se nga cilët ministra të “VLEN” është i pakënaqur kryeministri, duke lënë të hapur mundësinë që vetë koalicioni të propozojë ndryshime në radhët e tij. “Menjëherë pas zgjedhjeve do të hapim dyert e partisë për ndryshime të reja dhe njerëz të rinj, dhe në Qeveri do të ketë rikonstruksion dhe përmirësim të kapaciteteve,” kishte theksuar Mickoski më 23 gusht, menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve lokale që tashmë kanë përfunduar. (INA)
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi7 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

