Lajme nga vendi
Zgjerimi i qeverisë, Kovaçevski takim me Gashin
Dimitar Kovaçevski ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi të cilin e ka informuar për negociatat për hyrjen e ASH-së në Qeveri. Qeveria pret përgjigjën e Alternativës që të publikojë detaje zgjerimin e Qeverisë dhe për ndryshimet e reja kadrovike.
Nga Alternativa nuk kanë dhënë përgjigje për të komentuar këtë takim, por paraprakisht sot gjatë ditës, nënkryetari i Alternativës, Bekim Sali nuk komentoi se cili do të jetë pozicioni i Alternativës, në rast se arrihet marrëveshje për zgjerimin e koalicionit.
“Nuk kemi ende ndonjë ofertë konkrete nga partnerët tanë qeveritarë dhe deri më tani nuk kemi pasur asnjë komunikim me përfaqësuesit e ASH-së në lidhje me interesin e tyre për t’u bërë pjesë e shumicës parlamentare. Kështu që, mbetet në të ardhmen të kemi komunikim dhe të shohim se cilat do të jenë pozicionet e tyre dhe tonat në qeverinë e ardhshme, nëse eventualisht vendosim për të qenë edhe më tutje. Për arsye se, nuk kemi asgjë konkrete në tavolinë, nuk mund të komentojë”, tha Sali.
Ndërkohë, kryeministri Kovaçevski dje deklaroi se Alterntiva është partner i rëndësishëm i Qeverisë dhe pret rezultat pozitiv nga takimi.
Në rast se arrihet marrëveshje finale, Aleanca për Shqiptarë do të drejtojë me tre ministri, atë të Shëndetësisë, Drejtësisë dhe një ministri tjetër. Ndërkaq, në mesin e drejtorive që do të udhëheqin janë edhe DAP-i, Policia Financiare dhe Dogana.
Nga ana tjetër, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski duke komentuar përbërjen e re eventuale qeveritare, tha se për dhjetë muaj sa kanë mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta, nuk pret që të ndryshojë diçka por, përkundrazi Mickoski vlerëson se, gjërat do të përkeqësohen.
Klan Macedonia
Lajme nga vendi
„Tranzicioni i drejtë do të ketë sukses vetëm nëse e udhëheqim së bashku me punëtorët, komunat dhe komunitetet” – Bozhinovska në Ngjarjen Kombëtare për Këshillat Lokale Ekonomiko – Socialë
Мinistria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në Ngjarjen Kombëtare për rrjetëzimin e Këshillave Lokale Ekonomiko – Socialë, ku edhe një herë e konfirmoi përkushtimin e fuqishëm të Ministrisë për të punuar hapur, një bashkëpunim dhe dialog të drejtëpërdrejtë me të gjitha palët e përfshira.
„ Tranzicioni duhet të sjellë jetë më të mirë për të gjithë ne. Dhe kjo është mundur vetëm nëse jemi të hapur, të qasshëm dhe nëse punojmë së bashku. Ministria është partner për çdo komunë, çdo organizatë, çdo punëtor dhe çdo kompani që sjell iniciativën. Mund të na drejtoheni në çdo moment”, deklaroi ministrja Bozhinovska.
Këshillat Lokale Ekonomiko – Socialë janë platformë që i bashkon komunat, sindikatat, komunitetin e biznesit, organizatat qytetare dhe instuticionet në procesin e tranzacionit të drejtë energjetik.
„Nëse nuk punojmë së bashku, nëse punëtorët, komunat, biznesi lokal dhe organizatat qytetare nuk janë në proces – atëher procesi nuk do të ketë sukses. Shumë e thjeshtë”, theksoi Bozhinovska.
Bozhinovska iu referua edhe Platformës Investuese për Tranzicionin e Drejtë Energjetik, e cila tashmë funksionon dhe krijon mundësi për financimin e projekteve lokale:
„Me këtë hapet hapësirë reale për investime që do të çojnë tranzicionin përpara. Por duhet që të gjithë faktorët e përfshirë, veçanërisht komunat, të jenë më përgjegjës, të ofrojnë projekte reale dhe të qëndrueshme në mënyrë që t’i përdorim fondet në mënyrë efkase. Detyra jonë është të sigurojmë drejtim të qartë politik, koordinim mes institucioneve dhe mbështetje për projektet cilësore lokale. Ne nuk duam tranzicion vetëm në letër. Dua që çdo komunë të ketë mundësi të zhvillojë projekt, dhe çdo komunitet të ndiejë se ky është një proces që krijon vlerë – jo frikë. Prandaj jemi këtu, prandaj jemi të hapur”, shtoi Bozhinovska..“
Мinistria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet plotësisht e përkushtuar në mbështetjen e proceseve lokale, zhvillimin e vendeve të gjelbrta të punës, industrive të reja dhe kushteve të qëndrueshme për rritje ekonomike në të gjitha rajonet.
Lajme nga vendi
Hapet tuneli hekurudhor i 14-të, në linjën Beljakovc – Kriva Pallankë
Këtë mëngjes hapëm tunelin e parafundit, nga gjithsej 15, në seksionin hekurudhor nga Beljakovc në Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari, shkruan drejtori i Hekurudhave te Maqedonise.
Drejtori Sinisha Ivanovski, postoi një video në profilin e tij në Facebook nga hapja e tunelit të 14-të në seksionin hekurudhor Beljakovc – Kriva Pallankë, i cili është në ndërtim e sipër.
“Është mirë kur ka dritë në fund të tunelit. Herët këtë mëngjes hapëm tunelin e parafundit nga gjithsej 15, në seksionin hekurudhor nga Beljakovc-Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari”, ka shkruar zoti Ivanovski.
Ndërtimi i kësaj rruge është i mbushur me sfida, një nga më të mëdhatëështë shpimi dhe ndërtimi i tuneleve.
“Progresi i ndërtimit të të gjithë projektit nuk është në nivelin e dëshiruar, por do të doja të përgëzoja kontraktorin për suksesin e tyre në ndërtimin e tuneleve. Besoj se edhe në segmentet e tjera të ndërtimit, ata do të fillojnë të shënojnë sukses shumë shpejt që nga sot”, ka shkruar drejtori I Hekurudhave te Maqedonise Sinisha Ivanovski.
Lajme nga vendi
Apel për ndihmë Zenun Hysa, një 28-vjeçar nga Kaçaniku i Kosovës, po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore
Zenun Hysa nga fshati Stagovë i komunës së Kaçanikut është duke përjetuar vështirësi të mëdha shëndetësore si pasojë e epilepsisë, nga e cila vuan prej një kohe të gjatë.
Gjendja e tij po e bën jetën gjithnjë e më të vështirë dhe po kërkon mbështetje urgjente.
Logaria bankare: Raiffeisen Bank – 1504001008528570
Ju falënderon familja Hysa
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë 23 komuna përfundon numërimi i votave për asamble

