Lajme nga vendi
Statistika jo të mira: Në rajonin e Pollogut gjatë vitit 2022 u regjistruan 153 vepra penale – dhunë familjare
Vitin e kaluar, 2022, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë janë regjistruar gjithsej 153 vepra penale lidhur me dhunën në familje, prej tyre 97 në rajonin e Tetovës dhe 56 në rajonin e Gostivarit. Numri më i madh (99) i veprave penale (TE-60 dhe GV-39) kanë qenë me lëndime trupore, 44 (TE-28 dhe GV-16) me rrezikim të sigurisë etj.
“Arsyet më të shpeshta të dhunës në familje të vitit të kaluar në rajonin e Tetovës-Gostivarit janë sëmundjet e varësisë, para së gjithash nga alkooli dhe narkotikët, si dhe problemet shëndetësore, keqkuptimet familjare për shkak të vështirësive financiare dhe të tjera. Ajo që është karakteristike është se, krahasuar me vitet e kaluara, dhuna në familje është raportuar shumë më shpesh vitin e kaluar, gjë që nuk ka qenë më parë, kur për shkak të paragjykimeve dhe stereotipeve të vjetra dhuna më së shumti ka mbetur në mes katër mureve”, sqaron zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.
Në totalin e krimeve janë përfshirë 169 autorë dhe janë ngritur 147 kallëzime penale. Në mesin e autorëve më të shumtë janë meshkujt, 148 kryesisht bashkëshortë, ish-bashkëshortë dhe bashkëshortë të pamartuar (87). Mes “viktimave” të kësaj lloj dhune, nga ana tjetër, numri total i të cilëve është 170, më të përfaqësuara janë femrat (133), më së shumti bashkëshorte (84), ndërsa u evidentuan dhe 37 meshkuj (burra, baballarë dhe djem) që ishin “viktima” të dhunës në familje vitin e kaluar.
Lajme nga vendi
Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali takoi Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja
Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, priti në takim Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet dy vendeve, projektet e përbashkëta që i lidhin institucionet tona, si dhe për proceset e integrimit evropian dhe avancimin e agjendës evropiane në rajon.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të përvojave në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian.

Lajme nga vendi
Babai dyshohet për dhunë seksuale ndaj vajzës së tij 13-vjeçe
Prokuroria e Kavadarit hap hetime për dy raste të përdhunimit të fëmijëve: Kërkohet paraburgim për të dyshuarit
Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore për dy raste të ndara, në të cilat ekzistojnë dyshime për veprën penale – Përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç, sipas nenit 188 të Kodit Penal.
Rasti i parë: Negotinë
Në rastin e parë, të dyshuar janë dy persona madhorë nga Negotina, të cilët fillimisht kanë kryer veprën penale – Kënaqja e pasioneve seksuale para tjetrit (neni 190 i Kodit Penal). Ata kanë kryer marrëdhënie seksuale para një fëmije të mitur, i cili i ka filmuar me telefon celular.
Gjatë korrikut të vitit të kaluar, kur fëmija ishte 14 vjeç, njëri nga dy të dyshuarit e ka shtyrë disa herë të miturin të kryejë marrëdhënie seksuale me të, për çka i ka dhënë shuma të caktuara parash. Prokurori publik ka propozuar masën e paraburgimit për të dyshuarin për dhunim të fëmijës, vepër për të cilën parashihet dënim me burg prej së paku 8 vjetësh.
Rasti i dytë: Kavadar
Prokuroria e Kavadarit po zhvillon procedurë dhe ka propozuar masën e paraburgimit edhe ndaj një babai nga Kavadari, i dyshuar për veprime të tjera seksuale ndaj vajzës së tij 13-vjeçare.
Ai, në gjendje të dehur, e ka prekur vajzën në disa raste, me çka ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale nga paragrafi 5 i nenit 188, për të cilën parashihet dënim me burg prej së paku tri vjetësh.
Lajme nga vendi
Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici
Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar më 12.01.2026 në SPB Tetovë se ai dhe vëllai i tij janë mashtruar për një shumë prej 15.000 eurosh nga një person me inicialet L. nga Tetova.
Siç raporton Tetovasot, gjatë vitit 2024 i dyshuari u kishte ofruar ndihmë për realizimin e pensionit nga një shtet i huaj, duke u kërkuar para si “depozitë” dhe duke i detyruar të nënshkruanin dokumente blanko. Pasi procedura nuk u realizua, ata kuptuan se ishin mashtruar. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

