Lajme nga vendi
MPJ: Nuk ka informacione për shtetas të RMV-së të përfshirë në aksidenti hekurudhor në Greqi
Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) njofton se në mesin e viktimave dhe të lënduarve nga aksident hekurudhor në Greqi nuk ka shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor, i ndodhur mbrëmë në afërsi të qytetit Larisa në Greqi, njoftojmë se deri më tani as deri te Ministria dhe as deri te Përfaqësitë tona diplomatike konsullore nuk ka ardhur informacion se mes të vdekurve apo të plagosurve në aksident ka edhe shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik janë në komunikim me autoritetet kompetente në Greqi, nga ku presim informacione zyrtare për situatën rreth aksidentit tragjik”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Ministria mbetet e hapur për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve tanë, të cilët për çdo arsye të shkaktuar nga aksidenti kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.
“Ju informojmë se kontaktet tona janë të hapura 24 orë dhe janë në dispozicion tre numra telefoni të misioneve tona diplomatike në Greqi: +30 6655191321 në Athinë; +30 6987200410 në Selanik; si dhe numrin e telefonit SOS të MPJ-së në Shkup +38975273732”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

