Connect with us

Lajme nga vendi

Qeveria: Obligim për furrtarët ta prodhojnë dhe vendosin në qarkullim bukën e bardhë dhe gjysmë të bardhë, ndërsa për tregtarët të furnizohen dhe ta shesin

Published

on

Qeveria në mbledhjen e mrëmshme solli Vendim për caktim të obligimit që tregtarët të furnizohen dhe shesin lloje dhe sasi të caktuara të mallrave të caktuara tek konsumatorët, sipas orarit të caktuar, bazuar në baza ligjore i cili është paraparë të zbatohet deri më 31 maj të këtij viti.

Me Vendimin, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, caktohet obligimi për tregtarët të cilët paraqesin persona juridik dhe fizik, të cilët janë regjistruar për kryerje të veprimtarisë tregtare në regjistrin adekuat në pajtim me ligjin, si dhe tregtarët të cilët paraqesin persona juridik dhe fizik të pregjistruar për kryerje të prodhimtarisë, të cilët prodhimet e veta i shesin në treg në shitore të veta apo tregtarëve të tjerë me prodhime ushqimore me shumicë dhe pakicë, të furnizohen dhe/apo të shesin bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë (të prerë apo të tërë).

“Tregtarët të cilët paraqesin persona fizik apo juridik, të cilët janë regjistruar për kryerje të veprimtarisë tregtare në regjistër adekuat në pajtim meligjin, në përputhjje me vendimin qeveritar, kanë për obligim në strukturën e furnizimit ditor të të gjitha llojeve të bukës, të furnizohen dhe të shesin së paku 80 për qind të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë (të prerë apo të tërë). Tregtarët të cilët paraqesin persona fizik apo juridik të regjistruar për kryerje të prodhimit, të cilët prodhimet e veta i shesin në treg në shitore të veta apo tregtarëve të tjerë me prodhime ushqimore, me pakicë dhe shumicë, kanë për obligim ta prodhojnë dhe ta vendosin në qarkullim bukën e bardhë dhe gjysmë të bardhë (të prerë apo të tërë), në sasi prej së paku 80 për qind të prodhimit të kësaj buke në muajin dhjetor, të vitit 2022.

Tregtarët e cekur në këtë Vendim, për dërgesat e llojee të bukës të cekur gjithashtu në Vendim, prodhuesit të bukës duhet t’i paguajnë më së voni në afat prej 20 ditëve prej ditës së pranimit të faturës për bukën e dërguar.

Vendimi është në fuqi me ditën e publikimit në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Advertisement

“Në arsyetimin e Vendimit që e propozoi Ministria e Ekonomisë, është cekur se sipas nenit 29 paragrafi 1 alinea 2 dhe 3 nga Ligji për tregti, Qeveria mund ta kufizojë përkohësisht ushtrimin e tregtisë, në rast të çrregullimeve serioze në tregun vendor për shkak të mungesës së mallrave të domosdoshmërisht të nevojshme për prodhim, përpunim dhe për jetë dhe shëndet të qytetarëve dhe çrregullim të tregut vendor për shkak të keqpërdorimit në qarkullim të prodhimeve dhe mallrave të caktuara. Duke e pasur parasysh të cekurën, sipas nenit 30 paragrafi 1 alinea 6 nga Ligji për tregti, Qeveria mund të caktojë obligim për tregtarët të furnizohen dhe shesin lloje dhe sasi të caktuara të mallrave të caktuara për konsumatorët, sipas një orari të caktuar”, ceket në kumtesë.

Në bazë të mbikëqyrjes së kryer nga Inspektorati shtetëror i tregut, Ministria e Ekonomisë kumtoi se u konstatuan shkelje serioze në tregun vendor në Shkup dhe Tetovë, për shkak të mungesës së bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë (të prerë apo të tërë), për të cilat Qeveria solli Vendim për caktim të çmimeve më të larta për disa prodhime të caktuara në tregtinë me pakicë, i cili hyri në fuqi më 28 shkurt të vitit 2023.

Advertisement

Lajme nga vendi

Javën a ardhshme do të kryhet dezinsektim në qytetin e Tetovës

Published

on

Komuna e Tetovës njofton se do të kryhet dezinsektim në territorin e qytetit të Tetovës.

ju njoftojmë se më 13.06.2025, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me SH.T.P.SH “PRONTTO”, do të realizoj dezinsektimi nga toka në territorin e qytetit të Tetovës, për zhdukjen e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektimi do të zhvillohet në orët e mbrëmjes pas orës 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, dhe do të kryhet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të favorshme.
Lusim qytetarët dhe veçanërisht bletarët të ndërmarrin masa mbrojtëse dhe të nevojshme për sigurinë e tyre dhe të bletëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Miratohet aktakuza për rastin “Onkologjia”

Published

on

Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku përfshihen ish-drejtorët e klinikës, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Akuza ka edhe kundër tre onkologëve.

Gjykata Penale informon se ankesa e mbrojtjes është refuzuar kurse aktakuza është miratuar, kështu që kjo çështje do t’i caktohet ndonjë gjykatësit përmes sistemit AKMIS për procedura të mëtejshme dhe do të caktohet datë për seancën e parë kryesore.

Vasev akuzohet për dy vepra penale – shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të shëndetit të pacientëve kurse akuzohen gjithashtu dy onkologë që u kanë ofruar terapi pacientëve pa bazë mjekësore.

Sipas aktakuzës së dytë, Vasev dhe Nuhi akuzohen për mashtrim, duke shkaktuar dëm prej 35 milionë euro në buxhetin e shtetit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vëllezërit nga Debreshi dënohen me nga 40 vite burg për vrasjen makabre të Resul Kahremanit

Published

on

Pas më shumë se 10 muaj hetimesh dhe procesi gjyqësor, Gjykata ka shpallur fajtorë tre vëllezërit nga fshati Debresh i Gostivarit për vrasjen brutale të Resul Kahremanit, 35 vjeç. Ata janë dënuar me nga 40 vite burgim secili, që është dënimi maksimal sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për këtë vepër penale.

Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj viktimës u qëllua me armë zjarri nga një veturë tip “Volvo” me targa të Zvicrës, në pronësi të të dyshuarve. Vrasja u raportua në ora 17:15 në SPB Tetovë.

Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u arrestua njëri nga autorët, B.B., dhe nga ai u sekuestrua edhe pushka automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Hetimet e mëvonshme vërtetuan përfshirjen edhe të vëllait të tij, J.B., si bashkëkryerës.

Continue Reading

Më të lexuarat