Lajme nga vendi
Sot pritet vendim i Qeverisë së RMV-së për korrigjimin e çmimeve të ngrira të pemëve dhe perimet
Qeveria sot duhet të sjellë vendim në të cilën do të rishikohen një pjesë e çmimeve të ngrira për pemët dhe perimet. Siç paralajmërojnë nga Ministria e Ekonomisë, asnjë nga produktet e përfshira në vendim nuk do të jetë më i shtrenjtë se 100 denarë për kilogram. Korrigjimi i çmimeve vjen pas takimit me tregtarët javën e kaluar.
“Është dakorduar që të bëhet korrigjim i vogël i çmimeve, duke pasur parasysh se tregtarët tashmë kanë filluar të paraqesin çmimet e importit të cilat korrespondojnë me atë që jepet si faturë në vendet e tjera. Në përgjithësi importojmë nga Turqia, Greqia, Shqipëria dhe Serbia dhe duke iu referuar çmimeve të reja që paraqiten në Drejtorinë e doganave të martën Qeveria do të korrigjojë çmimet e ngrira dhe për produkte të caktuara do të ketë ulje shumë të vogël si çmimi më i lartë i këtyre produkteve, por, nuk do të ketë çmime si tani ose para 10 ditësh, nga 130 deri në 150 denarë”.
“Asnjë nga produktet e theksuara në vendimin për ngrirjen e çmimit nuk do të ketë çmim më të lartë se 100 denarë për kilogram. Do të ketë një korrigjim të vogël vetëm në pjesën e domateve dhe trangujve, sepse nuk ka më importe nga Turqia dhe Greqia, ku ka një prodhim më të madh të këtyre produkteve. Deri në fund të muajit importi kryhet nga Shqipëria dhe një pjesë e vogël nga Serbia për faktin se në Shqipëri këto produkte lëshohen një muaj përpara”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Nga Ministria e Ekonomisë thonë se se nuk do të tolerohen marzhat prej 100 ose 200 për qind. Sipas autoriteteve, të dhënat e fundit nga importuesit tregojnë se çmimet kanë shënuar rritje të lehtë në deklaratat e importit të disa produkteve, sipas kësaj, do të duhet të korrigjohen edhe çmimet e ngrira.
Me vendimin e Qeverisë nga 5 prilli janë ngrirë çmimet e 11 llojeve të frutave dhe perimeve. Sipas vendimit, kilogrami i domateve të freskëta mund të kushtojë maksimum 70 denarë, një kilogram kastravec 75 denarë, një kilogram qepë 60 denarë, një kilogram lulelakër 70 denarë, një kilogram speca jeshil të freskët 90 denarë, një kilogram fasule 75 denarë, një kilogram banane 70 denarë, një kilogram portokaj 55 denarë, një kilogram mandarina 60 denarë dhe një kilogram limonë 55 denarë.
Më herët janë ngrirë edhe çmimet e pastave dhe produkteve të qumështit të cilët janë ulur për 15, konkretisht për 10 për qind, si dhe çmimet e vezëve dhe orizit, ndërsa buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë deri në 450 gramë në 33 denarë.
Lajme nga vendi
SHOK TEMPERATURASH NË MAQEDONI: Pas të ftohtit të pazakontë dhe borës, këtë javë deri në 38°C
Pas valës së pazakontë të të ftohtit që solli reshje bore në Malin Sharr dhe në Pelister të premten, më 24 korrik, si dhe pas mëngjesit të sotëm jashtëzakonisht të freskët për muajin korrik, Maqedoninë e pret një tjetër ndryshim i fortë i motit.
Meteorologu Sllavço Poposki njofton se nga fillimi i javës vendi do të përfshihet nga një masë shumë më e ngrohtë ajrore që vjen nga jugu, përkatësisht nga Afrika.
“Që nga e hëna dhe gjatë ditëve në vijim, temperaturat do të shënojnë rritje të shpejtë. Në pjesën më të madhe të Maqedonisë ato do të kalojnë 30 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa në rajonin e Povardarisë dhe në pjesën juglindore të vendit do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius”, thekson Poposki.
Sipas tij, vetëm gjatë ditës së hënë, më 27 korrik, priten dukuri lokale të paqëndrueshme të motit, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Nga e marta, më 28 korrik, moti do të stabilizohet plotësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell, i qëndrueshëm dhe me vranësira të pakta lokale.
Poposki paralajmëron se këto ndryshime të menjëhershme dhe të mëdha të temperaturave mund të kenë ndikim negativ, veçanërisht te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.
Lajme nga vendi
Sërish shtrenjtohen karburantet nga mesnata
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 4,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 5,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 2,726 denarë për kilogram.
Nga data 28.7.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 98,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 48,099 (denarë/kilogram)
Lajme nga vendi
“TETOVA N`FESTË”: “KREJT E THIRRIN REXHËN” NË ATMOSFERË VERORE!
Nën qiellin e hapur të Banjës së Tetovës, qytetarët patën mundësinë të ndjekin shfaqjen e filmit “Krejt e Thirrin Rexhën”, në kuadër të manifestimit Vera Tetovare, Tetova n’Festë.
Një mbrëmje e bukur kinematografike, e mbushur me emocione, humor dhe atmosferë të veçantë, që bëri bashkë qytetarë të të gjitha moshave.
Tv Koha takoi edhe Artistin e ri nga Tetova, Ledion Mulaku, i cili hapat e parë në aktrim i ka bërë që në moshë të hershme, duke qenë pjesë e disa projekteve filmike dhe serialeve të rëndësishme në rajon, duke përfshirë filmat “Dashuria s’mjafton” dhe “Shkëmbimi”, serialin ndërkombëtar Sunrise, si dhe projektin e fundit “Krejt e thirrin Rexhen”, ku ai interpreton një nga rolet protagoniste dhe është vlerësuar me çmimin Best Young Actor.
Suksesi i tij është një shembull frymëzues për të rinjtë e Tetovës dhe një dëshmi e potencialit të madh që ka rinia jonë.
Vera tetovare riktheu në Tetovë filmin “Krejt e Thirrin Rexhën” me një mbrëmje të veçantë kushtuar artit dhe kinematografisë shqiptare.
Ambienti I hapur në Banjë të Tetovës u bë arenë e gërshetimit të brezave dhe interesimit të jashtëzakonshëm të publikut tetovar.
U shijua së bashku një film I jashtëzakonshëm në një atmosferë të bukur verore, ku sipas organizatorëve, “Tetova N`Festë” vazhdon të sjellë kulturë, art dhe argëtim në çdo cep të qytetit.
/Tv Koha/

